• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump mbyll zyrat e USAID jashtë SHBA/ Kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

20:30 : 10/06/2025
në BOTA

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur kontrollin e programeve të ndihmës së huaj drejt Departamentit të Shtetit.

Sipas një kabllogrami zyrtar të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga ‘The Guardian’, sekretari i shtetit Marco Rubio ka urdhëruar shuarjen e plotë të stafit ndërkombëtar të USAID, ndërsa përgjegjësia për programet e ndihmës së jashtme do të kalojë nën kontrollin direkt të Departamentit të Shtetit.

Ky vendim prek mijëra punonjës të USAID në mbarë botën, përfshirë diplomatët e shërbimit të jashtëm, kontraktorët dhe stafin e punësuar vendas në më shumë se 100 shtete.

Ambasadorët amerikanë janë udhëzuar të përgatiten për ndryshimet që do të hyjnë në fuqi brenda katër muajve.

Lexo edhe:

Kremlini: Telefonata me Trump, iniciativë e Putinit

Trump konfirmon takim me Putinin në Budapest

“Në kuadër të Direktives së Sigurisë Kombëtare Nr. 38, Departamenti i Shtetit po thjeshton procedurat duke shuar të gjitha pozicionet ndërkombëtare të USAID,” thuhet në dokument, duke shtuar se ‘departamenti do të marrë përsipër përgjegjësinë për programet e ndihmës së jashtme të menaxhuara më parë nga USAID’, duke filluar nga 15 qershori.

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim, por sipar The Guardian Vendimi është firmosur edhe nga Howard Van Vranken, ish-ambasador në Botsvana.

Ky hap vjen pas një pastrim drastik që ndodhi në gjashtë javët e para të presidencës Trump, gjatë të cilit administrata, përmes iniciativës së quajtur ‘Efikasiteti i Qeverisë’ (Doge), eliminoi 83% të programeve të USAID.

Në mars, Rubio njoftoi se nga 6,200 programet e agjencisë në mbarë botën, 5,200 ishin mbyllur, ndërsa programet e mbetura do të kalonin nën administrimin e Departamentit të Shtetit.

Mbylljet pasuan një urdhër ekzekutiv të firmosur nga Trump në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, që pezullonte përkohësisht të gjitha fondet e ndihmës së jashtme deri në një rishikim të plotë.

Megjithëse një përjashtim u dha më vonë për ndihmat humanitare, dyshime mbi të ardhmen e USAID u ngritën pasi faqja zyrtare e saj u zhduk më 1 shkurt.

Dy ditë më vonë, stafi mori një email ku u thuhej të mos paraqiteshin në punë, pasi gjatë fundjavës serverët ishin çmontuar dhe drejtuesit kryesorë ishin pushuar ose pezulluar.

Rubio e shpalli veten administrator të përkohshëm të agjencisë, pasi stafi u bllokua nga hyrja në selinë e saj në Uashington.

Në kulmin e këtyre zhvillimeve, Elon Musk, sipërmarrësi miliarder dhe lideri de facto i nismës Doge, u shpreh publikisht me krenari se kishte shkurtuar USAID, duke shpërndarë gjithashtu pretendime të pavërteta për programet e agjencisë, përfshirë edhe një projekt të supozuar 50 milionë dollarësh për shpërndarjen e prezervativëve në Gaza, një pretendim që u hodh poshtë si i rremë./The Guardian

Etiketa: dashdonald trumpusaid

Lajme të lidhura

BOTA

Kremlini: Telefonata me Trump, iniciativë e Putinit

21:20 : 16/10/2025
BOTA

Trump konfirmon takim me Putinin në Budapest

20:03 : 16/10/2025
BOTA

Trump telefonon Putinin një ditë para takimit me Zelenskyn

18:30 : 16/10/2025
BOTA

Trump autorizon CIA-n për operacione të fshehta në Venezuelë

14:21 : 16/10/2025
RAJONI

Grenell sulmon Von der Leyen: Si jepni këshilla për Kosovën kur Thaçi mbahet ende në burg

21:31 : 15/10/2025
BOTA

“Më zhdukën flokët”/ Trump kritikon revistën “Time”: Më vunë foton më të keqe të të gjitha kohërave!

14:56 : 14/10/2025
Para

Artek, kampi i dikurshëm i Stalinit ku sot janë fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Putin

TË GJITHA

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025

‘Liria ka emër’, sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

08:34 : 17/10/2025

Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës

08:27 : 17/10/2025

A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

08:23 : 17/10/2025

Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci! Dyshohet për atentat

08:10 : 17/10/2025

Këmbimi valutor 17 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 17/10/2025

Reshje shiu gjatë ditës, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:02 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com