• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Altin Goxhaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme si kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë pasi nuk arriti rezultatin që kishte objektiv në zgjedhjet e 11 Majit.

Goxhaj thotë në një reagim të gjatë në FB se objektivi kryesor ishte kapja e 10 mijë votave në kuadër të një fushate thjesht informimi nën censurë, por nuk arritën as tek 25% e informimit të votuesve potencialë që tu bënin me dije se ai kandidonte në një Listë të Hapur në Koalicionin PD-ASHM.

Teksa merr përgjegjësitë e tij për rezultatin, Goxhaj thekson po ashtu se “Qarku Tiranë ishte i vetmi Qark në Shqipëri që Koalicioni (me vendim të drejtuesit të Fushatës Belind Këlliçi) refuzoi që të bëjë prezantimin e të gjithë kandidatëve në një tubim prezantues (u planifikua dhe anullua për arsye që veç Belindi i di) ndërsa në faqen zyrtare të PD mungon ndonjë e dhënë se ka ndonjë listë kandidatësh me emra dhe mbiemra e le më pastaj prezantim publik online apo në çdo formë tjetër duke dëmtuar çdo kandidat të Listës së Hapur në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Koordinatorja e vëzhguesve të OSBE-së për 11 Majin: Rama përdori pushtetin për avantazh

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL LARG OBJEKTIVIT TË PARTISË pavarësisht pengamrrjes nga Shteti-Parti i Rilindjes të Zgjedhjeve të 11 Majit që deformoi totalisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë për rotacion. I propozoj Komitetit Drejtues fillimin e organizimi kombëtar të partisë për tu përballur me Zgjedhjet Lokale të 2027 si dhe thirrjen e Kuvendit në Shtator për zgjedhjen e Kryetarit.

Unë sot do i paraqes dorëheqjen si Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, Komitetit Drejtues për dështimin elektoral (numëruar në Qarkun Tiranë janë 1734 vota për ne (vetëm 10 kuti nuk janë numëruar nga 1282 kuti në total dhe ende nuk ka dalë vota e Diasporës).

Objektivi kryesor ishte kapja e 10 mijë votave në kuadër të një fushate thjesht informimi nën censurë ku nuk arritëm as tek 25% e informimit të votuesve potencialë që tu bënim me dije se unë kandidoja në një Listë të Hapur në Koalicionin PD-ASHM.

Qarku Tiranë ishte i vetmi Qark në Shqipëri që Koalicioni (me vendim të drejtuesit të Fushatës Belind Këlliçi) refuzoi që të bëjë prezantimin e të gjithë kandidatëve në një tubim prezantues (u planifikua dhe anullua për arsye që veç Belindi i di) ndërsa në faqen zyrtare të PD mungon ndonjë e dhënë se ka ndonjë listë kandidatësh me emra dhe mbiemra e le më pastaj prezantim publik online apo në çdo formë tjetër duke dëmtuar çdo kandidat të Listës së Hapur në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Kujtoj që në këtë fushatë për hir të kohës së shkurtër që patëm (Partia jonë e re u regjistrua në KQZ ditën e fundit të afatit veç 24 orë pasi doli vendimi i Gjykatës), vendosa që e vetmja fushatë që mund të bëja ishte informimi publik në media dhe rrjetet sociale për prezencën e emrit tim në Listën e Koalicionit PD-ASHM dhe jo kërkimi i votës tek qytetarët.

Për fat të mirë të një urdhëri të brendshëm në strukturat e PD që askush nuk duhet të votojë emrin tim sepse i përkas një partie tjetër, çdo votë që më ka nderuar është 100% votë e mbështetësve dhe simpatizantëve tanë dhe nuk vjen nga votuesit e PD.

Siç e keni parë, as nuk takuam njeri, as organizuam takime, dhe i gjithë produksioni i fushatës ishin podcastet, videot, mijëra kartvizita (dhuruar në një kuti nga një dashamirës) dhe 4 kapele.

Nuk mund të bënim më shumë për shkak të numrit të vogël të skuadrës dhe shtrirjes së gjerë gjeografike të zonës elektorale.

Numri prej 1734 votash (pa u numëruar ende vota e Diasporës) është një fakt i papranueshëm për objektivin që patëm dhe përgjegjësia është totalisht e imja dhe e askujt tjetër ndaj dhe i kërkoj të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues që askush të mos japë dorëheqje edhe sepse roli i tyre është i domosdoshëm për riorganizimin e partisë dhe thirrjen e Kuvendit në Shtator 2025.

Kujtoj që pavarësisht konstatimit të verifikuar 100%, që na kanë vjedhur në Komisionet e Numërimit diku tek 600-700 vota (dhe që do ua provojmë në ditët që vijnë me videot e KZAZve) ndërkohë që sot paraqitëm në KQZ edhe kërkesën për të marrë provat video (por ende nuk e dimë përgjigjen e votës së Diasporës për të cilat kemi shpresë për një numër minimumi 400 deri në 600 vota), rezultati i Partisë sonë i parashikuar shkon diku tek 3000 vota në Tiranë (3000 është numri minimal që duhet të ketë një parti politike). Ky rezultat është 3 herë më i vogël se pritshmëria që pata si Kandidat dhe Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë dhe për këtë shkak dorëheqja ime është minimumi që mund të bëj për të marrë të gjitha përgjegjësitë që më takojnë 100% (pavarësisht angazhimit të plotë për të rinumëruar çdo kuti nga 1280 kutitë e Qarkut Tiranë dhe votat e diasporës përgjatë periudhës Maj-Gusht 2025).

Sot do ti kërkoj Komitetit Drejtues të Aleanca Konservatore Për Shqipërinë që të rinisi proçesin e organizimit në të gjithë Shqipërinë përgjatë verës dhe në javën e parë të Shtatorit të mbledhim Kuvendin Kombëtar ku të bëjmë edhe Zgjedhjet konform Statutit për ti dhënë Shqipërinë një subjekt të aftë elektoral, të parin konservator, sovranist, euroskeptik, “right wing”, për tu angazhuar në Zgjedhjet Lokale 2027 që në Shtator 2025 për të fituar këshilltarë në çdo Bashki të Shqipërisë!

Ftoj këto qytetar të Shqipërisë që ti bashkohet Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, të kontribojë me idetë dhe angazhimin e tij, e aq më shumë të kandidojë për forumet drejtuese të Partisë dhe aq më shumë në listat për këshilla bashkiakë.

P.s.

Në këto 34 vjet kam dhënë 17 herë dorëheqjen nga pozicione të ndryshme drejtuese por kjo s’më ka penguar që të luaj një rol konkret super aktiv në shoqëri dhe profesion.

Etiketa: 11 Majialtin goxhajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koordinatorja e vëzhguesve të OSBE-së për 11 Majin: Rama përdori pushtetin për avantazh

12:44 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025
RAJONI

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025
Para

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com