• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zhduku” 250 mln lekë nga Kombinati i Armëve, drejtësia nuk prek kreun e PS, Poliçan, Erjon Zylyftari

11:17 : 30/04/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Rreth tre vjet pas nisjes së një hetimi për “zhdukjen” e metaleve të shtrenjta nga ish-Uzina Mekanike e Poliçanit (fabrika e armëve), me vlerë 250 milionë lekë të vjetra, Prokuroria e Beratit nuk guxon të prekë ish-drejtorin Erjon Zylyftari, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit.

Në vitin 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se ishin “zhdukur” 54 ton lëndë e parë tunxh, bronz dhe bakër, të cilat në letra ishin shënuar si “skrap”. Sipas përllogaritjeve të audituesve të KLSH-së, vlera totale e dëmit financiar të shkaktuar ishte 250 milionë lekë. Për këtë skandal të rëndë financiar, dyshimet e akuzave binin mbi ish-drejtorin e ndërmarrjes publike, Erjon  Zylyftari.

Në foto: Uzina Mekanike, Poliçan

Pasi mori këtë material në dorë, Prokuroria e Beratit njoftoi nisjen e hetimeve në vitin 2022. Madje, në kuadër të këtij hetimi, prokurorët morën në pyetje në korrik të vitit 2024 edhe ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ky i fundit, pasi doli nga qëndrimi rreth 7 orë në zyrat e Prokurorisë së Beratit, deklaroi me ironi se “‘u thirra për të dëshmuar për disa rrethana që prokurori mendon që unë jam në dijeni. Ka të bëj nëse e njoh unë shtetasin Erjon Zylyftari, pra kryetarin e Partisë Socialiste të Poliçanit, apo jo, dhe a e kam takuar ndonjëherë apo jo”.

Lexo edhe:

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Në foto: Bledi Çuçi në Prokurorinë e Beratit

Pra, deri në atë moment, dukej se Prokuroria e Beratit po avanconte me hetimet ndaj ish-drejtorit Zylyftari.

Por, kur kanë kaluar më shumë se tre vjet nga nisja e procedimit penal dhe gati një vit nga marrja në pyetje e Bledi Çuçit, prokurorët nuk kanë arritur ende të konkludojnë për përgjegjësinë e ish-drejtorit Zylyftari, megjithëse shkeljet e gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ishin flagrante dhe të argumentuara.

Rasti i Erjon Zylyftarit ngre sërish dyshime mbi rolin e zbehtë të Prokurorisë për të goditur eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në pushtet.

Në foto: Erjon Zylyftari, kryetari i PS, Poliçan, ish-drejtori i Uzinës Mekanike

Erjon  Zylyftari, ndërkohë që do të duhej të përballej me drejtësinë për “zhdukjen” e 250 milionë lekëve, aktualisht është në krye të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në fushatën e Poliçanit.

Metalet që mungojnë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar sasinë e saktë të metaleve të shtrenjta, të cilat janë “zhdukur” dhe nuk rezultojnë në inventarin e Uzinës Mekanike Poliçan.

Në foto: Pjesë nga Auditi i KLSH-së në Uzinën Mekanike, Poliçan

Sipas audituesve, mungojnë 12.597 kg bakër (në formën e shiritit e telit të bakrit); 4393 kg tel e lingota bronxi; si edhe 36.537 kg tunxh. KLSH ka përllogaritur shifrën totale të këtyre materialeve “të zhdukurua”, referuar vlerave të përdorura nga ankandet e zhvilluara gjatë të njëjtës periudhë nga Ministria e Mbrojtjes.

Bazuar në krahasimin e vlerave, rezulton se metalet “e zhdukura” nga Uzina Mekanike Poliçan arrijnë në shifrën e 250 milionë lekëve të vjetra.

Për këtë “zhdukje”, gishti i përgjegjësisë është drejtuar tek ish-drejtori i Uzinës Mekanike, Erjon Zylyftari, si edhe disa ish-vartës të tij.

Emri i Zylyftarit dhe të tjerëve janë evidentuar qartësisht në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por, duket se Prokuroria e Beratit, nuk ka vendosur ende të zbardhë këtë skandal të rëndë financiar, megjithëse ka tre vjet që thotë se po kryen hetime.

Etiketa: Bledi ÇuçiErjon ZylyftariKombinati i Armëvekreu i PSPolicanps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë

08:56 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
AKTUALITET

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

22:23 : 25/06/2025
Para
Në foto: Autori i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhajt

Atentati në Vlorë/ Vrasësi u kamuflua me bark artificial dhe maskë silikoni

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com