• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje 2025

Nga Boldnews.al

Një aktivitet, në dukje social-kulturor, i zhvilluar mbrëmjen e së dielës dhe i mbështetur nga Bashkia e Tiranës për banorët e Kombinatit, shërbeu si një mbulesë për fushatë zgjedhore të Ministrit të Kulturës dhe kandidatit socialist për në Parlament, Blendi Gonxhja, në shkelje flagrante të ligjit elektoral.

Kodi Zgjedhor ndalon në mënyrë specifike përdorimin e fondeve publike gjatë fushatës zgjedhore. Por, në Bashkinë e Tiranës askush nuk shqetësohet për ligjin, pavarësisht se kryetari në detyrë, Erion Veliaj, si edhe një dyzinë drejtorësh të tij janë të arrestuar apo në gjykim penal.

Pasditen e kësaj të diele (4 maj 2025), punonësit e Policisë Bashkiake rrethuan sheshin “Garibaldi”, zona qendrore e lagjes Kombinat, në kuadër të aktivitetit “Helldrift-Street Party”, një organizim, ku u prezantuan makina të fuqishme dhe automjete të vjetra, kryesisht të periudhës së komunizimit.

Lexo edhe:

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

Në foto: Pamje nga aktiviteti “pivat” në Kombinat

Aktiviteti organizohej nga “First Class Albania” dhe Bashkia e Tiranës.  Një aktivitet i tillë, i zhvilluar vetëm një javë para zgjedhjeve, në Kombinatin e harruar nga projektet kulturore dhe i lënë gërmadhë që prej tërmetit të nëntorit 2019, krijonte paraprakisht shijen e një projekti thellësisht elektoral.

Këtë “shije” e konfirmoi plotësisht Blendi Gonxhja, kandidat për deputet dhe i dërguari politik i Partisë Socialiste për fushatën elektorale në zonën e Kombinatit.

Organizatorët e aktivitetetit e kishin njoftuar disa ditë më parë në rrjete sociale. Por, paralelisht, këtë aktivitet e reklamonte në “Facebook” edhe kandidati Blendi Gonxhja.

Në foto: Kandidati për deputet i PS-së, Blendi Gonxhja, reklamon aktivitetin “privat” në Kombinat, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës

Teorikisht, ky aktivitet, ishte një organizim privat, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të jetën kulturore të qytetit. Megjithatë, ajo që ndodhi në terren, nuk ishte asgjë më shumë se sa fushatë elektorale në favor të Blendi Gonxhes dhe me financimin publik të taksave të qytetarëve.

Gonxhja ka publikuar një album të tërë fotografik nga ky aktivitet, duke marrë, praktikisht, rolin e organizatorit të aktivitetit.

“Adrenalinë, muzikë e mirë dhe energji pa fund në zemër të Kombinatit! Sheshi “Garibaldi” u ndez nga spektakli i driftit, efektet dhe ritmet që bashkuan qindra të rinj e qytetarë në një ngjarje e atmosferë të pa parë më parë në Kombinat!”, shkruan Gonxhja, në një postim, shoqëruar me foto, ku dallohet edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu.

Në foto: Blendi Gonxhja dhe Ogerta Manastirliu në aktivitetin e mbështetur nga Bashkia Tiranë

Dyshimet që aktiviteti organizohej nga dhe për Blendi Gonxhen ishin edhe pjesëmarrja e disa makinave të vjetra, “Retro”.

Blendi Gonxhe, gjatë kohës që ishte titullar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), i reklamonte shpesh makinat e tipit të vjetër, të cilat i konsideronte si “gurin e kurorës” së tij si drejtor.

Në foto: Makinat “retro” në Kombinat, në aktivitetin e mbështetur nga Bashkia Tiranë

Pikërisht, këto makina “retro”, gjendeshin në aktivitetin e së dielës në Kombinat, një fakt që plotësonte më së miri panoramën se organizimi kulturor, nuk ishte asgjë më shumë se sa një aktivitet elektoral, i kamufluar me ngjyra dhe zhurma automjetesh.

Pas “përzënies” së Erion Veliaj, nëpërmjet arrestimit për korrupsion dhe pastrim parash, Bashkia e Tiranës, e marrë tërësisht në kontroll nga kryeministri Edi Rama, po tregohet shumë dashamirëse me Blendi Gonxhen, njeriun që, më shumë mundësi, do të jetë kandidati kryesor i kryeministrit për të marrë drejtimin e pushtetit lokal në Tiranë.

Etiketa: bashkia tiraneblendi gonxhefushateligji elektoralmakina retro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

21:49 : 30/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

A ja vlejtën paratë për LaCivitan? Berisha: Drejtoi fushatën më të suksesshme

12:48 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

09:25 : 27/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
Para

Kush është shefja e kabinetit të Trump që ia ndaloi Vuçiçit të takohej me presidentin amerikan?

TË GJITHA

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025

Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë

17:39 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com