FSHF ka zyrtarizuar polakun Marciniak për finalen Vllaznia-Egnatia. Të dyja skuadrat do të diskutojnë më 12 maj në “Arenën Kombëtare”, fitimin e titullit kampion.
Marciniak vjen në Shqipëri pas gjysmëfinales së Champions mes Interit dhe Barcelonës. Polaku u vendos në qendër të kritikave për disa nga vendimet në fushë.
Njoftimi i FSHF-së:
Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Arbitri i njohur Szymon Marciniak, do të vendosë drejtësi në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.
Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.
Biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.