• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja “Toyota Yaris”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e avokatit Radovan Çela

13:56 : 29/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar pë gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela, në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.

Avokatët e tij kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, teksa GJKKO vendimin për kerkësën e tyre pritet ta japin në seancën e radhës më 12 Maj.

Radovan Çela ishte shpallur në kërkim që në korrik të vitit të kaluar, teksa u vetëdorëzua më 5 Mars të këtij viti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se avokati Radovan Çela, në bashkëpunim me prokurorin e Aurel Zarka, oficeren e Policisë Gjyqësore Erjona Daupajn dhe biznesmenin Astrit Vladi, “në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre”.

Hetimet për grupin në fjalë nisën pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku u zbulua se Aurel Zerka, Radovan Çela dhe dy të tjerët kishin ndërhyrë në dosjen “Toyota Yaris” për të lehtësuar pozitat ligjore ndaj kushërinjëve Elvis dhe Alfred Vladi, por edhe për një sërë dosjesh të tjera, mes të cilave edhe një për pasurinë e Suel Çelës.

Lexo edhe:

Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja “Toyota Yaris”. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Disa ditë më parë, SPAK dha pretencën dhe për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, për të njëjtën dosje, por që u gjykua veç. Organi hetues ka kërkuar dënimin me 4.6 vite burg ndaj tij, por që nëse miratohet nga GJKKO perfiton uljen 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, çështja është ndarë në fraksione më vete edhe për Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim.

Etiketa: Aurel ZarkaavokatiGJKKORadovan Çelaspaktoyota yaris

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

16:32 : 19/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
Para

Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia Tiranë

TË GJITHA

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

19:00 : 19/10/2025

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025

Ngjarja në Maliq/ Vajza 6-vjeçare rëndë në QSUT! Xhaxhai: Doli vetë nga banesa, ndihmën ia dhanë fqinjët

18:30 : 19/10/2025

Kapitalizmi i “superyllit”

18:19 : 19/10/2025

Grabitësit u maskuan si punëtorë/ Si i shpëtoi vjedhjes në Muzeun e Luvrit diamanti i “mallkuar” 140 karatësh

18:05 : 19/10/2025

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

17:45 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com