• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Cilat vende janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë? Si e vlerësojnë qytetarët kancelarin Merz? Çfarë mendojnë për SHBA-në dhe Izraelin dhe kë do të votonin?

08:53 : 06/06/2025
në BOTA

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti ose qeverie duhet t’i përgjigjet sot, pasi Trump poshtëroi publikisht pesidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius theksoi, se Kancelari Friedrich Merz (CDU) udhëtoi për në Uashington i relaksuar, ndër tjera edhe për faktin se Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe në botë dhe ka çfarë të ofrojë.

Shumë më shumë para për mbrojtjen

Friedrich Merz në Uashington prezantoi ndër tjera edhe një plan për ta bërë Bundeswehr-in “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”. Presidentit të SHBA-së i pëlqen kjo, si dhe fakti që po shqyrtohet që të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje në të ardhmen.

Megjithatë, vetëm gjysma e qytetarëve gjermanë mendojnë se kjo është e përshtatshme. Për një të tretën e të anketuarve, objektivi prej pesë për qind shkon shumë larg. Kjo tregohet nga rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik ARD DeutschlandTrend, për të cilën agjencia Infratest dimap anketoi 1.292 votues gjermanë në fillim të qershorit.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.

SHBA, Merz gjatë vizitës në SHBA
Merz në AmerikëFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Në thelb, 47 për qind e qytetarëve besojnë se kancelari nuk ka aftësi të mjaftueshme diplomatike për sfidat e politikës së jashtme, ndërsa 40 për qind ende ia atribuojnë këto aftësi atij.

Cilat vende janë të besueshme?

Lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, si dhe me Izraelin, janë pjesë e identitetit të politikës gjermane. Në të njëjtën kohë, është e qartë se distanca është rritur – edhe në sytë e votuesve gjithashtu. Pasi Donald Trump mori detyrën, besimi tek ky vend ra ndjeshëm në 18 përqindëshin aktual.

Në tetor 2024, 27 për qind e gjermanëve besonin se Izraeli është një partner i besueshëm, që Gjermania mund t’i besojë – tani vetëm 16 për qind mendojnë kështu. Dhe vetëm 10 për qind e votuesve gjermanë besojnë tek Rusia si partnere.

Në këtë drejtim, Ukraina ka mbështetjen e 48 për qind, ndërsa Franca fqinje tradicionalisht vlerësohet lart – aktualisht në 83 për qind.

Kritika të ashpra ndaj Izraelit

Përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të organizatës terroriste Hamas në vjeshtën e vitit 2023 la gjurmë. Plot 63 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se veprimi i Izraelit në Rripin e Gazës është i tepruar, ndërsa vetëm 18 për qind e shohin atë si të përshtatshëm.

Plot 77 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të saktë që kancelari Merz kritikoi Izraelin për veprimet aktuale ushtarake në Rripin e Gazës. Vetëm çdo i 12-ti në Gjermani mendon se Gjermania duhet të qëndrojë pa kushte pranë Izraelit në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Flamujtë e Gjermanisë dhe Izraelit
Gjermanët dhe raporti ndaj IzraelitFotografi: Liesa Johannssen/REUTERS

Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e të anketuarve e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e një detyrimi të veçantë gjerman për të mbrojtur Izraelin. Gjermanët më parë fajësonin Hamasin më shumë sesa Izraelin për situatën humanitare të popullsisë civile palestineze në Gaza.

Tani pothuajse një numër i barabartë qytetarësh fajësojnë si Izraelin (69 për qind) ashtu edhe Hamasin islamist (71 për qind).

Si rrjedhojë, shumica është e hapur për një rishikim të ndihmës ushtarake gjermane: 43 për qind favorizojnë kufizimin e eksporteve të armëve në Izrael, ndërsa 30 për qind të tjerë favorizojnë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.

Vetëm një në gjashtë të anketuar (17 për qind) besojnë se qeveria gjermane duhet të vazhdojë të miratojë eksportet e armëve në Izrael pa ndryshime. Gjermania është, pas SHBA-së, furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Izraelin.

Reputacioni i Friedrich Merz u rrit

Një qeveri e re federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD është në pushtet nga maji. 40 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me javët e para të punës së koalicionit kuq e zi. Me qeverinë e mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në fillim të vitit 2022, kjo përqindje ishte pak më e lartë – 46 për qind.

Megjithatë, Friedrich Merz ka fituar ndjeshëm popullaritet që nga marrja e detyrës si kancelar. 39 për qind e të anketuarve janë tani të kënaqur me punën e tij – në prill ishin plot 14 për qind më pak. Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD) gjithashtu ka 39 për qind mbështetje.

I vetmi politikan i lartë me të cilin shumica e qytetarëve janë ende të kënaqur është ministri federal i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD).

Pritje të moderuara nga qeveria e re

Sa besim kanë gjermanët në qeverinë e re? Kur bëhet fjalë për kënaqësinë, qëndrimet nuk ndryshojnë shumë nga ato të regjistruara nga anketuesit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjysma e qytetarëve besojnë se ekipi i ri qeveritar mund të forcojë ekonominë gjermane (55 për qind; +1), si dhe të përfaqësojë më mirë interesat gjermane në botë (52 për qind; +1).

Merz, Klingbeil dhe Dobrindt
Sa u besojnë gjermanët politikanëve?Fotografi: Kay Nietfeld/picture alliance/dpa

Megjithatë, skepticizmi është më i madh – dhe është rritur pak – kur bëhet fjalë për vendosjen e sigurisë në vend (43 për qind; -4) dhe menaxhimin efektiv të migracionit (38 për qind; -4).

Dyshimet se koalicioni kuq e zi mund të ruajë siguri sociale në Gjermani janë rritur gjithashtu (37 për qind; -6).

Unioni CDU/CSU rrit epërsinë ndaj AfD-së

Nëse Bundestagu do të rizgjidhej të dielën e ardhshme, CDU/CSU do të fitonte 29 për qind të votave (+2), pra një rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkurtit. SPD, e cila është në koalicionin qeverisës me Unionin, shënoi një rënie të lehtë dhe do të binte në 15 për qind (-1).

AfD do të mbetej në të njëjtin nivel me 23 për qind mbështetje. Të Gjelbrit dhe të Majtët mund të mbështeten në dymbëdhjetë (+1), përkatësisht nëntë për qind (-1). Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin jashtë Bundestagut./DW

Etiketa: GjermaniizraelSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom