• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autostrada Tiranë – Durrës në mëshirë të fatit, degradimi “kërcënon” sigurinë e përdoruesve

08:34 : 20/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

E shtuna kishte nisur qetë për E.S që kishte zgjedhur të udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit për të kaluar pak kohë në qytetin bregdetar. Qetësinë e kësaj dite e pasoi paniku kur teksa ecte me 60 km/orë në korsinë e ngadalësimit të autostradës, shoferi para që tentoi të shmangte një gropë për pak doli nga rruga.

Skena të kësaj natyre që kërcënojnë sigurinë e përdoruesve për shkak të gjendjes së degraduar të rrugës përsëriten çdo ditë sa herë përshkruan këtë aks në të dy drejtimet.

Gropat nuk kanë fund dhe sa vijnë e shtohen. Fillimisht ato ishin më evidente në korsinë e ngadalësimit çka bëri që shumica e shoferëve të dynden tek korsia e shpejtësisë që tashmë edhe ajo është degraduar në të njëjtën pikë. Shpresat që mbi këtë rrugë do të vihej dorë me ndonjë arnë, siç e do tradita përpara zgjedhjeve dhe para nisjes së sezonit turistik, tashmë u shuan.

Së fundmi, vetëm në një pjesë të vogël në afërsi të Vorës janë bërë disa mbushje të gropave. Më shumë se një punë e planifikuar dhe që synon të rrisë sigurinë duket sikur qeverisë i teproi një dorë asfalt nga diku tjetër dhe vendosi mos ta çojë dëm.

Lexo edhe:

Dy automjete përfshihen në aksident pranë tunelit të Skërficës

Bilanc shqetësues/ Rriten aksidentet rrugore, të rinjtë më të rrezikuarit

Tiranë-Durrës është arteria kryesore rrugore në vend me fluksin më të madh të mjeteve që qarkullojnë në bazë ditore teksa ka gjithashtu lidhjen me Portin e Durrësit, më i madhi në vend por edhe me Aeroportin e Tiranës. Pavarësisht se kalimi në këtë rrugë është kthyer në stres të përditshëm për ata që e përdorin shpesh këtë duket se nisja e sezonit turistik do ta bëjë edhe më evidente problemin dhe kushtet e rrugës.

Operatorët turistikë thanë për “Monitor” se transporti i turistëve të organizuar që bëhet nga Aeroporti nëpër këtë autostradë me autobusë të mëdhenj është një nga ato “aventura” që të huajt nuk e vlerësojnë pozitivisht.

Një rrugë e amortizuar në këto nivele nuk flet mirë as për Shqipërinë në imazhin e përgjithshëm turistik të saj. Si pjesë e vlerësimeve të agjencive të huaja me klientët që sjellin në Shqipëri është edhe infrastruktura dhe kur janë bërë rrugë të shumta në vend, është për të ardhur keq që autostrada kryesore që çon turistët drejt Durrësit dhe Golemit është në këtë gjendje.

Qeveria ndërkohë po vijon me punimet për zgjerimin e autostradës, ku është avancuar me pjesën nga Kthesa e Kamzës deri tek Kthesa e Rinasit. Tenderat për pjesën tjetër deri në hyrje të Durrësit nuk janë hapur akoma. Kosto e përllogaritur e zgjerimit të gjithë rrugës Tiranë-Durrës, sipas dokumentit të politikave prioritare 2025-2027 është rreth 300 milionë euro për 31 km.

Do të ishte mirë që paralelisht me këto punime, që nuk dihet se kur do të mbarojnë, të mirëmbahej edhe pjesa tjetër që është bërë makth sidomos për ata që kalojnë çdo ditë, ku trafiku apo dëmi që pësojnë automjetet është dhimbja më e vogël e kokës dhe rreziku nga parametrat e munguar të sigurisë që duhet të ketë rruga është i madh./Monitor

Etiketa: Aksidenteautostrada tirane-durresgroparrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy automjete përfshihen në aksident pranë tunelit të Skërficës

18:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Bilanc shqetësues/ Rriten aksidentet rrugore, të rinjtë më të rrezikuarit

11:47 : 28/05/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
AKTUALITET

Bllokimi i aksit Gramsh–Kukur, asnjë ndërhyrje nga autoritetet rrugore, situata vijon problematike

16:23 : 17/05/2026
AKTUALITET

Autostrada Tiranë-Durrës/ 13.7 milionë euro të tjera për aksin nga Shqiponja te nënkalimi i Limuthit

13:03 : 13/05/2026
AKTUALITET

“Shoferëve do t’u hiqet patenta përgjithmonë…”! Zbardhen amendamentet e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor

11:38 : 08/05/2026
Para

Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

TË GJITHA

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom