• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ancelotti ndahet me Realin: Ishte vendim i përbashkët, do të jem tifoz i këtij klubi përjetë

15:57 : 13/05/2025
në SPORT

Një ditë pas zyrtarizimit si trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Mallorca.

Siç pritej, vëmendja e mediave ishte e përqendruar tek aventura e tij e re.

“Ndjesia ime është që më 26 maj do të jem trajner i Brazilit. Është një sfidë e madhe, por unë jam ende trajner i Real Madridit. Dua ta përfundoj mirë këtë aventurë fantastike. E di që jeni të interesuar për atë që do të bëj më pas, por tani duhet të mendoj për ditët që më kanë mbetur këtu. Nga respekti për këtë skuadër dhe tifozët e saj, jam i përqendruar te fundi i kësaj aventure spektakolare”, – nënvizoi fillimisht trajneri italian.

Për arsyen pse lajmi doli të hënën: “Sepse Federata Braziliane (CBF) bëri deklaratën publike të marrëveshjes . Nga 26 maji do të jem trajneri i Brazilit”.

Real Madridi nuk ka bërë ende ndonjë komunikatë zyrtare: “Reali do ta publikojë kur të dojë, nuk ka asnjë problem. Nuk e di kur do ta bëjë, ndoshta kur ta shohë të arsyeshme. Nuk kam asgjë për të shtuar mbi këtë çështje”.

Lexo edhe:

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

Ancelotti largohet një vit përpara përfundimit të kontratës (e vlefshme deri më 2026): “Futbolli, si jeta, është një aventurë që nis dhe përfundon. Gjithmonë kam menduar se një ditë gjithçka do të mbarojë. Një periudhë shumë e bukur po përfundon, jam argëtuar shumë. Megjithatë, si për çdo gjë në jetë, vjen një moment si ky. Nëse vetë jeta mbaron, imagjinoje një aventurë në një klub futbolli. Kam qenë shumë mirë, dua ta përfundoj me dinjitet. Më 26 maj do të flas për sfidën e re. Nuk kam pasur kurrë probleme me klubin, as do të kem kurrë. Real Madridi është një klub që do ta mbaj gjithmonë në zemër. Bashkëpunimi ynë po përfundon pas disa viteve, ku kemi fituar shumë tituj. Real Madridi përbën për mua diçka fantastike, që do të më zgjasë gjithë jetën”.

Për mënyrën si po përfundon “muaji i mjaltit” me Realin: “Asnjë zhgënjim. Nëse ditën që kam ardhur këtu, dikush më thoshte se do të fitoja 11 tituj në 4 vite, do të firmosja pa hezitim. Ky sezon nuk shkoi mirë për shumë arsye, por ishte një periudhë e paharrueshme”.

Duke u përballur me pyetje të shumta nga gazetarët, Ancelotti humbi pak durimin: “Po, jam shumë i lumtur. Do të isha edhe më shumë nëse nuk do të ishte kjo konferencë. Duhet të shpjegoj gjëra që nuk dua t’i shpjegoj, sepse jam i Real Madridit deri më 25 maj. Kam shumë respekt për këtë fanellë. Dua ta respektoj deri në ditën e fundit. Doja të fitoja La Liga-n dhe Champions-in, por ende jam shumë i lumtur”.

Për arsyet e largimit: “Nuk kam menduar kurrë që Real Madridi nuk më do. Ky klub më do, edhe nëse më 25 maj do të iki te Brazili. Real Madridi gjithmonë më ka dashur, gjithmonë më ka treguar dashuri. Nuk mund të isha trajner i Realit përgjithmonë, çdo aventurë e tillë përfundon për shumë arsye. Klubi ndoshta ka nevojë për energji të reja, nuk e bëj dramë. Një mijë herë faleminderit këtij klubi! Do të jem tifoz i Realit për gjithë jetën. Po mbyllet një periudhë spektakolare. Nuk e kam menduar kurrë se do ta stërvisja Realin për 6 vite, e megjithatë ndodhi. Ishte një vendim i përbashkët”.

Etiketa: ancelottiReal Madrid

Lajme të lidhura

SPORT

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025
SPORT

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025
SPORT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

21:55 : 18/06/2025
SPORT

“Ke dy pika të dobëta!” Xabi Alonso e nis me kritika për anglezin Arnold

19:20 : 17/06/2025
SPORT

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025
SPORT

Real Madrid rinovon me talentin 22-vjeçar, kontratë 6-vjeçare

14:22 : 14/06/2025
Para

Aksident në Korçë/ Makina përplas nxënësin që po kalonte rrugën

TË GJITHA

Rinumërohen 80 kuti në qarkun e Fierit, PD ka humbur më shumë vota sesa PS

14:30 : 30/06/2025

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Osmani do të ftojë në takim krerët e partive politike

14:19 : 30/06/2025

Byroja e Imigracionit në Filipine: Po rritet numri i punëtorëve që trafikohen drejt Shqipërisë

14:08 : 30/06/2025

“Gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen”, Tabaku:Shtresa e mesme po sulmohet

14:04 : 30/06/2025

I riu nga Kamza përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

14:04 : 30/06/2025

“Tapë” në timon, arrestohen dy persona në Elbasan

13:58 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com