• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Skifter” prej vitesh/ Ky është Jorgo Kumaraku që grabiti dyqanin dhe tentoi të përdhunojë shitësen

10:19 : 03/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Personi që shihni në foton e mësipërme është 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës.

Ai akuzohet se ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar ka grabitur një shumë prej 600 mijë lekësh të vjetra nga një dyqan, si dhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale me shitësen 26-vjeçare.

Jorgo Kumaraku ka shkuar në dyqan me maskë kirugjikale dhe kapele, ku ka kryer edhe grabitjen nën kërcënimin e një thike, gjatë së cilës është dëmtuar lehtë në dorë shitësja.

“Ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se ky shtetas nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.”, njoftuan autoritetet.

Jorgo Kumaraku njihet edhe me emrin Leonard Kumaraku, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, teksa njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Lexo edhe:

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

48-vjeçari është një hajdut me eksperiencë, pasi prej vitesh është akuzuar për disa vjedhje.

Jorgo alias Leonard Kumaraku, në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg. Në vitin 2008 atij i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë.

Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg. Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë.

Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg per “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta”, pasi kanosi pranë një bankomati banke punonjësen e një zyre private në Sarandë.

Në korrik 2023 u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”

Etiketa: dyqanJorgo KumarakuLeonard Kumarakuperdhunimsarandeshitesevjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

11:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

10:37 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve, 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”, arrestohen drejtori dhe zëvendësi/ EMRAT

09:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tensione në Sarandë/ Protesta e operatorëve turistikë ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak (Video)

19:53 : 29/05/2026
AKTUALITET

Me makinë të vjedhur grabisnin banesat, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, shoku arratiset

16:07 : 28/05/2026
RAJONI

 “Turistët e krimit”/ “Skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve

19:31 : 27/05/2026
Para

NBA/ Houston mposht Golden State, gjysmëfinalisti përcaktohet pas ndeshjes së shtatë

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom