• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele, publikohet mesazhi

21:15 : 01/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” është kthyer në Korçë, aty ku në 14 Qershor 2018 iu mor jeta 18-vjeçarit Antonio Karafili në pyllin e Sodës.

“I thonë 7 vjet, 7 vjet. Shpirti im e di se sa kam vuajtur unë për atë fëmijë”, thotë pas 7 vitesh mamaja e të ndierit Antonio Karafili.

Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur prej vitesh nga emisioni “Stop”, megjithatë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht.

Në fund të Tetorit 2020, emisioni “Stop” për herë të parë rastin e servirur si vetëvarje e të riut. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spahillari 17 vjeç nga Korça. Ajo tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet.

Sipas ekspertëve shenjat ishin të qarta, por dy prokuroret e para, Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi, nuk donin t’i shihnin.

Lexo edhe:

Vrasja e Liridonës, caktohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet e 11 majit

“Për mua Stop-i është një “student” shumë inteligjent dhe ekselent sepse me ato seri që ju keni pasqyruar këtë ngjarje keni arritur në një deduksion. Është një ngjarje shumë e rëndë që ka marrë vëmendjen edhe të sferës akademike. Dua t’iu them një sekret, ky është semestri i dytë që ne e japim këtë si një rast studimor edhe para katër ditësh kjo i është dhënë si rast një grupi studentësh të kriminalistikës. Përgjigja e parë që kanë kthyer ka qenë ‘profesor kjo është vrasje’, tha eksperti Ervin Karamuço.

“Eksperti ligjor e ka për detyrë që të bazohet tek faktet dhe provat. Faktet dhe provat i kanë pasur në fashikull. Shmangien nga provat dhe faktet e deformon akt-ekspertimi mjeko ligjor. Provat dhe faktet janë ato që i vlejnë ekspertit në konkludim, janë ato që vendosin për vendosin dhe për faktin e hetimit të mëtejshëm. Faktet dhe provat flasin që nuk kemi të bëjmë me vetëvarje dhe kjo është klasike sepse nuk ka pasur mavijosje. Nuk ka pasur infiltrime, nuk ka pasur as një shenjë që lidhet me asfiksinë. Sado që të përpiqet dikush që të devijojë provat, të devijojë faktet. Në këtë rast kemi devijim të provave dhe fakteve, tjetër gjë flasin provat, tjetër gjë flasin faktet. Ti mund të japësh mendime sa të duash, por një mendim i dhënë nga një institucion, kur ky vendim nuk është i bazuar mbi fakte dhe prova ndikon tepër negativisht për institucionin. Aq më tepër që deri diku përfshihet institucioni në mbështetje apo në burim krimi. Detyra e institucionit është që të zbardhë krimin në kohë reale. Për shkencë thashë që nuk ka pasur nevojë shumë kanë qenë veprime aritmetike, nga ana profesionale mavijosja reflekton nga distanca. Atëherë as unë nuk e kuptoj e çfarë e ka detyruar Bledar Xhemalin që të dalë me disa vendime dhe të anashkalojë provat dhe faktet që janë pikërisht në dosje. Nuk e kuptoj dot”, tha një ekspert tjetër i sigurisë.

Ditën e ngjarjes të 14 Qershorit të 2018, ku pikërisht Kejsi ka marrë me makinën e saj nënën dhe vëllain e Antonios duke i drejtuar drejt pyllit të Voskopojës, ku më pas këta të fundit kanë gjetur 18-vjeçarin të varur në pishë.

Sipas burimeve që ka siguruar emisioni “Stop”, Kejsi Spaillari orë më parë ka njoftuar nënën e saj ku i ka thënë që Antonio Karafili është varur në pishë. Madje Kejsi i ka dërguar dhe një mesazh nënës së saj:

Mesazhi i Kejsi Spahillarit.

Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi se 18-vjeçari nuk mund të ishte varur edhe organi i akuzës dhe prokurorja Vasjana Postoli, zbardhi të vërtetën që krimi makabre ishte kryer nga Kejsi Spahillari dhe 65-vjeçari Rexhep Vathi, me të cilin Kejsi kishte krijuar lidhje paralele.

Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili piu fostoksinë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë misteriozë. Edhe deklaratat e tij pas ngjarjes ishin kontradiktore.

Ai tha pas vrasjes, se nuk e njeh as Antonion dhe as Kejsin, por telefonatat e shtuara të tij pas ngjarjes provojnë të kundërtën. Ai tha se ka qenë në Fushë-Krujë në festën e mbesës së tij ditën e tragjedisë. Në Prokurorinë e Korçës ai ka ngritur dhe një alibi tjetër që ka të bëjë me datën 15 Qershor, ai tha se ishte në Fushë-Krujë për festën e Bajramit. Por, vëllai i Antonios dëshmon se Rexhepi ka qenë atje.

“Po jam unë personi i parë që jam takuar me të. Kemi shkuar atje, kemi ndaluar para lokalit që kemi pasur ne atje. Kam shkuar sepse Rexhepi mbante bletë atje dhe rrinte në një rulotë. Ka qenë brenda në rulotë, i kam trokitur tek dera dhe e kam pyetur nëse se kishte informacion apo nëse e kishte parë vëllain dhe më tha që nuk kishte asnjë informacion”, ripërsërit dëshminë vëllai i të ndierit Antonio Karafili.

“Absolutisht! Kjo ka qenë një gjë e planifikuar nuk ka asgjë. Kjo është logjike, flet vetë. Edhe të mos kishin bërë akt-ekspertizën edhe të mos ishin ndjekur fare me prova dhe me të gjitha e tregon vetë fakti që si ka ndodhur dhe si e kanë sjellë djalin deri këtu”, tha e ëma Antonio Karafilit.

Më pas mësohet se Rexhep Vathi ka debatuar me ortakun e tij për këtë lidhje, shkak për të cilin edhe janë ndarë. Pyetja, që shtrojnë të gjithë sot është: Pse iu mor jeta të riut 18-vjeçar Antonio Karafili?

Pas 7 vjetësh nga ngjarja e rëndë ndaj Kejsi Spahillarit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar, pasi ajo jeton në Kanada, ku ka ndërtuar një jetë të re mbi krimin makabër, që bëri dhe mbuloi me alibi të sajuara./ tv klan

Etiketa: Antonio Karafilikrimmesazhitradhti

Lajme të lidhura

RAJONI

Vrasja e Liridonës, caktohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve

11:58 : 22/05/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet e 11 majit

11:44 : 22/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shpallen në kërkim dy persona, zbardhet roli i i tyre

10:22 : 22/05/2025
AKTUALITET

E PLOTË/ Nga “Dubai im” te Visi Pojës, SPAK zbardh trafikun dhe pastrimin e parave në biznese, emrat e të arrestuarve

13:03 : 21/05/2025
AKTUALITET

Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor (EMRI)

10:50 : 21/05/2025
AKTUALITET

Operacion antidrogë/ Urdhër arrest për “Visin e Pojës”, ndalohet edhe pronari i agjencisë së udhëtimit (EMRAT)

09:27 : 21/05/2025
Para

Krimet zgjedhore, Lala dhe Zhabina: Në Elbasan edhe po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com