• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025
në BOTA

Italianët do të votojnë dy ditë – nisur nga dita e diel – në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës.

Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon të dështojë këtë proces, nëse dalja nuk është e mjaftueshme.

Zërat që kërkojnë ndryshime në ligjin për shtetësi besojnë se ato do t’iu ndihmojnë italianëve të gjeneratës së dytë – prindërit e të cilëve nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian – që të integrohen më mirë në kulturën që e konsiderojnë të veten.

Këngëtari italian, Ghali, i cili ka lindur në Milano, por prindërit i ka nga Tunizia, u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë, duke theksuar se referendumi rrezikon të dështojë nëse të paktën 50 për qind, plus një banor me të drejtë vote, nuk marrin pjesë në këtë proces.

Lexo edhe:

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

Anulime dhe vonesa në fluturime, çfarë pritet të ndodhë nga greva në Itali

“Kam lindur këtu, gjithmonë kam jetuar këtu, por e kam marrë shtetësinë vetëm kur i kam mbushur 18 vjet”, ka thënë Ghali, duke bërë thirrje që të votohet për uljen e afatit ligjor për të aplikuar për shtetësi, nga 10 vjet në pesë.

Rregullat e reja, nëse miratohen, do të ndikojnë në statusin e 2.5 milionë të huajve që ende nuk njihen si shtetas.

Këto propozime janë bërë nga sindikata kryesore e Italisë dhe partitë opozitare të krahut të majtë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se do të paraqitet në qendrat e votimit, mirëpo nuk do të votojë – veprim që është përshkruar nga e majta si jodemokratik, meqë nuk do të ndihmojë në arritjen e përqindjes së nevojshme që referendumi të konsiderohet i vlefshëm.

Mbështetësit besojnë se kjo reformë do të përshtaste ligjin italian të shtetësisë me shumicën e ligjeve të vendeve të Bashkimit Evropian, duke promovuar integrim më të madh për banorët me leje të përhershme të qëndrimit.

Kështu, këtyre individëve do t’iu ofrohej qasje më e lehtë në të drejtat civile dhe politike, sikurse e drejta për të votuar, e drejta për punësim në institucione publike, dhe liria për të lëvizur brenda BE-së./REL

Etiketa: Italimarrja e shtetesise

Lajme të lidhura

BOTA

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

15:31 : 25/09/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Anulime dhe vonesa në fluturime, çfarë pritet të ndodhë nga greva në Itali

14:45 : 25/09/2025
AKTUALITET

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

10:29 : 25/09/2025
BOTA

Itali/ Shqiptari kapet “mat” duke vjedhur alkool, përleshet me punonjësit e supermarketit

19:20 : 24/09/2025
AKTUALITET

Trafik d*oge në Itali e Zvicër, arrestohen 10 persona, koka e grupit kapet në Fier

14:45 : 24/09/2025
AKTUALITET

Përplasje me a*më mes bandave shqiptare dhe tuniziane në Itali, plagosen tre persona

10:25 : 23/09/2025
Para

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

TË GJITHA

Dokumentet e rrjedhura zbulojnë se Rusia po ndihmon Kinën të pushtojë Tajvanin!

19:08 : 26/09/2025

Bashkia Sarandë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

19:01 : 26/09/2025

Ujërat e zeza në sipërfaqe prej 10 vitesh në Sukth, rrezik për shëndetin e banorëve

18:53 : 26/09/2025

Lufta në Gaza, Trump: Kemi një marrëveshje që do sjellë paqe! Ja çfarë përfshihet

18:47 : 26/09/2025

Dyshohet si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri

18:37 : 26/09/2025

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra…

18:23 : 26/09/2025

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB: I kemi shpallur organizata terroriste

18:19 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com