Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, e cilëson Task-Forcën e SPAK, të ngritur për hetimin e krimit zgjedhor përgjatë parlamentareve të 11 majit, nuk ishte gjë tjetër veçse një lojë e Ramës dhe vetë organit procedues për të goditur opozitën, pavarësisht denoncimeve të kësaj të fundit të evidentuara edhe me fakte.
Paloka tha se Task Forca, ishte pjesë e shfaqjes së pushtetit, një paralajmërim i asaj që do të ndodhte pas zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas Palokës, rastet sporadike të goditjes së krimit zgjedhor, ishin një qëllim në vetvete i Ramës për të justifikuar vjedhjen e mandateve dhe votës së qytetarëve.
Një kundërshtar i hapur i votës së diasporës, nga frika se kjo votë do të manipulohej nga pushteti, Paloka theksoi gjithashtu se ishte e pritshme një rezultat i tillë nga ajo çfarë ndodhi me votën e emigrantëve. Është jashtë çdo logjike u shpreh Paloka, që 1 milion shqiptarë të larguar nga Rama ta votojnë sërish atë.
Për këtë, tha Paloka, do të duhet që faktori ndërkombëtar të reagojë, pasi vjedhja e votës në Shqipëri është kthyer në normalitet nga ana e PS dhe Ramës.
S’është habi, mbase jo sot por një ditë tjetër ku të kem evidentuar disa gjëra, mund të kem ‘rrezikuar’ ta pësoj vërtet. Flas për sajesa e skena që i bënë Belerit, por kur të kem informacione të sakta do flas. S’kam pasur ndonjëherë besim te SPAK, kur u ngrit Task Forca, është pjesë e showt, skenarit e shfaqjes së pushtetit, detaj i asaj që do ndodhte pas zgjedhjeve. Ata vepruan ndaj opozitës, nuk janë ata thelbi apo baza e manipulimit, është pushteti. S’u prek askush nga pushteti, pavarësisht denoncimeve të bëra, dhe u morën me një kandidat të Agron Dukës apo kryebashkiakun e Vaut të Dejës.
Gjatë gjithë fushatës, pjesa zyrtare, unë kam bërë disa denoncime evidente, skandaloze dhe me ironi i kam bërë thirrje Task Forcës duke i vënë përballë faktit që të reagonte. S’ishte ngritur për atë punë, por për të goditur opozitën në rastin më të parë, për ta demaskuar siç ishte rasti me Belerin.
Diasporën e ka kërkuar Taulant Balla pas zgjedhjeve të 2017, s’e miratuam në atë kohë se ishte frika, i bindur se ishte fusha e re që Rama po kërkonte për të manipuluar. Ketë ka bërë edhe tani. E dija që do të shfrytëzohej nga Rama për manipulim. Absurde që diaspora, 1 mln shqiptarë të ikur prej Ramës të votonin për Ramën. Duke pasur parasysh kush ështrë Rama, e dija se çdo të ndodhte me diasporën. Ndodhi ajo që kisha paralajmëruar dhe për fat të keq nuk u pengua.
Task Forca e SPAK ishin pjesë e lojës për të arritur aty ku jemi sot. Qëllimi ishte që Rama t’i merrte zgjedhjet e pastaj të bëhej se u godit krimi zgjedhor me 2-3 raste. Vërtet thesi miellit ka qenë mjeti kryesor, për fat të keq është edhe sot. EUROSTAT tregoi se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë.
Patronazhimi ëhstë akt kriminal, nëse këtë informacion e përdor në mënyrë kriminale. Ia morën familjes votën, pasi pas 2 vjetësh i regjistruan djalin te kopshti i lagjes. Një shërbim s’ta japin dhe ta japin si favor ditën e zgjedhjeve. Ky është krim, një detyrë shtetërore ta përdorësh për t’i marrë votën. E forma të tjera legalizimi, për kulla në Tiranë para zgjedhjeve, 20 leje janë dhënë, në këmbim të votave. Nëse nuk reflektohet e s’ka reagim nga ndërkombëtarët, të paktën duhet të ketë një reagim, ndryshe këtu janë mësuar me të keqen. E keqja është normalitet.