• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Alibej zbulon kodet e Plarent Dervishajt në “SKY” dhe se si ra në “gjurmët” e Talo Çelës

11:55 : 10/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është mbajtur këtë të martë seanca e radhës në GJKKO me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, klu ka rrëfyer se për vrasjen e Dorjan Shkozës ka paguar 100 mijë euro. Armët, sipas tij, ishin blerë tek një hoxhë në Tiranë, përmes ndërmjetësimit të Sandër Bahos.

Ai tha se pas vrasjes së Dorjan Shkozës ka mbajtur kontaktet me Nuredin Dumanin, nëse do të bëhej “i gjallë” Talo Çela apo jo, një prej shënjestrave kryesore të grupit të tyre. Alibej rrëfeu se Klevis Alla kishte parë një ditë Talo Çelën tek banesa e vëllzërve Haxhia në Durrës, të cilët po ashtu janë ekzekutuar, por sipas tij, Nuredin Dumani e kishte marrë me rezerva.

“Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga hoxha jan blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njifja, vetëm kam degjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qen, i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija.

Ja dhashë makinën dhe armët te pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur i mori. Më pas, Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro. Ia çova me një mikun tim. Ia dhashë gjithsej 150 mijë euro, që të shikonte që kisha lek dhe të kishte besim.” – tha Erion Alibej.

Gjatë dëshmisë, Alibej zbuloi komunikimet në platformën “Sky Ecc” me Plarent Dervishaj, si dhe kodet që ky i fundit përdorte në rrjetin e enkriptuar.

Lexo edhe:

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

“Në Sky ECC më shkuan Plarent Dervishi (kunati i Lulzim Berishës në Durrës), kam pasur kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Plarenti me tha “m’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën”, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë “Toyota” të vjedhur që e kisha ble në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.” – tha Alibej

Lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej deklaroi se i kishte dhënë dy kallashnikovë dhe një pistoletë Dumanit. Plani fillestar, sipas tij, ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, por viktimë e paplanifikuar mbeti edhe Viktori. Ai sqaroi se kishte marrë vesh për identitetin e viktimave nga lajmet televizive dhe se më pas kishte komunikuar me Dumanin për detajet e atentatit.

“I thashë Nuredinit pse kishte shenja gjaku në makinë. Më tha: kemi qëlluar me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar ‘Kusho’. Më pas u shoqërua ‘Nipi’ në polici dhe Nuredini më tha: ‘Më duket se ky po flet’. E mori vesh nga komshinjtë, nga ‘Miri Pojes’, që e kishte mik”, përfundoi dëshminë Alibej.

Etiketa: Erion AlibejGJKKOPlarent Dervishaj< nuredin Dumanivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
Para

Sulm me armë brenda një shkolle në Austri, 9 të vrarë, autori u gjet i vdekur

TË GJITHA

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom