• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

08:21 : 16/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë.

Lapsi.al ka parë një komunikim me mesazhe mes kandidatëve, si dhe ka dëgjuar më pas mesazhet zanore të dërguara nga vetë Edi Rama në grupin e aplikacionit “WhatsApp” ku janë të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Fillimisht është drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, i cili tregon për disa kallëzime që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përgatisë ndaj atyre numëruesve që po manipulojnë votat e kandidatëve.

“Numëruesit do të shkojnë në burg siç ndodhi edhe në 2021, por edhe ata kandidatë që i shtyjnë të bëjnë vepër penale janë po njëlloj fajtor. Mos bini në grackën e sabotimit sepse ofertat që ju vijnë nga PD për bashkëpunim kanë për qëllim hedhjen në erë të procesit zgjedhor”, shkruan Taulant Balla.

Halit Valteri me famë të madhe si kameleon politik sa nga njëra parti në tjetrën, ku bëhet plaçkë e katandi, dhe që së fundi është strehuar te Rilindja, reagoi direkt pas Taulant Ballës. Valteri është i shqetësuar për unitetin e partisë dhe thotë se kanë punuar me gjak e me shpirt.

Lexo edhe:

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

“Mundohu t’ja shpjegosh angalisht se shqip nuk marrin vesh. Po bëhen turpi botës duke luftuar njëri-tjetrin sikur jemi armiq dhe jo një familje e madhe që kemi punuar me gjak e me shpirt për një qëllim”, shkruan Halit Valteri si prift i moralit brenda organizatës së Rilindjes. Pas tij reagimi i radhës gjithë frustrim erdhi nga Julinda Dhame, një tjetër kandidate për deputete në Tiranë.

“Dhe unë e kam bërë e po bëj disa denoncime. Po jua deklaroj këtu që do e çoj deri në fund. Nuk le askënd të më prekë qoftë një votë dhe as t’u shtohet kandidatëve të tjerë. E kam me fakte!”, shkroi Dhame duke denoncuar manipulimin e votave në numërim në favor të kandidatëve të caktuar.

Pas këtyre komunikimeve ka ndërhyrë vetë Edi Rama përmes disa mesazheve zanore, të cilat Lapsi.al i dëgjoi. Ai ka kërcënuar kandidatët që askush të mos përzihet në numërim e votave. Rama iu është drejtuar nominalisht Valter Halitit dhe Julinda Dhames duke kërkuar që të mos bëjnë “as gërr as mërr..” teksa kërcënoi edhe me ndarje përfundimtare nga Partia Socialiste.

“Uroj që këtë të mos e nënvleftësojë askush që nuk do të ndahet njëherë e mirë me këtë familje politike”, tha Rama. Kryeministri ka kërkuar vazhdimisht që kandidatët të qëndrojnë larg procesit të numërimit duke dhënë garanci se asnjë manipulim nuk ka për të ndodhur.

Megjithatë shpirtrat e trazuar të kandidatëve duket se është vështirë të qetësohen. Ata nuk i kanë besë përbetimeve të Ramës për proces të rregullt në numërim dhe as arbitrit KQZ. Vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve socialistët e kanë në normalitetin e tyre aq sa vështirë të kursejnë dhe të vetët./Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramakercenimelista e hapurmesazhnumerimiSMSTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

14:06 : 06/08/2025
AKTUALITET

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

13:36 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

11:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizëm elitar, të huajt ankohen për plehrat në forumet e udhëtimit me mijëra ndjekës

08:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

11:29 : 05/08/2025
Para

47 liderë shtetesh në Tiranë, ç'pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian

TË GJITHA

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbardhet dosja: Një gjurmë gishti “tradhtoi” Flodian Plakun

16:19 : 06/08/2025

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit, shqiptari plagos policin në Itali

16:06 : 06/08/2025

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

15:58 : 06/08/2025

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025

Bilanc tragjik në Gaza, 138 viktima brenda 24 orëve

15:46 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com