• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Duke sfiduar një sistem të konceptuar për t’i mbajtur larg Parlamentit, partitë e vogla pa lidhje me pushtetin pritet të marrin 155 mijë vota në këto zgjedhje si dhe së paku 3 mandate deputetësh, duke hapur një dritare për në parlament për herë të parë nga jashtë radhës së elitës.

Tre nga partitë e vogla garuese në zgjedhjet e së dielës duket se po sigurojnë mandate parlamentare, një ndryshim themelor në politikën shqiptare që mundet t’i hapë rrugën thyerjes së sistemit duopolist të krijuar nga Partia Socialiste në qeveri dhe ajo Demokratike në opozitë si dhe të hedhë themelet për të sfiduar politikën klienteliste të fosilizuar nga këto forca politike përgjatë dy dekadave të fundit.

Procesi i numërimit të votave të së dielës nuk është mbyllur ende, por sakaq është e qartë se tetë parti të vogla nga njëmbëdhjetë garuese kanë marrë rreth 140 mijë vota brenda vendit dhe rreth 15 mijë të tjera nga emigrantët, për një total prej 155 mijë votash. Shifrat nuk janë përfundimtare për shkak se për votat brenda vendit mbeten për t’u numëruar edhe 2% e kutive ndërsa nga votat e emigrantëve, mbeten për t’u numëruar mbi 70%. Procesi i numërimit të votave të emigrantëve është bllokuar aktualisht. Edhe pse kanë kaluar pothuajse 48 orë nga mbyllja e kutive të votimit, shifrat e pjesëmarrjes nuk janë ende të disponueshme por ekstrapolimi i të dhënave të deklaruara sugjeron se brenda dhe jashtë vendit kanë votuar 1,66 milionë qytetarë dhe nga këta, 9.4% kanë votuar një nga partitë sfiduese.

Mandate parlamentare

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në KZAZ nr. 40 në Tiranë

Shumë individë dhe grupime kanë tentuar në të shkuarën të thyejnë duopolin e instaluar dy dekada më parë në marrëveshje mes Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, dhe Edi Ramës, në atë kohë kryetar bashkie dhe kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.

Lexo edhe:

Mori vetëm 1 mandat, Lapaj: Më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar! Nxorri lakuriq sistemin elektoral

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

Ben Blushi me partinë Libra, pasi u shkëput nga Partia Socialiste, mori gati 20 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2017, por fitoi zero mandate parlamentare. Në vitin 2021, Nisma Thurrje, e sapokrijuar në atë kohë, mori 10 mijë vota dhe zero mandate. Disa kandidatë të pavarur, tre prej të cilëve u mbështetën nga Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, as nuk iu afruan mandatit.

Situata pritet të jetë shumë ndryshe këto zgjedhje, ku tre nga partitë e vogla pritet të marrin minimalisht 3 dhe maksimalisht 7 mandate në varësi të rezultatit përfundimtar.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka siguruar deri më tani 3.5% të votave brenda vendit dhe 8.4% nga votat e emigrantëve. Kjo parti ka siguruar deri tani një mandat në Tiranë. Ajo gjithsesi po mban shpresa për një mandat të dytë në Fier, për të cilin është afër, dhe një në Vlorë. Shpresat për mandate në këto dy qarqe duket se varen nga ecuria më e mirë që kjo parti ka mes emigrantëve nga këto dy qarqe. NSHB ka marrë 13% të votave nga emigracioni që janë numëruar deri tani për qarkun Vlorë dhe 10% për qarkun Fier. Përkundrejt kësaj, në votat brenda vendit, ajo ka marrë respektivisht 5.4 dhe 4.6%.

Partia “Mundësia” e biznesmenit Agron Shehaj ka siguruar deri tani një mandat në Qarkun Tiranë, ndërsa një mandat i dytë është ende në garë. Mundësia ka marrë deri në këto çaste rreth 42 mijë vota, të cilat pritet të rriten deri në përfundim të numërimit.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë deri më tani mbi 20 mijë vota në rang kombëtar. Ajo është pranë fitimit të një mandati në Qarkun Tiranë, ku ka marrë gati 2.7% të votave. Për të mësuar rezultatin final do të duhen edhe shumë ditë për shkak se rreth 150 mijë vota nga emigrimi mbeten për t’u numëruar.

Duopol me ligj

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Që nga viti 1991, dy partitë kryesore, Partia Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës dhe Partia Demokratike, e cila në një numër të konsiderueshëm drejtuesish u shkëputën nga Partisë e Punës, kanë menaxhuar pushtetin me ndihmën e disa partive në secilin krah, parti të vogla të përdorura me raste si karrem për votuesit e pakënaqur dhe me raste të tjera si makineri elektorale. Në vitin 2001, kur kryetari socialist i asaj kohe, Fatos Nano shprehu pakënaqësi ndaj partive të vogla aleate të PS, i cilësoi ato si “parti taksi”, në kuptimin, mjete të rëndomta që përdoren sipas nevojave të partive të mëdha përkundrejt një pagese.

Përgjatë zgjedhjeve që pasuan, PD dhe PS dhe aleatët e tyre formalë që ndryshuan emra, menaxhuan proceset elektorale të vendit dhe zakonisht i mohuan partive të dala jashtë vullnetit të tyre, qoftë njerëz të shkëputur prej tyre, qoftë iniciativa të reja politike, një garë të ndershme dhe të barabartë.

Kulmi gjithsesi u shënua në vitin 2008, kur një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së, instaloi një regjim disavantazhi të shumëfishtë për partitë e vogla në përgjithësi, me shënjestër Lëvizjen Socialiste për Integrim në veçanti. Në një nga elementët më të shëmtuar të marrëveshjes, u kërkua që, në rast se një grup njerëzisht dëshironin të krijonin një parti të re politike, ata duhej të grumbullonin deklarata të noterizuara të 20 mijë qytetarëve. Duke qenë se deklaratat e noterizuara kanë një kosto ligjore prej 200 lekësh, kostoja e themelimit të një partie të re u caktua, në këtë mënyrë, në gati 40 mijë euro.

Dizavantazhi kryesor u krijua nga ndarja e vendit në 12 rajone zgjedhore me përmasa të ndryshme, në shumicën e të cilave, partitë e vogla nuk kishin shanse reale të fitonin mandate. Krahas ndarjes në fjalë, u imponua  edhe detyrimi që çdo parti të garonte në të gjitha qarqet dhe me lista të plota kandidatësh. Detyrimi përgjysmohej, pra partitë e vogla nevojiteshin të garonin me 70 kandidatë dhe jo me 140, në rast se ato pranonin të garonin si pjesë e koalicioneve të dy partive të mëdha.

Absurditeti i skemës u vu re në vitin 2017, kur MEGA, një parti e minoritetit grek në Shqipëri, u detyrua të garojë në të gjithë territorin e vendit dhe mbushi listat me çfarë të mundej ndërkohë që shpresonte për mandat vetëm në disa zona të kufizuara ku banon komuniteti që kjo parti synonte të përfaqësonte.

Diskretitimi i thellë i dy forcave të mëdha politike nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive si dhe lufta e shumë aktivistëve kundër padrejtësive sistemike duket se krijoi dritaren e vogël, përmes të cilës, tre parti të reja po hyjnë në parlament.

Më pak mandate nga sa u takon

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përfaqësimi në parlament duhet të jetë sa më i përafërt me votën popullore, ndonëse gjerësisht pranohet se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Sistemi i zgjedhur nga PD-PS në fakt ka shkaktuar që nga ajo kohë “vota të djegura”, vota që praktikisht nuk janë përfaqësuar në parlament. Zgjedhjet e së dielës nuk ndryshojnë nga të shkuarat në këtë drejtim, ndonëse në të shkuarën, “viktima” të sistemit kanë qenë partitë makineri elektorale të llojit LSI apo PDIU.

Të tetë partitë e vogla sfiduese në zgjedhjet e së dielës, (pra garuesit pa PS, PD e aleatë dhe PSD), pritet të marrin brenda vendit 142 mijë vota, të cilat përbëjnë rreth 10% të votave dhe teorikisht duhej të prodhonin rreth 14 mandate. Por fakti është që këto parti pritet të marrin minimumi 3 dhe maksimumi 7 mandate për shkak të padrejtësisë sistemike. Votat e papërfaqësuara të këtyre shqiptarëve u kalojnë si mandate dy partive të mëdha. Kështu, Partia Socialiste, e cila mori 52% të votës popullore, pritet të marrë 82 mandate ose gati 56% të parlamentit, ndërsa opozita kryesore pritet të marrë 50 mandate ose 36% të parlamentit, ndërsa ka marrë 35% të votave. Me pak fjalë, nga të 11 mandatet që PS dhe PD ia ka mohuar të vegjëlve me sistemin e proporcionalit rajonal, 10 duket se janë fituar nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Në rast se sistemi do të ishte proporcional i pastër kombëtar, PS do të merrte 73 mandate, PD 49, Nisma Shqipëria Bëhet 4.9 mandate, Mundësia 4.3 dhe Bashkë afërisht 2 mandate. Me sistem proporcional kombëtar, Koalicioni Euroatlantik, që mori 1.36% të votave e kishte të sigurt një mandat.

Tirana goditi të mëdhenjtë

Zgjedhjet e së dielës duket se kishin përcaktues votuesit e Qarkut Tiranë. Partitë e vogla morën sëbashku afërsisht 143 mijë vota në rang kombëtar ose 10% të votave të vlefshme në rang kombëtar, por në Tiranë morën 13.7% të votave.

Në zgjedhjet e së dielës, në Tiranë u hodhën afërsisht 435 mijë vota, pothuajse 50 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partisë Socialiste i humbën 26 mijë vota ndërsa Partisë Demokratike i humbën më vete 35 mijë vota. Të 28 mijë votat që LSI pati marrë më 2021 në Tiranë dhe që teorikisht duhej të gjendeshin në thesin e Koalicionit Shqipëria Madhështore nuk duken gjëkundi. PD dhe LSI sëbashku kanë humbur pothuajse 64 mijë vota. Partitë e vogla të marra sëbashku në Tiranë kanë marrë gati 80 mijë vota. Katër vjet më parë, partitë e vogla, përfshirë Nismën Thurrje, apo Bindja Demokratike, patën marrë sëbashku 15 mijë vota.

Model tjetër

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori gjatë takimit përmbylllës të fushatës

Dritarja e vogël drejt Parlamentit, e hapur nga partitë e vogla në zgjedhjet e së dielës ka gjasa të shënojë nisjen e një politike të një lloji të ndryshëm nga ai që kemi parë përgjatë dy dekadave të fundit. Sepse, duke filluar nga viti 2009, kur LSI kaloi ylberin politik dhe hyri në aleancë qeverisëse me PD, politika dominuese ka qenë ajo e shfrytëzimit në maksimum të burimeve ekonomike shtetërore për të siguruar vota, e manipulimit të medias, e bashkëpunimit me krimin e organizuar për të blerë vota e shantazhuar votuesit. Shkurt, nisur fillimisht nga partitë e vogla, politika klienteliste u zgjerua te partitë e mëdha PD e PS deri në fosilizim të plotë, gjë që është vërejtur përgjatë tre fushatave të fundit elektorale për zgjedhje parlamentare, fushata të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë i cilësojnë si “rather low-key” një shprehje figurative që në këtë rast nënkupton mungesën e debateve reale politike.

Në këtë kontekst, partitë e vogla, me 10% të votave të vlefshme dhe me çdo votë të siguruar falë kërkesës së qytetarëve për përfaqësim jashtë politikës klienteliste apo politikës identitare të trashëguar nga tirania komuniste dhe shkelja masive e të drejtave të njeriut nga qeveria e parë post-komuniste, sugjeron se një nisje e re është shënuar në zgjedhjet e së dielës, një nisje që është lënë pak në hije nga fitorja e bujshme e socialistëve apo shkeljeve të shumta zgjedhore të vërejtura nga vendësit dhe ndërkombëtarët. Gjasat janë që partitë e reja që hyjnë në parlament do të kenë mundësinë të demonstrojnë aftësitë e tyre, duke i dhënë qytetarëve më shumë zgjedhje në zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshimi tjetër i madh duket se do të jetë demokracia e brendshme. Nisma Shqipëria Bëhet garoi me lista të hapura, të cilat ia imponoi vetes, ndërsa Lëvizja Bashkë vendosi Redi Muçin, një aktivist dhe jo kryetarin Arlind Qori të parin në listën e Tiranës, përmes një votimi brenda strukturave të partisë. Një numër qytetarësh u shfaqën në publik për herë të parë me politikën e pranisë fizike, nga partitë që po hyjnë në parlament dhe nga të tjera që nuk hynë, me komunikime ballë për ballë, me ballafaqim idesh dhe larg modelit të armikut të papajtueshëm të instaluar nga partitë e mëdha apo të votuesit si klient të institucionalizuar me sistemin e patronazhimit.

/BIRN

Etiketa: adriatik lapajAgron Shehajarlind qorikuvendLevizja "Bashke"mandateMundesiaparti te rejaPartia MundesiaShqiperia Behet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mori vetëm 1 mandat, Lapaj: Më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar! Nxorri lakuriq sistemin elektoral

17:16 : 14/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025
Para

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri "tërmet" tek PS, ja kush i merr mandatet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

18:13 : 14/05/2025

Ernest Muçi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje pas 1 muaji

18:08 : 14/05/2025
Foto ilustruese

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

17:57 : 14/05/2025

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

17:51 : 14/05/2025

Samiti/ Kush janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj

17:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com