• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin.

Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të larmishme të tepihëve, inauguroi një nga kullat më të kontestuara të Tiranës.

E ngulur pas Sahatit dhe ngjitur me Xhaminë e Et’hem Beut, në zemër të zonës historike të qytetit, ajo kullë nuk është thjesht një ndërhyrje urbane.

Forma e saj pesëkëndëshe nuk është e rastësishme. Si vetë Pentagoni amerikan, simbol i komandës dhe i pushtetit absolut, kjo kullë ngrihet si një shenjë e arkitekturës që nuk strehon njerëz, por mbart një mesazh të koduar: një rit i ri flijimi, një ideologji e re.

Lexo edhe:

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Atje ku dikur sakrifikohej biri për një vizion hyjnor, sot sakrifikohet qyteti për një vizion personal.

Kjo kullë, që ka sfiduar ligjin dhe moralin, e ngritur mbi hirin e Bar Sahatit – e paralajmëruar dhe denoncuar pesë vjet më parë – është projektuar si një lavatriçe gjigande: një makineri betoni për riciklimin e parasë së zezë dhe larjen e mëkateve shtetërore me bojë estetike dhe forma arkitektonike.

Fjalimi i hapës i kryeministrit ishte një akt i mirëfilltë teatral. Me poezi, me metafora të ngarkuara me folklor, me përmendje të Abrahamit dhe “mendjeve të lira që nuk mbyten nga rregulloret”, ai nisi një spektakël ku arkitektura u shndërrua në alibi, dhe arti në pretekst për dominim, ku të vetmit spektator ishin mëkëmbësit e tij: Arkitektët.

Ai nuk ishte thjesht një fjalim, por një skenar për të legjitimuar një sistem. Një mashtrim i paketuar bukur për sytë e ushtrisë (siç i quajti vetë) prej 150 arkitektësh të huaj të ftuar, që si mëkëmbës të bindur duartrokitën – jo nga madhështia e idesë, por nga mirënjohja ndaj atij që u siguron çeqet dhe terrenin “më të lirë në Evropë” për të ndërtuar pa pyetur askënd: “në mënyrë të pabesueshme e lirë nga komforti i rregulloreve që nuk mbysin” (cit.).

Në emër të imagjinatës dhe ëndrrave arkitektonike, me investitorë të garantuar që s’kanë asnjë kërkesë përveçse të ndërtojnë shpejt, me vetëm një gjeneral idesh, dhe me projekte ku paguhen mbi 1 milion euro vetëm për dizajnin, Shqipëria u prezantua si vendi ku ëndrrat bëhen realitet – jo ëndrrat e qytetarëve, por të atyre që duan të pastrojnë para dhe të lyejnë krimin me ngjyrat e artit.

Si çdo lavatriçe që ka nevojë për aromatizues, edhe kjo lavatriçja e re urbane ka nevojë për arkitektë që të japin miratimin estetik. Ata u prezantuan si ushtri vizionarësh, por në thelb janë bashkëpunëtorë të një makinerie pushteti që përdor arkitekturën për të prodhuar amnezi kolektive.

Rama, i shndërruar nga piktor në arkitekt, nga kryeministër në “host-man”, ndoshta për disa minuta edhe e besoi atë që tha.

Por për të huajt që i vërtiten rrotull, fakti që kryebashkiaku i Tiranës është sot në burg për korrupsion, është thjesht një detaj – sa kohë që spektakli vazhdon, lejet vijojnë miratohen pa pengesa dhe çeqet 1 milion dollarësh plotësohen me përpikëri.

Për ne që jetojmë këtu, maketet, 3D-të dhe animacionet janë si tymi i djegies së plehrave – në pritje të inceneratorëve që nuk vijnë, dhe me sytë nga SPAK-u: kush e ka radhën pas Erionit?

Sepse ne e dimë, se pas atyre emrave dhe projekteve fshihen lejet e paligjshme, ndërhyrjet mbi monumente, mbi zonat historike, mbi zonat e mbrojtura, mbi malet dhe pyjet, bregdet, lumenj dhe liqene.

Pas shkëlqimit një ditor të “star-arkitektëve” fshihet dëbimi i njerëzve nga shtëpitë, dhe një ekonomi që mbijeton jo nga zhvillimi, por nga larja e parasë të bërë pis nga krimi dhe korrupsioni.

Arkitektët vendas, trullosur nga poezia e Kryeministrit, ndoshta dolën nga salla të frymëzuar – me atë vetëkënaqësinë e rreme se “arkitektura transformon jo vetëm hapësirën, por edhe mendjet” ose ndoshta si ushtarë të bindur – janë rreshtuar krah për krah me të huajt, përpara udhëheqësit të tyre, të cilit i kanë dhënë pushtetin e Kryearkitektit.

Ata u bënë bashkë në ditën e kurbanit – jo për të ndërtuar qytete më të drejta, më të qëndrueshme, më njerëzore – por për të zbatuar një mision shumë më të thjeshtë: Të shpëlajnë mëkatin me stil dhe të legjitimojnë krimin me dizajn.

Andaj, kulla pentagonale ku u prezantua ky “vizion” nuk është një koincidencë formale, porse ajo mishëron formën gjeometrike të një rendi të ri – ku sakrifica nuk është më akt besimi, por një strategji propagande.

Aty futen paratë e pista, betoni i paligjshëm dhe iluzioni i progresit, për të dalë më pas të pastruar me ngjyrat e artit dhe bekimin e arkitektëve të ftuar.

Prandaj, ngritja e saj pranë Sahatit dhe Xhamisë nuk ishte një zgjedhje arkitektonike-urbane – por një ritual i përmbysur flijimi, sepse sot, në këtë qytet, nuk sakrifikohet më djali për vizionin – por sakrifikohet vetë qyteti, për ta bërë vizionin të paprekshëm./ Doriana Musai, Citizens.al

Etiketa: Edi Ramakulla te lartandertimesahati i tiranesXhami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
Para

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com