Nga Klodian Tomorri
Sjellja e Ristankes se bashkise qe perdor makinat e shtetit per t’i bere xhiro familjes me parate e qytetareve dhe pastaj ofendimi i gazetareve qe e zbuluan eshte ne fakt vetem nje pasqyre e vogel e asaj qe do te vije ne kater vitet e ardhshme.
Ajo e di se i takon te kete makinat e shtetit dhe naften e paguar nga qytetaret. Dhe ne fakt ka te drejte.
Keto zgjedhje ne finale kane prodhuar vetem dy pasoja. E para amnistuan te gjitha gjynahet e 12 viteve te shkuara. Dhe e dyta dhane mandat te pakufizuar plackitje.
Keta kane marre mandat per te plackitur dhunshem kete here. Dhe plakitja do jete e tille.
Shikoni vetem aktet e ministrave ditet e fundit. Nga versulja kamikaze e Pirros tek pronat e ushtrise, tek vilat qeveritare qe u jepen deputeteve te maxhorances.
Ministrat tani jane ne gare kush firmos me shume pislliqe qe t’i sherbejne sa me mire dhe t’i bien sa me shume ne sy Sulltan Padishahut, mos ky i mban akoma ne shtator. Eh, ky vend nuk ka vuajtur kurre per kamikaze.
Tani, per popullin. Populli i gjore nuk e ka kuptuar akoma mire se cfare ka bere. Por do ja degjoje krismen.
Nese deri me tani, miletit i eshte lejuar te nxjerre ndonje renkim te vogel kur e dhunonin, tani nuk do lejojne me as te renkosh.
Keshtu qe shendet dhe b*the te forta thote populli yne me mencuri. Se do kete gazep te madh perpara.