• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka denoncuar një sërë shkeljesh të rënda të kryera nga ana e qeverisë dhe operatorit postar DHL, në lidhje me administrimin e zarfeve të ardhura nga Greqia për zgjedhjet.

Sipas tij, ky proces ka nisur me një shkelje flagrante të kushteve të kontratës mes KQZ-së dhe DHL-së, ku në kundërshtim të hapur me protokollin e sigurisë dhe klauzolat kontraktuale, shpërndarja dhe marrja në dorëzim e zarfeve është kryer nëpërmjet nënkontraktimit, një praktikë që kontrata ndalonte qartësisht.

Për më tepër, Logu denoncoi një rritje të papritur dhe të pajustifikueshme të numrit të zarfeve nga Greqia, duke ngritur dyshime serioze për manipulimin e votës së emigrantëve shqiptarë në këtë shtet.

Ai kërkoi transparencë të plotë nga KQZ-ja dhe verifikimin e çdo nënshkrimi për secilin prej 53 mijë zarfeve të ardhura nga Greqia, duke theksuar se çdo zarf që nuk është dorëzuar dhe marrë personalisht nga zgjedhësi, nuk duhet të përfshihet në procesin e numërimit apo vlerësimit të votës.

“Ajo që dua të theksoj fillimisht lidhet me zarfat e ardhur nga Greqia. Ka dy fakte që i dimë tashmë. Fakti i parë ka të bëjë me një shkelje flagrante nga ana e operatorit të shërbimit postar DHL, i cili kishte një kontratë me KQZ-në. Ky operator nuk ka kryer vetë procedurën e shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të zarfeve që vinin nga Greqia, por e ka bërë këtë nëpërmjet nënkontraktimit. Ndërkohë, në kontratë thuhet shprehimisht se nënkontraktimi nuk lejohet. Pra, i gjithë ky proces ka nisur me një shkelje të rëndë të kushteve kontraktuale nga ana e shërbimit postar.

Lexo edhe:

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

Elementi i dytë, të cilit mund t’i referoheni edhe me shifra zyrtare të KQZ-së, është fakti se nga data 17.04.2025 deri më 04.05.2025 nga Greqia kanë ardhur vetëm 17 mijë zarfe, me një mesatare ditore prej rreth 100 zarfe në ditë. Më datë 04.05.2025, ka një deklaratë të z. Rama në Gjirokastër, ku ai shprehet se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit në Greqi ishte “mishmash”.

Pas kësaj deklarate, drejtuesi politik i PS-së, së bashku me grupe patronazhistësh, janë nisur drejt Greqisë. Ju i keni parë pamjet: në pika dhe qendra të caktuara të DHL-së në të gjithë Greqinë, patronazhistët e PS-së janë angazhuar në mënyrë të paautorizuar për marrjen e zarfeve që kishin shkuar për zgjedhësit shqiptarë. Këto zarfe janë marrë, janë plotësuar dhe janë dërguar më pas në Shqipëri.

Nga data 5 maj deri më 11 maj, pra për vetëm 6 ditë, kemi pasur 36 mijë zarfe të ardhur nga Greqia. Kjo anomali, në vlerësimin tonë, nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse si rezultat i një manipulimi të votës së shtetasve shqiptarë që ndodhen në Greqi.

Sipas protokollit të sigurisë, çdo zarf duhet të merret personalisht nga zgjedhësi, të nënshkruhet dhe të dorëzohet me një dokument identifikimi të vlefshëm. Kjo nuk ka ndodhur. Ka video ku duket qartë se i njëjti person merrte qindra zarfe, i plotësonte, i dorëzonte dhe nuk identifikohej në asnjë moment.

Ne i kërkojmë KQZ-së që të vërë në dispozicion të gjitha nënshkrimet për 53 mijë zarfat e ardhur nga Greqia. Sepse, nëse nuk provohet që këta zgjedhës i kanë marrë personalisht dhe i kanë kthyer po ashtu personalisht përmes DHL-së, atëherë, në këtë rast, këto zarfe nuk mund t’i nënshtrohen as numërimit dhe as vlerësimit”, tha Logu.

Etiketa: dyshimGreqivotazarfe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

12:12 : 02/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

11:47 : 02/06/2026
AKTUALITET

I dënuar për trafik droge, arratiset nga burgu grek 48-vjeçari shqiptar

11:04 : 02/06/2026
RAJONI

Krim i rëndë në Greqi/ Fëmijët ishin në gjumë, 41-vjeçari masakron gruan me thikë

14:58 : 01/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua me motor në Greqi, vdes pas 8 muajsh në spital i riu shqiptar

09:27 : 31/05/2026
RAJONI

Shpërthim në një fabrikë riciklimi në Greqi, disa të plagosur!

22:27 : 29/05/2026
Para

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom