• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Dhunë, tradhti dhe manipulim, fermeret tregojnë periudhat më të errëta të jetës së tyre

10:25 : 27/05/2025
në SHOW BIZ

Big Mama, Nenna dhe Elinara zgjodhën të thyejnë heshtjen për plagët që i kanë shoqëruar në jetë. Me lot në sy, ato ndanë historitë e tyre të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, duke kthyer spektaklin në një thirrje të fortë për ndërgjegjësim dhe kurajë.

Big Mama rrëqethi teksa foli për lidhjen e parë, duke nënvizuar se dhuna ishte prezente në marrëdhënien e tyre. Ajo tha se nga një shtrëngim në fyt që i kishte bërë partneri, nuk kishte mundur të hante për rreth 1 javë.

Big Mama: Ishte lidhja e parë. Filloi xhelozi e madhe. Presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Më mbylli në vetvete. Nuk isha unë. Doja të merrja një vendim. Vetëm se i thashë që e ndjej që diçka nuk shkon, filloi dhunën. Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë. E fsheha, s’doja të dilja në portale, kisha hallin e familjes. Urova ditëlindjen e tij dhe postova një foto, ai u çmend. Më tha: “Hiqe urgjent”. E shihja që s’kisha lumturi, vetëm stres më jepte. Unë duhej të shpëtoja nga ai njeri. Kuptova të vërtetën: unë isha një viktimë. I dërgova një mesazh ku i thosha që unë dua t’i jap fund.

Fermerja tjetër, Nenna, ndau një histori të dhimbshme që përfshinte manipulim, dhunë dhe tradhti.

Lexo edhe:

“Të **** racën”/ Video shokuese në Tiranë, i riu dhunon një vajzë

Dhunoi protestuesit në Zvërnec, “arrest me burg” për Gerald Bibën të Major Security

Nenna: Kur isha në Zvicër njoha një djalë, ishte tip Don Zhuan. Ai më eliminoi shoqërinë, më ndaloi rrjetet sociale, unë e pranova për hatër të dashurisë. Pranuam një lidhje 1 vit e gjysmë. Një ditë pashë që poçi elektrik bëri një dritë të vogël, ajo ishte kamerë. U bëra shumë keq, filluan debatet, kalova në ilaçe. Hyra në paranoja, më kapi depresioni, me familjen nuk flisja dot lirshëm, nuk kisha ku të shkoja, se m’i mbylli të gjitha dyert. E vetmja shpresë ishte shoqëria në Gjermani, ika menjëherë. Filluan mesazhet ku më kërkonte falje, rashë dhe shkova e takova, dhe më tha: “Të kam tradhtuar”. Më kërkoi falje, më tha: “Ka ndodhur veç një herë”. Ia fala me fjalë goje, por jo me shpirt. Hyra në depresion, agravova në alkool, se s’po e merrja veten. Më humbi besimi, s’i besoja askujt.

Një histori tronditëse solli Elinara, e cila në moshën 18-vjeçare tentuan ta përdhunonin. Ajo tregoi sesi, e mashtruar nga një komshi për të hipur në një makinë, u gjend në një situatë të tmerrshme.

Elinara: Kur e kujtoj atë gjë, më rrëqethet mishi, rrezikoja jetën. Isha 18 vjeç. Gjatë pushimeve të verës u futa të punoja në një butik. Kur po hyja në autobus, një komshiu im më thotë: “Hajde të ikim me një mikun tim”. Hypa në makinë dhe shoh që personi që ishte shofer nuk merr drejtimin nga qendra, por merr drejtim tjetër. Shoh vështrimin e shoferit, ishte i çuditshëm. Shoh komshiun tim, ma bën me gisht. Filluan të më kërcënojnë: “Do të vrasim!”. Në një moment hapa siguresën e makinës dhe u hodha. Përfundova në rrugë pa ndjenja. Gjesti që bëra unë ishte vdekjeprurës, më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në dorë të tyre. Në atë kohë ishin në masë përdhunimet, nuk doja të shqetësoja familjen. Ajo kohë më ka lënë një traumë.

Në fund të historisë, Big Mama dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat.

“Shumë herë ne shqiptarët mendojmë çfarë thonë të tjerët. Asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë. Mos iu përgjëro asnjë mashkulli, bëhuni zonja e vetes suaj”, tha ajo.

Etiketa: dhuneFerma VIPmanipulimtradheti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të **** racën”/ Video shokuese në Tiranë, i riu dhunon një vajzë

18:02 : 01/06/2026
AKTUALITET

Dhunoi protestuesit në Zvërnec, “arrest me burg” për Gerald Bibën të Major Security

16:09 : 01/06/2026
AKTUALITET

Hapet me forcë dera e shkollës “Selam Musai” në Vlorë, autorët shkaktojnë dëme materiale

09:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pas incidentit të dhunshëm, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit në Zvërnec

21:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, reagon e shqetësuar Ministria e Jashtme e Greqisë

20:49 : 31/05/2026
SHOW BIZ

‘Soni Malaj e dashuruar me Ilir Shaqirin, është zemërthyer’, çfarë po ndodh në Ferma Vip?

19:15 : 31/05/2026
Para

Nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 2025”

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom