Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatëve të PS-së në qarkun e Fierit, për të cilët tha se janë mbështetur nga krimi dhe bandat.
Gjatë një interviste televizive, Berisha i përmendi me emra kandidatët e PS-ë që sipas tij janë të lidhur me krimin dhe prandaj fituan mandatin.
‘Unë kam thënë se do mbaroj punë me Edi Ramën. Vazhdojmë.
Jemi në kushtet e një farse elektorale shumë evidente, të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare.
Të paralajmëruar edhe në mesin e fushatës elektorale nga Parlamenti Europian dhe Partia Popullore Europiane.
E vërtetuar katërcipërisht nga administrimi i zgjedhjeve. Beteja vazhdon.
Unë kam deklaruar se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam deklaruara këtë para fushatës, e kam deklaruar këtë në Valencia me dokumentet që janë miratuar dhe me hiring në Parlamentin Europian.
Është betejë në vazhdim.
Unë i përmbahem atij parimi që PD duhet të garantoj rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
Kjo është një betejë në vazhdim. Nuk kisha unë iluzion se ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. E kam thënë para fushatës dhe gjatë fushatës.
Kam bërë gjithçka që të dalin në zgjedhje, por u faktua me të gjitha aspektet se këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë.
Në diktaturë shpallnin zgjedhjet dhe fjala zgjedhje zhdukej, flitej për votime.
Sot është farsë komplet sepse ka konkurrencë, por kjo konkurrencë është qesharake, ka përballë shtetin elektoral me të gjithë shëmtinë dhe fuqinë e tij, që i kthen zgjedhjet në farsë.
Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë.
Shytët kanë kandidatin e tyre, një Kiduina Zaka një vajzë. E kanë në listë të mbyllur dhe përveç se kanë futur atë në listë të mbyllur, ata kanë mbështetur fuqishëm kandidatët të tjerë në Lushnje dhe Fier. Kanë mbështetur Korreshin dhe Ceno Klosin.
Po kështu Juli i Pashakos, është i kudogjendshëm edhe pse është në kërkim ndërkombëtar.
Ben Qimen e futi Belinda Balluku në kërkim dhe nga kërkimi ose do të mbështesës Zeqinenë ose do të kapim.
Renato Salihi, o do kapesh ose do mbështesësh Cenon. Ose një tjetër, Jahja, ca është. Mora këtë se nuk është përfolur për qarkun e Fierit dhe Lushnjes.
Në këtë rast ka qenë porosia për përqendrim. Duke qenë se ata (organizatat kriminale) janë një faktor kombëtar në rezultatin e zgjedhjeve është parë e arsyeshme që me ta të merret qendra dhe jo qarqet. Ata janë denoncuar në mënyrë më të fuqishme.
Qoftë ky Elvis Doçi apo Poja, se ata ashtu quhen të gjithë, është absolutisht karteli numër 1 në Ballkan dhe më gjerë. Është karteli me port dhe kontrollon çdo metër të portit, kontrollojnë çdo gjë. Nëse përgjegjësi guxon të shkarkojë një vinçier, brenda gjysëm ore ai rikthehet dhe shkon në vinç.
Se këta nuk ngopen.
Këta marrin 3 mijë euro për çdo njeri, për të kaluar aty. Çdo njeri paguan 3 mijë te karteli dhe ikën’, tha ndër të tjera në SYRI TV, kryetari i PD-së Sali Berisha.