• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

400 mln euro në vit për “rrugët e florinjta”, por Shqipëria renditet e fundit në rajon për infrastrukturën

10:39 : 13/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 40 miliardë lekë në vit (400 milionë euro) për infrastrukturën rrugore në 2024-n dhe rreth 38 miliardë lekë në 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndërsa për shërbimet dixhitale (e-qeverisjen) në vitin 2024 ishte i programuar një buxhet prej 14 miliardë lekësh.

Megjithatë Shqipëria renditet e fundit ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë, sipas raportit të OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025”.

Pavarësisht disa investimeve të kryera në rrjetin rrugor dhe sektorin energjetik, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e vendit vazhdon të mbetet e pazhvilluar dhe joefikase në krahasim me standardet rajonale.

Sipas raportit, Shqipëria ka treguesit më të ulët në lidhje me transportin hekurudhor, një sektor pothuajse jashtë funksioni, si dhe me shpejtësinë dhe përhapjen e internetit, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane. Për më tepër, mungesa e një strategjie të qëndrueshme investimi dhe kapacitetet e kufizuara institucionale për të menaxhuar projektet e infrastrukturës janë përmendur si pengesa kyçe në përparimin e vendit.

Pse Shqipëria renditet dobët:

Lexo edhe:

Triathlon në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen dhe devijimet e linjave urbane

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

  • Transporti hekurudhor është thuajse jashtë funksioni, me investime të pakta dhe përdorim minimal.
  • Rrjetet rrugore kanë mbetur prapa standardeve të rajonit, sidomos në zonat rurale.
  • Cilësia e infrastrukturës digjitale është e ulët, gjë që ndikon negativisht në lidhjen teknologjike dhe qasjen në shërbime moderne.
  • Mungesa e koordinimit të projekteve të mëdha dhe kapaciteti i kufizuar institucional për të menaxhuar fonde e projekte investimi ka ngadalësuar përparimin.

Në kontrast, Serbia dhe Mali i Zi janë vlerësuar në raport për investimet strategjike në rrjetet hekurudhore dhe rrugore, duke arritur përmirësime të ndjeshme në lidhjet ndërkombëtare dhe në logjistikën e brendshme. Serbia veçanërisht ka përfituar nga përfshirja në korridoret evropiane dhe ndërtimi i autostradave moderne.

Maqedonia e Veriut renditet në pozicion të ndërmjetëm, me progres të kufizuar në hekurudha dhe lidhje ndërkufitare. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ndajnë fundin e klasifikimit me Shqipërinë, por kanë treguar përmirësime më të qëndrueshme në rrjetin rrugor dhe në efikasitetin e transportit.

Sipas OECD-së, përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës është kusht i domosdoshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të rritur integrimin tregtar dhe për të përshpejtuar afrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së. Rekomandohet një qasje më e koordinuar në planifikim, më shumë investime në transportin hekurudhor dhe zgjidhje për boshllëqet digjitale në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

Infrastruktura e dobët pengon arritjen e standardeve të BE-së

Raporti i OECD-së e renditi Shqipërinë të tretën ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian.

Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave: Infrastruktura dhe lidhshmëria; Aftësitë; Mjedisi i biznesit; Transformimi digjital; Ekonomia e gjelbër.

Raporti thekson se klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.

Raporti rekomandon se për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së./ MONITOR

Etiketa: infrastrukturemilionarruget

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Triathlon në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen dhe devijimet e linjave urbane

08:13 : 21/09/2025
AKTUALITET

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

15:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Tirana, kryeqyteti që “harron” personat me aftësi të kufizuara

20:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

09:25 : 09/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Mjaftojnë vetëm disa minuta shi që Tirana të përmbytet

18:02 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Maratona”/ Nesër do të bllokohen për dy orë këto rrugë në Pogradec

14:31 : 25/07/2025
Para

Pas Trump, edhe Merz ka qenë i informuar për sulmet izraelite në Iran

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com