Ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në rang vendi dhe ato të diasporës për zgjedhjet parlamentar, proces i mbajtur këtë të diel.
Kutitë e para të votimit janë hapur në Bashkinë e Pustecit, në Qarkun e Korçës, duke qenë se është dhe zona me numrin më të ulët të votuesve.
Paralelisht me kutitë e votimit në Pustec, ka nisur dhe numërimi i votave të diasporës për Qarkun e Korçës. të vendosura në Parkun Olimpik të Tiranës.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake të Pustecit, ku janë numëruar gjithsej tetë kuti votimi. Sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Demokratike.
Ja rezultati i plotë për çdo kuti:
Kutia 1: PS – 130 vota | PD – 52 vota
Kutia 2: PS – 150 vota | PD – 118 vota
Kutia 3: PS – 134 vota | PD – 35 vota
Kutia 4: PS – 99 vota | PD – 33 vota
Kutia 5: PS – 182 vota | PD – 77 vota
Kutia 6: PS – 153 vota | PD – 44 vota
Kutia 7: PS – 57 vota | PD – 44 vota
Kutia 8: PS – 147 vota | PD – 57 vota
Totali për Pustecin:
PS: 1,052 vota
PD: 460 vota
Partia Socialiste ka siguruar një avantazh të thellë në këtë zonë, duke marrë mbi 69% të votave të vlefshme të numëruara.
Kujtojmë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, me kërkesë të PD-së, bllokoi publikimin e rezultatit në Vorë dhe në njësinë nr.10 në Tiranë, ku u votua elektronikisht, teksa Ilirjan Celibashi tha se rezultati për votimin elektronik do të bëhet me dije mëngjesin e së hënës.
Gjithsesi, sipas raportimeve nga mediat, në 21 pajisje elektronike votimi në Vorë, Partia Socialiste ka marrë 1902, ndërsa PD vetëm 1164 vota.
Tek ky LINK, mund të njiheni me përditësimin në kohë reale të KQZ së rezultatit të zgjedhjeve në rang vendi. (KLIKO KËTU)
Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin
Tensione në Parkun Olimpik ku po numërohet vota e diasporës. PD po konteston votat e ardhura nga Greqia, rreth 52 mijë. PD kërkon që çdo zarf me fleta votimi që ka ardhur nga Greqia të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet, pasi PD pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS.
PD kërkon që votat e Greqisë të ndahen më vete derisa të ketë një vendim KQZ ose komisioni i vlerësimit të votave, ndërsa PS është kundër.
Kjo situatë ka krijuar tensione brenda Parkut Olimpik.
Po ashtu Taulant Balla ka kërcënuar komisionerin e PD se do ta kallëzojë penalisht, duke ndërhyrë kështu në proces.
“Kush është prova që e konteston. Cila është arsyeja. Edhe ti nuk mund ta shkelësh ligjin edhe pse je përfaqësues e KQZ. Ti s’ke asnjë kompetencë. Ti po shkel ligjin dhe ne ruajmë të drejtën të bëjmë kallëzim penal”, tha Balla.
Numërohen 18 kuti në Tiranë, kryeson PS
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 18 kuti nga 1282 që janë në total. Partia Socialiste kryeson me 3979 vota ose 51 %. Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2555 vota ose 32.8 %.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
PS: 51.0% (3,979 vota)
PD-ASHM: 32.8% (2,555 vota)
MUNDESIA: 5.0% (391 vota)
BASHKE: 3.3% (260 vota)
NISMA-SHB: 3.0% (237 vota)
PSD: 2.7% (214 vota)
KEA: 1.1% (85 vota)
DZH: 0.5% (40 vota)
AKSH: 0.3% (23 vota)
LA: 0.1% (8 vota)
ADR: 0.1% (6 vota)
Numërohen 38 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 38 qendra votimi nga 198 në total. Partia Socialiste kryeson me 4709 vota ose 62 %.
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 2307 vota ose 30.4 %.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 253 vota ose 3.3 %.
Partia Mundësia 89 vota ose 1.2 %.
Partia Socialdemokrate 64 vota ose 0.8 %.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 54 vota ose 0.7 %.
Lëvizja Bashkë ka marrë 72 vota ose 0.9 %.
Kukës, fillon numërimi, PS në avantazh
Numërohet kutia e parë në Kukës, 76 PS dhe 48 PD në qendrën e Zapodit! PSD forcë e tretë me 43 vota.
Numërohet kutia e parë në qarkun Kukës. Është qendra e Zapodit që është numëruar e para, ku PS ka fituar me 78 vota, kundrejt 48 të PD. Surpriza është PSD e Tom Doshit me 43 vota, ose vetëm 5 më pak nga PD, duke dalë forcë e tretë.
Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës.
Nis numërimi i tyre në KZAZ, kurse në Has e Tropojë ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave.
Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 76 nga 422 kuti votimi.
Sipas rezultateve, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 10,357 vota, duke përfaqësuar 55.8% të votave totale të deri tanishme.
I dyti renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 6,259 vota ose 33.8%.
Ndërsa forcë e tretë në Korçë rendtet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka grumbulluar 716 vota ose 3.9%.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 10,357 vota – 55.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 716 vota – 3.9%
Partia Mundësia – 394 vota – 2.1%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 99 vota – 0.5%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 27 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 10 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 6,259 vota – 33.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 491 vota – 2.6%
Lëvizja Bashkë – 146 vota – 0.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 29 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 17 vota – 0.1%
Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë
Pas dorëzimit të të gjitha kutive në KZAZ-të e qarkut Vlorë, ka nisur procesi i numërimit në Delvinë, teksa pritet të nisë edhe në qendrat e tjera.
Del ehde rezultati i parë në kutinë e qendrës 4614 në Delvinë, ku PS ka fituar me 103 vota, kundrejt 47 të PD, teksa Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16 dhe Koalicioni Euroatlantik 1 votë dhe PSD me 4 vota.
Është njoftuar se pas pak do të nis numërimi i kutive për ZAZ-të e Bashkisë Vlorë.
Ndërkohë që mësohet se ka përfunduar edhe procesi i dorëzimit të materiale në Bashkitë Sarandë Delvinë, Konispol dhe Finiq. Kurse në Delvinë ka nisur procesi i numërimit.
Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti
Janë numëruar 46 kutitë e para në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total, ku PS kryeson me 9507 vota, ose 65.6%.
PD-ASHM renditet e dyta me 3492 vota (24.1%), ndërsa NISMA-Shqipëria bëhet mban vendin e tretë me 593 vota (4.1%).
VOTAT PËR ÇDO PARTI POLITIKE
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 3492 vota ose 24.1 %
Lëvizja Bashkë 145 vota
Lëvizja Atdheu 18 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik 70 vota
Partia Socialiste e Shqipërisë 9507 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 593 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 23 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re 8 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 144 vota
Partia Mundësia 333 vota
Partia Socialdemokrate 150 vota
Qarku Elbasan/ PS kryeson, si renditet PD
Janë numëruar 22 kuti në qarkun Elbasan, nga 508 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.
PS ka marrë mbështetjen më të madhe të votuesve në këtë qark me 3,131 vota, që përfaqësojnë 61.9% të rezultatit.
Pas saj, vjen Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 1,405 vota ose 27.8%.
Në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 166 vota, që përbëjnë 3.3% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 3,131 vota – 61.9%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 1,405 vota – 27.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 166 vota – 3.3%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 134 vota – 2.6%
Partia Mundësia – 91 vota – 1.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 45 vota – 0.9%
Lëvizja Bashkë – 36 vota – 0.7%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 28 vota – 0.6%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 15 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 6 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 2 vota – 0.0%
PS kryeson edhe në Dibër, ja sa vota merr PD në 16 kutitë e para
Janë hapur 16 kuti në qarkun e Dibrës nga 222 që janë në total. Deri tani Partia Socialiste renditet e para force e parë me 2248 vota ose 58.9%, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1439 vota ose 37.7%.
Rezultatet sipas partive
PS 58.9% (2,248)
PSD 1.0% (40)
MUNDESIA 0.6% (23)
ΚΕΑ 0.3% (12)
LA 0.0% (1)
DZH 0.0% (0)
PD-ASHM 37.7% (1,439)
NISMA-SHB 1.0% (38)
BASHKE 0.3% (13)
AKSH 0.1% (3)
ADR 0.0% (1)
Shkoder/ PD ruan avantazhin, e ndjek PS dhe PSD
Në qarkun e Shkodër janë numëruar 24 kuti nga 405 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 1938 vota, duke përfaqësuar 39.2% të votave.
Partia Socialiste (PS) renditet e dyta me 1611 vota, me një përqindje prej 32.6%, ndërsa në vend të tretë është Partia Socialdemokrate, e cila ka grumbulluar 1196 vota, që përbëjnë 24.2% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 1611 vota – 32.6%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 1938 vota – 39.2%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1196 vota – 24.2%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 52 vota – 1.1%
Lëvizja Bashkë – 23 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 4 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 0 vota – 0.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 67 vota – 1.4%
Partia Mundësia – 45 vota – 0.9%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 7 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1 vota – 0.0%
Qarku Lezhë/ PD thellon avantazhin ndaj forcave të tjera politike
Në Lezhë janë numëruar 12 qendra votimi nga 245 ne total, ku kryeson PD-ASHM me 1593 vota ose 52.1%, ndërsa e dyta renditet PS me 1136 vota ose 37.1%.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1593 vota-52.1 %
Lëvizja Bashkë 5 vota
Lëvizja Atdheu 1 votë
Partia Koalicioni Euroatlantik 37 vota-1.5 %
Partia Socialiste e Shqipërisë 1136 vota – 37.1 %
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 190 vota -6.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 4 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re 1 votë
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0 vota
Partia Mundësia 46 vota -1.5 %
Partia Socialdemokrate 47 vota -1.5%
Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh
Në qarkun e Beratit janë numëruar 37 qendra votimi nga 245 ne total, ku kryeson sipas rezultateve të deri tanishme, Partia Socialiste.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 4666 vota, duke përfaqësuar 56.8% të votave.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar deri më tani 2619 vota, që përbëjnë 31.9% të votave.
Forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB), e cila ka grumbulluar 586 vota, që përfaqësojnë 7.1% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 4666 vota – 56.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 586 vota – 7.1%
Lëvizja Bashkë – 89 vota – 1.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 21 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 14 vota – 0.2%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 6 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 2619 vota – 31.9%
Partia Mundësia – 143 vota – 1.7%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 38 vota – 0.5%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 18 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 13 vota – 0.2%
Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat
Në qarkun e Durrësit Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 31 kutive të votimit nga 493 në total.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 4,743 vota, duke përfaqësuar 55.9% të votave. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 3,161 votave ose 37.2% të votave.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta dhe ka grumbulluar deri më tani 195 vota ose 2.3%.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 4,743 vota – 55.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 195 vota – 2.3%
Lëvizja Bashkë – 97 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 24 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 7 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 5 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 3,161 vota – 37.2%
Partia Mundësia – 175 vota – 2.1%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 61 vota – 0.7%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 14 vota – 0.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 7 vota – 0.1%
Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh
Në Parkun Olimpik pas vendimit të KQZ për të zhbllokuar procesin e numërimit, duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia, është hapur kutia e parë me votat e Disaporës.
U mësua se kutia e parë e numëruar i përket qarkut të Kukësit dhe aty prin bindshëm Partia Demokratike me 196 vota.
Koalicioni i djathtë ka marrë 144 vota më shumë se PS, e cila nga kutia e parë e Disaporës për Kukësin ka 52 vota.
Qarku Kukës ka në total 12 kuti me 2896 fletë votimi të votuesve nga jashtë vendit.