• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

18:48 : 26/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një tjetër skandal i mundshëm me fondet publike po konturohet në heshtje në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit. Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur së fundmi një tender me objekt: “Blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit, bazuar në inteligjencën artificiale dhe shërbim mirëmbajtjeje për 48 muaj”, me një vlerë marramendëse prej 74.5 milionë lekësh pa TVSH. Fituese? Pothuajse e parashikueshme: kompania PC STORE, një emër i njohur për përfshirjen në dhjetëra tendera publikë të debatueshëm.

Fitore sistematike dhe oferta në kufi të fondit limit

Dyshimet për paracaktim të fituesit nuk janë të reja në rastin e PC STORE. Kompania rezulton të ketë fituar në mënyrë sistematike tendera publikë me oferta që afrohen në mënyrë të çuditshme pranë fondit limit – një taktikë e njohur në skemat korruptive për të eliminuar realisht konkurrencën.

Një nga rastet më flagrante është ai i Bashkisë Tiranë, ku PC STORE fitoi një tender për pajisje kompjuterike me vlerë rreth 400 milionë lekë të vjetra, duke ofruar 99% të fondit limit. Kjo praktikë ngre pikëpyetje serioze për integritetin e garës dhe implikon mundësinë e një gare të mbyllur, ku fituesi dihet që më parë.

E dënuar për mashtrim, por rikthyer fuqishëm

Lexo edhe:

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

Berisha nga Kuvendi: Më e ndershme që këtu të ulej Troplini, Hajri, Çela, Bajri e Arben Qimja

Në vitin 2024, PC STORE u përjashtua për 7 muaj nga tenderat publikë, pasi u kap në mashtrim në një tjetër kontratë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për furnizimin me skanerë në vitin 2022. Mashtrimi u evidentua qartësisht në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por kjo nuk e pengoi kompaninë të rikthehet fuqishëm në lojën e prokurimeve publike – madje edhe në Kuvend, aty ku përfaqësohet vetë “sovraniteti i popullit”.

Korrupsion

Kompania e pajisjeve kompjuterike dhe e furnizimit me kompjutera të shumë institucioneve publike, PC Store, është përjashtuar me 7 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë pasi ka mashtruar autoritetet publike me qëllim për të fituar tendera.


Kompania PC Store ka mashtruar AKSHI-in me qëllim për të fituar një tender për blerje skanerash në vitin 2022.

Elton dhe Vitator Mehmeti, bashkëpronarë të kompanisë së pajisjeve kompjuterike PC Store, janë kapur edhe duke vjedhur paratë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave, duke dorëzuar laptopë të modelit dhe me parametra të ndryshëm nga sa ishte parashikuar në kontrata, rrjedhimisht me një kosto më të ulët, duke futur pararë në xhep.

Aferat e komanisë PC Store, me nipt L01606034A, me administrator Vitator Mehemeti, i cili ka edhe 39 % të aksioneve dhe Elton Mehmeti që ka 61 % të aksioneve, dalin në pah në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë kontrollit të ligjshmërisë së tenderave në institucionet publike.

Skualifikime, ankesa dhe një rekord “të pabesueshëm” fitoreje

PC STORE është skualifikuar në disa tendera për mosplotësim të kritereve teknike apo mospërputhje të dokumentacionit. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e kompanisë të paraqesin ankesa të njëpasnjëshme, të cilat zakonisht janë rrëzuar nga komisionet e vlerësimit të ofertave.

Ajo që tërheq vëmendjen është rekordi i saj: sipas Open Procurement Albania, nga 108 tendera në të cilët ka marrë pjesë, PC STORE ka fituar 107 – një përqindje që nuk mund të justifikohet as me eksperiencë, as me cilësi, por vetëm me një element të jashtëm: ndikim politik apo manipulim të garës.

A po përdoret Kuvendi si një “pompë fondesh” për klientët e radhës?

Ndërsa në publik shpërndahet ideja e një Kuvendi digjital, të sofistikuar me inteligjencë artificiale, në prapaskenë duket se po ndodh e kundërta: modernizimi i Kuvendit po shërben si mbulesë për kalimin e një tenderi të majmë te një kompani me precedentë të errët. Për ironi, bëhet fjalë për një sistem që do të transkriptojë çdo fjalë të deputetëve – por që, në fakt, hesht për aferat që fshihen pas ekranit./ Marrë nga Public.al

Etiketa: Elton Mehmetiinteligjenca artificialekuvendKuvenditPC STOREtenderVitator Mehmeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Berisha nga Kuvendi: Më e ndershme që këtu të ulej Troplini, Hajri, Çela, Bajri e Arben Qimja

12:26 : 29/05/2025
AKTUALITET

Lista/ Nga Majko tek Basha, kush janë 82 deputetët aktualë që mbetën jashtë Parlamentit të dalë nga 11 Maji

11:44 : 29/05/2025
AKTUALITET

Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

09:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Nesër seancë në Kuvend/ Zbardhet mesazhi i Bardhit për deputetët e PD

17:37 : 28/05/2025
AKTUALITET

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

16:42 : 28/05/2025
Para

Trump e quajti Vladimir Putin të çmendur, Kremlini: Ishte një deklaratë emocionale

TË GJITHA

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

18:41 : 29/05/2025

Liverpool, fitime të mëdha nga titulli kampion

18:40 : 29/05/2025

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë të Ukrainën

18:35 : 29/05/2025

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

18:25 : 29/05/2025

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025

Kualifikueset e Champions League, Egnatia mëson të gjithë kundërshtarët e mundshëm

18:13 : 29/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com