• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Antropologji

16:52 : 06/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Në zemër ka flamurin, por ajo i rreh më fort kur dëgjon “pasaportë europiane”

Në mendje ka historinë, jo atë që ndodhi, por atë që çau rrugën me shpatë në dorë.

Në gjuhë ka shqipen e ëmbël, por e flet po aq hidhur sa greku anglishten.

Në çdo gjymtyrë ka krenari, e cila paralizohet sapo zbret në Rinas.

Lexo edhe:

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Në deje ka gjak të nxehtë, që zien për futboll, flakërohet për politikë, por ftohet krejt për çmimin e ushqimeve, cilësinë e ajrit dhe… qeverisjen.

Trup e këmbë i ka gjithmonë gati për t’ia mbathur, madje edhe kur nuk ka se ku shkon.

Në sy ka statuset e liderit në Facebook, të cilin e ndjek me fanatizëm fetar.

Në ballë ka shenjat e mendimeve të thella: “Po sikur të fitojë ai i poshtri?”

Në veshë ka këngë trimërie, shumica për beteja që nuk kanë ndodhur.

Në hundë ka një “sondë”, jo për ajër të pastër, por për t’u futur thellë në punët e tjetrit.

Në kraharor ka një megafon mburrjeje, që kumton se gjithçka është më origjinë shqiptare: gjuha më e vjetër në botë; Pirro, Aleksandri i Madh, Napoleoni, Uashingtoni,  janë shqiptarë. Madje edhe Zoti, po të fliste, do të fliste shqip.

Në duar ka iPhone-in e fundit, i mjafton  tastiera për ta perdorur si kallashnikov.

Në sup mban hallet e njerëzimit  dhe skemat gjeo-politike të globit.

Në kërthizë është vendi ku ndodhet qendra e botes.

Në shpinë ka një thes me të shkuarën, të cilën e përdor si jastëk për çdo dështim të së tashmes.

Në xhep ka besën, por s’e prek.

Në shpirt ka një koktej mikpritjeje, zilie, hakmarrjeje dhe një dozë fataliteti.

Në bark ka hallin, që e tret me

raki, humor të zi dhe… politikë.

Është ai që flet me këmbë e duar, mendon me zë të lartë, qesh për të mos qarë, beson te i huaji më shumë se te Zoti, dhe mallkon veten që “s’pati fat”

Është ai që nga larg i qan zemra për atdheun, por nga afër i duhet ta përballojë veç me qetësues dhe me dilemën: “të rri a po të mos rri”

Etiketa: lutfi dervishipasaporta europianeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kapitullimi i uniformave: kur shteti ulet në gjunjë para “gangove”

19:23 : 02/06/2026
SPORT

Juljan Shehu: Me Maran do të krijojmë identitet të ri, në fushë ai që e meriton

12:16 : 01/06/2026
Para

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom