• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 13 persona, mes të cilëve tre administratorë kompanish dhe 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore.

Më konkretisht bëhet fjalë për administratët Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk”.

Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk” u arrestua në Qershor të viit të kaluar, pasi dyshohet se përfitoi mbi 65 milionë lekë tendera nga një sërë spitalesh publike për riciklim të mbetjeve spitalore duke përdorur dokumente false, pa pasur paisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.

Ndërkohë, dy administratorët e tjerë, Elidiana Shehu dhe Laert Shehu, janë drejtuesuit e kompanive të ekspertizës mjedisore. Ata akuzohen se në përpilimin e raporteve të vetëmonitorimit të mjedisit ndihmuan Elvis Mirin të fshihte mungesën e paisjes.

Fillimisht rasti u denoncua nga emisioni “Stop”, teksa më pas hetimi provuan përfshirjen e Elvis Mirit në tre vepra penale, falsifikimin e dokumenteve, keqmenaxhim të mbetjeve dhe aktivitete të rrezikshme për mjedisin.

Lexo edhe:

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

“Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit: Elvis Miri, administrator i “Vale Recycling Shpk’, Elidiana Shehu, administratore e “EMC Shpk”, Laert Shehu, administrator i “Swot Shpk”. Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Ndërkohë, janë marrë të pandehur edhe zyrtarët publikë J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A., të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas organit të akuzës, inspektorët dhe zrtarët e institucioneve mjedisore dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren.

“Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “Vale Recycling” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

Rezulton e provuar se Elvis Miri me kompaninë e tij “Vale Recycling”, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Ai pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

Sipas kallëzimit, shoqëria e Elvis Mirit deklaronte në dokumenta zyrtare se kishte në dispozicion një pajisje të posaçme për trajtimin e mbetjeve spitalore, e quajtur “Econos TC 150”, të cilën nuk e ka pasur në dispozicion. “VALE Recycling” e ka deklaruar këtë pajisje që në vitin 2016, por ndërkohë që e ka blerë vetëm në fillim të vitit 2024.

Dosja e “VALE”/ Si u rrëzua “fasada” e Elvis Mirit, 200 tendera me letra false

Etiketa: dosjaElidiana Shehuelvis miriEMC shpkLaert ShehumashtrimiMbetje spitaloreSwot ShpktenderavaleVALE Recycling

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
AKTUALITET

“AGI KONS” nën lupën e hetimeve! SPAK kërkon të dhëna për tenderat e fituara në 14 vite nga Gent Sula

14:34 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

17:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025
AKTUALITET

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

11:37 : 23/07/2025
Para
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

TË GJITHA

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

21:06 : 03/08/2025

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025

Analiza: A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

20:42 : 03/08/2025

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

20:27 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com