• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

10:01 : 05/06/2025
në BOTA

Edhe para se negociatorët ukrainas dhe rusë të takoheshin në sallën e konferencave në Pallatin e famshëm Ciragan të Stambollit, më 2 qershor, kishte pak optimizëm për përparim të madh drejt paqes.

Pas vetëm rreth një ore bisedimesh, ishte e qartë se edhe kjo pritje ishte tepër optimiste.

Të nesërmen, këtë e konfirmoi edhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

“Bisedimet e Stambollit nuk janë për të arritur një paqe kompromisi sipas kushteve iluzore të dikujt tjetër, por për të siguruar fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të regjimit neonazist”, shkroi në Telegram Medvedev, i cili tani është zyrtar i lartë në Këshillin e Sigurisë së Rusisë.

Lexo edhe:

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Rundi i dytë i negociatave për t’i dhënë fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfundoi me më pak rezultate se rundi i parë.

Bisedimet e para, muajin e kaluar, shënuan përballjen e parë mes Kievit dhe Moskës që nga javët e para pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Ukraina dërgoi një grup zyrtarësh të nivelit të lartë; Rusia dërgoi një delegacion të kryesuar nga ish-ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky.

Fakti që ata ranë dakord për të shkëmbyer deri në 1.000 të burgosur lufte, u konsiderua si sukses.

Propozimet për paqe

Në prag të bisedimeve të 2 qershorit, të dyja palët pritej t’i shkëmbenin propozimet e tyre specifike për kornizën e një marrëveshjeje të paqes.

Ukraina, e cila tha se ia kishte transmetuar planin e saj paraprakisht Kremlinit, kërkoi, ndër të tjera, një armëpushim 30-ditor pa kushte, shkëmbimin e të gjithë të burgosurve të luftës, si dhe kthimin e fëmijëve ukrainas që, sipas Kievit, janë rrëmbyer nga Rusia.

Ashtu si edhe më parë, Ukraina dërgoi në bisedime ministrin e saj të Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Rusia refuzoi të ndante planin e saj paraprakisht – gjë që u pa si një shenjë e keqe.

Edhe udhëheqja e delegacionit rus sërish nga Medinsky u pa si një ogur i zi.

“Do të ishte gabim të pritej ndonjë përparim i menjëhershëm në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 3 qershor.

Kur dokumenti rus u publikua përfundimisht në agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, ai konfirmoi frikën më të madhe të vëzhguesve për kushtet që Moska i vë për paqen.

Propozimi rus kërkon, mes tjerash, njohjen ndërkombëtare të Krimesë – gadishullit ukrainas që Moska e ka aneksuar në vitin 2014 – si dhe të katër rajoneve ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Teksti, madje, u referohet rajoneve kolektivisht si “Novorossiya” – ose “Rusia e Re” – që është një term historik i përdorur gjatë Perandorisë Ruse për të përshkruar tokat që tani janë ukrainase.

Teksti rus i bën thirrje Ukrainës që t’i tërheqë trupat e saj nga territoret e pretenduara nga Rusia brenda 30 ditësh nga armëpushimi.

Ai, gjithashtu, kërkon nga Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, t’i çmobilizojë forcat e saj të armatosura, si dhe ta përgjysmojë ndihmën e huaj ushtarake.

“Të flasësh për kuptimin e këtij memorandumi do të kishte rëndësi vetëm nëse do të besonim se delegacioni rus, në tërësi, ka ndonjë qëllim të sinqertë lidhur me këto negociata… që edhe ai do ta përfundojë këtë luftë”, thotë Kirill Martynov, kryeredaktor i gazetës ruse në mërgim “Novaya Gazeta Europa”, për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Por, gjithçka që kemi parë deri tani, lidhet me faktin se pala ruse është e bindur se po e fiton luftën, se thjesht duhet të presë edhe pak…”, sipas tij.

Në fushëbetejë, Rusia është duke rritur ritmin e operacioneve të saj, ndërsa ofensiva e plotë pritet së shpejti.

Rusia është në epërsi, me më shumë ushtarë dhe më shumë armë në dispozicion, dhe forcat e saj janë duke përparuar në disa vende.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se rajoni verilindor i Sumit mund të jetë prioritet në çdo ofensivë të ardhshme.

Kievi, gjithashtu, ka dhënë një mesazh të qartë në prag të bisedimeve, duke ndërmarrë një sulm të befasishëm me dronë ndaj disa bazave ajrore ruse, ku kanë qenë të vendosur dhjetëra bombardues strategjikë, të përdorur për sulme me raketa ndaj Ukrainës.

Megjithëse Ukraina është lavdëruar për kreativitetin e saj, sidomos në luftën me dronë, ajo vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar mjaftueshëm ushtarë në vijën e parë të frontit.

Karta e egër e Shtëpisë së Bardhë

Faktori tjetër i paparashikueshëm është Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump është shprehur i paduruar me ritmin e negociatave dhe ka kërcënuar se SHBA-ja mund të tërhiqet krejtësisht nga ky proces.

Por, Trump dhe këshilltarët e tij janë shprehur të zhgënjyer edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në pas një dekade përplasjesh.

Pas një bisede telefonike me Putinin këtë javë, Trump tha se ai e ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë brenda territorit rus.

Aleatët republikanë të Trumpit në Senat, me mbështetjen e demokratëve, janë duke çuar përpara një legjislacion, që do t’i vendoste sanksione të reja të mëdha Moskës.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se kjo nismë po zhvillohet në koordinim të heshtur me Shtëpinë e Bardhë, edhe pse senatori republikan, Lindsey Graham, dhe ai demokrat, Richard Blumenthal, janë shprehur hapur për qëndrimet e tyre gjatë një turneu në Evropë – që ka përfshirë edhe një ndalesë në Ukrainë – javën e kaluar.

“Ajo që mësova në këtë udhëtim, ishte se ai po përgatitet për më shumë luftë”, tha Graham duke iu referuar Putinit në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press.

Blumenthal i përshkroi sanksionet e propozuara në legjislacion si “shkatërruese” dhe tha se ato do ta vendosnin ekonominë e Rusisë “në një ishull tregtar”.

“Është moment kritik për Putin dhe për botën, sepse Rusia po nis një ofensivë të re”, tha ai./REL

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
AKTUALITET

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

08:07 : 25/06/2025
BOTA

Sulmet ruse vrasin 13 civilë në Ukrainë

14:52 : 24/06/2025
BOTA

Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike

15:15 : 20/06/2025
BOTA

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

13:13 : 19/06/2025
Para

300 deri në 1000 euro çmimi i biletës për ndeshjen Shqipëri-Serbi, arrestohen 3 shitës të paligjshëm

TË GJITHA

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com