• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:34 : 19/05/2025
në RAJONI

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të 18-të herë me radhë në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje përmes kryesuesit të seancës të shtunën doli me propozim që seanca të mbahet një herë në javë e jo çdo 48 orë, bashkëkryesuesja e seancës që vije nga PDK, doli kundër këtij propozimi, duke thënë se janë të gatshëm të punojnë çdo ditë, shkruan Reporteri.net.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, të premten pas dështimit të seancës tha se propozimi që seanca të mbahet një herënëjavë e ka bërë pasi nuk ka kuptim deputetët të vijnë çdo 48 orë në Kuvend kur rezultati po del i njejtë.

Dehari tha se pret që grupet parlamentare të sjellin një vendim për këtë propozim.

“Ata po deklarohen para medieve sepse nuk ka kuptim që të vijnë çdo 48 orë, për shkak se rezultati po del i njëjtë dhe unë e pashë të nevojshme që të konsultohem me ta, nëse janë të mendimit ata shprehen mendimin që të konsultohen me grupet e tyre parlamentare dhe në seancën tjetër të sjellin një vendim. Rregullorja obligon që t`i thërrasësh deri sa nuk ka një zgjidhje, natyrisht do të ishte më mirë që të kishte zgjidhje, por derisa nuk ka zgjidhje detyrohesh t`i thërrasësh çdo 48 orë”, ka deklaruar Dehari dje pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.

Lexo edhe:

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

Por, bashkëkryesuesja e seancës, deputetja më e re e Kuvendit që vije nga PDK, Sala Jashari, ka dalë kundër këtij propozimi duke thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë në javë, tregojnë dëshirën e kësaj partie për ta zgjatur bllokadën institucionale.

Ajo dje përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK është e gatshme të jetë e pranishme çdo ditë në Kuvend, për të zhbllokuar situatën, shkruan Reporteri.net.

“Kërkesa e VV-së për ta kufizuar mbajtjen e seancave vetëm një herë në javë flet më shumë se çdo deklaratë tjetër që mund të jepet. Kjo kërkesë tregon qartë dëshirën dhe nevojën për ta zgjatur bllokadën institucionale — një dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucionet e reja”.

“Ne nuk kërkojmë seanca një herë në javë, as çdo 48 orë. Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës. Kjo kërkesë e sotme është një tjetër alarm zgjimi për të gjithë. Është e qartë që VV-ja po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin vetëm kur i konvenon asaj!”, ka shkruar ajo.

Seanca sot është thirrë për në ora 10:30.

Etiketa: konstituiminkosoveKuvendi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

19:55 : 25/07/2025
RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit

21:51 : 24/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
Para

Von der Leyen: Kjo javë do të jetë vendimtare për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com