Qëndrimi për disa minuta sa për të konsumuar ushqim pranë kompanisë së Agron Kapllanajt është bërë shkak nisjes e konfliktit fizik mes agjetëve të BKH-së dhe forcës operacionale dhe njerëzve të Agron Kaplljanat. Ora News ka mësuar se ka qene ora 18:00 ku punonjësit e policisë dhe BKH ka qëndruar ne aksin rrugore Fier Patos, ku pas disa minuta I është afruar një person rreth moshës 30 vjec duke fotografuar makinën e tyre ku I ka kërkuar llogari se për cfarë po qëndronin aty.
Për shkak të natyrës së shërbimit, nuk u janë prezantuar si punonjës të policisë, por i kanë thënë që kishin shkuar për të parë një tokë për zonjën që ka ardhur nga Italia dhe janë duke parë pozicionine tokës dhe hyrje daljen në rrugën kryesore, pasi u nevojitej për biznes. Pasi nuk janë marr veshme njeri tjetrin punonjësit e policisë dhe agjentët e BKH janë larguar për në drejtim të qytetit të Fierit ku sërish aty kanë ndaluar.
Rreth orës 19:25, punojësit e policisë duke qëndruar në automjet, iu afrohet një makinë. Në këtë moment zbret një person I moshës 30 vjec dhe i drejtohet punonjësve me fjalët “zbrit pak në tokë, dil nga makina”, duke i thënë “hajde zbrit”.
Sipas gazetarit Vatnikaj një prej punonjësve është drejtuar me fjalet “nuk është nevoja të bëni asnjë veprim pasi jemi punonjës të policisë dhe kemi punën tonë, nuk kemi punë me ju”. Në këto momente ky shtetas i është drejtuar me fjalët “policia jemi vetë dhe nuk q… për njeri“.
Në kto caste janë afruar dhe dy automjete të tjera dhe disa persona kanë filluar ta godasin fizikisht me grushta dhe shkelma, duke e kërcënuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.
Njeri prej tyre ka bërtitur duke thene “jam policia”, por këta shtetas ofendonin me fjalë fyese” nuk q…për njeri, policia jemi vetë, ju q…robt”. Sapo nisi perleshja ka dalë oficerja e BKH-së duke iu prezantuar me zë të lartë”jemi SPAK-u”, si dhe shefi i operacionales V. L i cili ka thirrur me ze të lartë por veprimet e dhunshme nuk janë ndalur.
Në këtë moment tensioni dhe pas prezantimit me zë të lartë oficeri I operacionales ka nxjerr armën e zjarrit duke u thënë ndal policia.
Pas kësaj janë afruar shërbimet e tjera të policisë ku kanë neutralizuar situatën duke shoqëruar disa nga personat e përfshirë.
Çfarë deklaruan familjarët e Agron Kapllanajt në polici për sh*rrin me policinë dhe BKH-në
Personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt fizik me policinë dhe agjentët e BKH-së kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë.
Ka qenë drejtori i kompanisë së Agron Kapllanajt i cili ka pikasur makinën tip benz ku sipas tij sipër saj ishte nje dron.
Ai është afruar duke fotografuar targën e makinës dhe më pas duke iu kërkuar llogari se pse droni fluturon në hapsiren e bisnesit privat.
Sipas drejtorit të kompanisë ata janë shprehur se ishin të interesuar për një tokë, por nuk kanë pranuar për tu prezantuar.
Drejtori i kompanise ka treguar se foton ia kishte dërguar vëllait të administratorit edhe pse policia dhe BKH ia ka kërkuar të fshijë foton se do kishte probleme. Ai ka sqaruar se para se të merrte policinë në telefon makina është larguar.
Ky shtetas tregon se pasi makina e paidentifikuar është larguar ai ka marrë drejtimin nga policia e Fierit për kallzim ku në rrugë janë bashkuar dhe dy persona të tjerë, njerëz të afërt të familjes së Agron Kapllanajt. Sqaron më tej se në Komisariat kanë kërkuar të bënin kallëzim për atë mjet, duke dhënë targën dhe u është komunikuar se nuk mund të bënin kallëzim pasi targa nuk rezultonte dhe se duhej të prisnin drejtorin.
Kanë pritur pak jashtë dhe kanë marrë vendim që të largoheshin, deklaruesi do ikte për në shtëpi dhe qendroi shtetasi Agron në polici.
Më tej deklaron se tek rrethrrotullimi i parkut, kanë vënë re makinë që konstatuan te subjekti,të parkuar.
I janë afruar makinës duke i zënë rrugën, deklaruesi ishte me benz, të cilin e parkoi në krah të makinës, dhe shkoi direkt te personat që ishin në këmbë, shoferi i mjetit dhe zonja, të cilët ishin mbrapa makinës.
Kanë kërkuar sqarim nga personat se kush ishin dhe çfarë patën që e kërcënuan, ndërkohë që ata e mohonin dhe zonja ndërhynte tek deklaruesi që ta qetësonte, ndërkohë situata agravon pasi ata nuk po kthenin përgjigje për pyetjet dhe kanë filluar të shtyhen me njëri tjetrin.
Sipas deklaruesit nga makina del një person I katërt , me armë duke ua drejtuar atyre dhe duke thënë”në tokë se ju q…. r…..”.
Sqaron se aty ishte panik total, të paktën për deklaruesin dhe sheh që erdhën persona të tjerë rreth e qark, si dhepolicia. Sipas OraNews ai shprehet se është habitur kur policia i shkon personit me armë në dorë dhe nuk e arreston, aty ka dëgjuar që ishte i policisë, diçka në lidhje me Spakun.
I pyetur se cili ishte momenti kur personat u prezantuan se ishin punonjës të policisë, deklaronse ai nuk ka dëgjuar që të prezantohej dikush si punonjës policie, e ka kuptuarvetëm kur erdhi policia që ai nuk u arrestua dhe iu prezantua, por nuk e ka dëgjuar mirë se i tha që ishte i policisë apo BKH.
Zbardhet bisedat në Whatsapp të familjareve të Agron Kapllanajt
Automjetit tip Benz që po lëviznin forcat operacionale dhe agjentet e BKH-së pasi është fotografuar ka kaluar më dosa biseda në Whatsapp.
Policia teksa ka kryer shoqërimin e personave të dyshuar në konflikt iu ka marrë edhe telefonat ku me pas janë përdorur si prove materiale.
Në aplikacioni “Whatsapp” nga këqyrja e bisedave në këtë aplikacion rezulton se janë 3 (tre) biseda që paraqesin interes për hetimin.
Një bisedë është mes Ledioni dhe Redonit. Sipas Ora News ky i fundit i ka dërguar një fotografi ku duket një automjet i fotografuar në pjesën e pasme, i markës “Mercedes-Benz” model “ML 4 Matic”, ngjyrë Gri dhe zhvillohet biseda si më poshtë:
Redoni: Ja lashë porosi. Po e panë ta ndalojnë, por nuk del në sistem. Më thuaj ca t’duhet Ledi.
Ledioni: ok ska gjë se jam këtu ne komisariat.
Redoni: ca tduhet me thuaj. Kush policia ishin.
Ledion: ishin Civil.
Redon: po ca quhen. Ca donin.
Ledioni: se di fare janë nga Tirana
Redon: po ca donin ata.
Ledioni: kisha ardh dy her te pika ne portez kishin ber filmime dhe kishin shar përgjegjësin
Redon: po ca kane ata. Ca po t thon aty.
Ledion: se di po presim
Redon: ok/ Ora News, Edison Vatnikaj