Patrice Evra kujtoi në podkastin e SDS mënyrën se si Sir Alex Ferguson i trajtonte lojtarët te Manchester United dhe, me shaka, siguroi se nëse skocezi do të stërvitej sot “ai do të arrestohej”.
Francezi, i cili veshi fanelën e “Djajve të Kuq” midis viteve 2006 dhe 2013, kujtoi hedhjen e këpucëve në ajër dhe një atmosferë me shumë britma.
“Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg. A e dini sa lojtarë pashë duke qarë për shkak të qortimeve dhe goditjeve në ajër? Ai ishte i lig”, tha Evra.
Evra kujtoi çfarë i ndodhi Danny Welbeck-ut të atëhershëm të ri në një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite.
“Wayne Rooney ia dha topin dhe ai humbi një penallti. Ne humbëm, por ishte një ndeshje miqësore, një ndeshje 45-minutëshe. Kur arritëm në dhomën e zhveshjes, ai (Ferguson) bërtiti ‘Welbeck!'”
Unë dhe Welbeck ishim në banjo, ai po urinonte, por Ferguson po bërtiste: “Kush dreqin mendon se je, që hyn në ekipin e parë dhe humb një penallti?” I thashë, ‘Zotëri, është një ndeshje miqësore.’ Por ai nuk donte ta dinte. ‘Një lojë miqësore e mallkuar!'”
Evra kujtoi gjithashtu çfarë i ndodhi Nanit në Anfield, në një ndeshje kundër Liverpoolit që “Djajtë e Kuq” e humbën. Lojtari portugez pësoi një ndërhyrje të fortë nga Jamie Carragher dhe mbeti duke qarë në fushë, duke mbajtur këmbën.
Paul Scholes reagoi me indiferencë, por trajneri më vonë iu drejtua: “Shpresoj ta kesh thyer këmbën sepse një lojtar i United nuk qan në Anfield.”
“Ne ishim njerëz të këqij,” pranoi Evra në podcast. “Dua t’u kërkoj falje të rinjve që u stërvitën me ne sepse ne ishim kafshë. Pas ndeshjes pritëm deri të nesërmen për ta ‘vrarë’ Nanin, nuk donim t’ia dinim.
‘Nëse ke gjakderdhje qan, nëse nuk ke dhe qan, atëherë nuk je një nga ne’. Trajnerit iu desh t’i jepte një javë kohë për t’u rikuperuar sepse donim ta vrisnim. Edhe tani në grupin tonë në WhatsApp kemi ende foton e Nanit duke qarë në Anfield…”
Kujtojmë që Alex Ferguson drejtoi Manchester United për 26 vjet. Ai fitoi 38 trofe, përfshirë 13 tituj lige, 5 Kupa FA dhe dy Liga Kampionësh.