• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar katër udhër-ndalime, bazuar në një procedim penal për të goditur një rast të krimit zgjedhor në zonën e Belshit.

Procedimi penal ëshë regjistruar bazuar në një denoncim të kandidatit të PD-së në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani më 4 Maj, i cili e tregonte me video se kompania “Vëllezërit Hysa” po shtronte asfalt vetëm 7 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sipas Canit, asfalti po shtrohej në lagjen e kryetarit të Partisë Socialiste të Belshit.

“Në datë 05.05.2025, ora 08:30, nga këqyrja në rrjetin social “Facebook”, është shfaqur postim “Asfalt elektoral në Belsh”, në video dallohet një kamion me mbishkrimin “Vëllezërit Hysa” dhe mbrapa saj një mjet që shtron asfalt. Në këmbë gjendet kandidati i një koalicioni zgjedhor shtetasi Dritan Cani. Ky shtetas në video mes të tjerash relaton se: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh, që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”.

Në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhesocialistrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “Vëllezërit Hysa” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale.

Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “Vëllezërit Hysa” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025.

Lexo edhe:

Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

Nga ana e subjektit “Vëllezërit Hysa” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm”  parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Organi i akuzës bën me dije se nga 4 urdhër-ndalimet e lëshuara prej saj, nga ana e Policisë janë ekzekutuar vetëm dy prej tyre për shtetasit F.M. dhe L.H.

Ndërkohë, masat e ndalimit nuk janë ekzekutuar për shtetasit Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo, të cilët janë administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa” shpk. Ata janë shpallur në kërkim nga Policia, teksa Prokuroria thotë se janë ushtruar kontrolle vendesh.

Pronarë të kompanisë “Vëllezërit Hysa” shpk rezultojnë shtetasi Flutura Hysa me 40% të aksioneve, si edhe shtetasit Kujtim dhe Besnik Hysa me nga 30% të aksioneve secili.

DENONCIMI I KANDIDATIT DRITAN CANI

Detaje hetimi/ “Vëllezërit Hysa” sajuan kompani fiktive për tenderin Kardhiq-Delvinë

Tender fiktiv/ Agroni i “Vëllezërit Hysa” gjeti nënkotraktorët për Tunelin e Skarficës

Kompani fiktive për “Kardhiq-Delvinë/ “Agroni më tha…”, ja dëshmitë që nxorën zbuluar “Vëllezërit Hysa”

Etiketa: asfalt elektoralbelshBesnik HysaDhiogjen Kristofirmakompaniavëllezerit hysa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro

17:37 : 10/09/2025
AKTUALITET

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025
AKTUALITET

Miratohet leja, kompania “Feniks” e Shytit e shndërron Vlorën në një favelë kullash

20:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
AKTUALITET

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

12:37 : 12/07/2025
Para

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

TË GJITHA

Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga media, PS na përjashtoi nga “integrimi”

13:52 : 15/09/2025

Elia Zaharia zbulon përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës pas ndarjes, mesazhi thumbues i aktores

13:50 : 15/09/2025

A e ka opozita një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

13:37 : 15/09/2025

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025

DOKUMENTI/ PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

13:31 : 15/09/2025

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

13:19 : 15/09/2025

Berisha: Peleshi helmoi Shqipërinë kur ishte ministër Bujqësie. I implikuar dhe te termocentrali i Maliqit

13:18 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com