• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u shndërrua Fondi Shqiptaro-Amerikan në një zgëqe burokratike që ndan miliona për rroga e bonuse

17:37 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 1995 presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, autorizoi një fond prej 30 milionë dollarësh si grant për zhvillimin e ekonomisë së tregut në Shqipërinë e porsa dalë nga regjimi komunist. Paratë do të kanalizoheshin në ekonominë shqiptare përmes USAID dhe më tej Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.

I themeluar si një organizatë jo fitimprurëse në kuadër të nismës së SHBA-ve për të promovuar zhvillimin e sektorit privat në vendet ish komuniste të Lindjes, Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve kishte objektiv të vetëm të ndihmonte transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu. Për të përmbushur këtë qëllim, ai nisi investimet në një sërë ndërmarrjesh në Shqipëri. Dhe bingo. Paratë u shumëfishuan.

Nga blerja e aksioneve tek Aeroporti i Tiranës, deri tek themelimi i Bankës Amerikane të Shqipërisë, Fondi fitoi qindra milionë dollarë nga shitja e kuotave në këto kompani. Në vitin 2008, vlera e aseteve të tij arriti 180 milionë dollarë ose 6 herë më shumë se sa kapitali i fillestar i akorduar në formën e grantit nga Presidenti Clinton.

Por misioni i Fondi dhe statusi si organizatë jo fitimprurëse e përcaktonte me detyrim se ato para ishin të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të investoheshin të gjitha në ekonominë shqiptare, duke financuar projekte në dobi të publikut.

Lexo edhe:

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-n

Milionat e AKSHI-t/ Si ‘u eleminua’ Geron Meçe nga ortakëria me baxhanakun! Dinamika e pengmarrjes

Male me cash

Përgjatë viteve, Fondi i Ndërmarrjeve u shndërrua në Fondacionin Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Në vitin 2018, ky fondacion raportonte pranë autoriteteve tatimore të SHBA-ve, një vlerë asetesh prej 214 milionë dollarësh.

Pjesa dërrmuese e tyre ose 208 milionë dollarë mbaheshin në asete likuide në formën e bondeve, aksioneve apo investimeve në disa fonde investimesh, kryesisht të grupit Vanguard, por edhe fondeve offshore. Një mal i madh cashi, i cili u përket qytetarëve shqiptarë.

Nëse hap faqen zyrtare të Fondacionit Shqiptaro Amerikan të Zhvillim, që në fillim të shfaqen disa numra pompoz. Sipas tyre, Fondacioni ka angazhuar 138 milionë dollarë, në 84 projekte të ndryshme në ekonominë shqiptare, duke dhënë një impakt të përgjithshëm ekonomik prej 403 milionë dollarësh.

Disa nga këto projekte janë Piramida e Tiranës, parku i Tushemishtit, disa investime në arsim si dhe të tjera. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, nuk është kaq e bukur.

Gjatë kësaj kohe Fondi është përfshirë dhe në projekte kontroverse si ai i Parkut të Butrintit, i cili ka shkaktuar kritika të forta nga ekspertët. “Ky është një rast unikal për trashëgiminë botërore të UNESO-s. Asnjë shtet nuk ka marrë një mënyrë të tillë menaxhimi kur i jepet një fondi privat. Nuk do të ketë më vendimarrje në të mirën publike, por për interesa të caktuara,” pati deklaruar Auron Tare në atë kohë.

Përfshirja në projekte të diskutueshme dhe akuzat për përdorimin politik të Fondacionit janë vetëm njëra pjesë e anës jo të bukur. Pjesa tjetër lidhet me paratë.

Sipas deklaratës së fundit tatimore publike, në vitin 2018, Fondacioni Shqiptaro Amerikan raportoi 9.2 milionë dollarë të ardhura nga kontributet e donatorëve, por edhe nga paratë e investuara në fondet e investimeve, ndërkohë që shpenzoi në funksion të qëllimit të tij për të mbështetur Shqipërinë, vetëm 7 milionë dollarë.

Pra, 30 vjet pas krijimit të tij, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar Shqipërinë të transformonte ekonominë e saj nga centralizimi në tregun e lirë, Fondacioni vazhdon dhe zgjerohet, ndërkohë që në Shqipëri investon me pika Arsyet se pse, gjenden sërish tek numrat. “It’s always about the money.”

Rroga, bonuse dhe mungesë transparence

Nga 7 milionë dollarë të shpenzuara gjithsej në vitin 2018, vetëm 4.6 milionë dollarë ishin në përfitim të drejtëpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë dhe në funksion të qëllimit të Fondit. Pjesa tjetër prej 2.4 milionë dollarësh ishin shpenzime menaxheriale. Me pak fjalë, rroga, dieta, fee apo shpenzime të tjera administrative.

Tre ekzekutivët më të lartë të fondit, dy drejtorët e Përhershëm Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata si dhe sekretarja e bordit Florinda Qello, ndanë mes tyre 435 mijë dollarë rroga dhe shërblime në vitin 2025. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe një nga zërat më kritikë të shpërblimeve të majme në Fondacionin Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit ka qenë një ish anëtar i bordit të drejtorëve të këtij Fondi.

“Besoj se Kryetari do të duhet t’i përgjigjet qeverisë amerikane dhe të justifikojë se si dy shtetas shqiptarë të punësuar nga një organizatë jofitimprurëse në Shqipëri u shpërblyen në një nivel më të madh se ai i një kongresmeni amerikan”, tha Cafo Boga, ish anëtari i Bordit që u dorëhoq kur Fondacioni u përfshi në privatizimin kontrovers të Parkut të Butrintit.

Zoti Mata dhe zoti Sarapuli paguhen nga 160 mijë dollarë në vit secili për punën e tyre në fond, ndërkohë që bashkë me specialistët fondi total i pagave i kalon 1 milionë dollarët në vit. Për krahasim paga mesatare në SHBA në vitin 2018 ishte rreth 50 mijë dollarë në vit. Pas kësaj, errësirë totale.

Revokim Statusi

Në mars të vitit të kaluar, qeveria e SHBA-ve i hoqi statusin e përjashtimit nga taksat Fondacionit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Arsyeja e heqjes së statusit ishte se Fondise për tre vjet rresht nuk ka bërë deklarimin e detyrueshëm të taksave.

““Statusi i përjashtimit të kësaj organizate u revokua automatikisht nga IRS për dështimin e paraqitjes së formularit 990, 990-EZ, 990-N ose 990-PF për 3 vjet rresht. Tashmë kjo organizatë do t’i nënshtrohet hetimit të mëtejshëm financiar të sigurtë” shkruante Administrata Tatimore Amerikane në motivacionin për heqjen e përjashtimit tatimor.

Formulari 990-EZ është pjesa ku OJF-të në SHBA deklarojnë rrogat, bonuset, por edhe tarifat e mundshme të investimeve që përfitojnë drejtuesit e tyre. Pra, duke mos bërë deklarimin e detyrueshëm, praktikisht Fondacioni ishte duke fshehur nga publiku pagesat, por edhe fee-t e mundshme të investimeve si dhe përfituesit e tyre.

A ishte ky mosdeklarim për tre vite me radhë një rastësi apo neglizhencë? Kjo është vështirë të besohet.

Por e gjitha kjo ngre një pikëpyetje të madhe? A ka Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, strukturë tarifash investimi? Nëse po, sa janë ato dhe cili është përfituesi i tyre?

Fuqia Granoff

Që në ditën e parë të themelimit të Fondit Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve dhe deri më sot, kryetari i tij ka qenë vetëm një person. Ky është Michael Granoff.

Zoti Granoff njihet si një mik shumë i afërt i Clintonëve, por njëkohësisht edhe i George Sorosit. Pra një njeri më lidhje shumë të fuqishme në Uashington deri pak kohë më parë. Kjo pasi tani pozitat e tij nuk janë më si më parë. Miqësia e afërt me Clintontët, por sidomos me Sorosin, tani nuk është më aset, por liability.

Megjithatë zoti Granoff vazhdon të qëndrojë në krye të Fondacionit, ndërsa Fondacioni vazhdon të zgjerohet dhe të investojë thërrime në projekte të diskutueshme në një vend që ka nevoja emergjente për spitale, rrugë, ujësjellësa, kanalizime dhe shkolla.

Ndërkohë që Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit mban qindra milionë dollarë të qytetarëve shqiptarë të parkuara në fonde investimesh dhe instrumenta offshore. Kjo mund të ketë vetëm një motiv. It’s always about the money. Ose fee-ve të investimit.

Prandaj paratë nuk vijnë të investohen në Shqipëri tek pronarët e vërtetë të tyre, që janë qytetarët shqiptarë.

/Kapitali.al

Etiketa: bonuseburokaratikfondiFondi Shqiptaro-Amerikanmilionarrogashqiptaro-amerikan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-n

11:39 : 19/05/2026
AKTUALITET

Milionat e AKSHI-t/ Si ‘u eleminua’ Geron Meçe nga ortakëria me baxhanakun! Dinamika e pengmarrjes

21:50 : 17/12/2025
AKTUALITET

Rama u rrit rrogën vartësve tek Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

17:59 : 12/12/2025
BOTA

Microsoft përfundon mbështetjen për Windows 10, miliona përdorues në rrezik sigurie

16:00 : 12/10/2025
AKTUALITET

Të diplomuarit shqiptarë, më pak të paguarit në Europë, rroga mesatare sa gjysma e Serbisë

08:05 : 25/09/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
Para

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom