• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja për Lezhën, qarku ku nuk pritet të ketë ndryshim rezultati

10:09 : 26/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Qytetarët e qarkut Lezhë pritet të mandatojnë shtatë deputetë më 11 maj, ku opozita duket se do të synojë të ruajë rezultatin e saj të së shkuarës ndërsa socialistët do të përpiqen edhe një herë ta përmbysin atë, gjë që e kanë tentuar disa herë por pa shumë sukses.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 i dha opozitës katër nga shtatë mandate, ndërsa socialistët morën 3 mandate e LSI, ndërsa mori 10% të votave, mori zero mandate.

LSI dhe PD morën bashkë 58% të votave të qarkut dhe, duke qenë se tashmë garojnë bashkë, i duhen edhe rreth 4 mijë vota të tjera për të marrë mandatin e pestë. Kjo sugjeron gjithashtu që, nëse opozita humbet disa mijëra vota, rezultati sërish vështirë se ndryshon dhe mandatet mund të ndahen sërish 4 me 3 për opozitën. Ndërsa që rezultati të kalojë në favor të socialistëve, opozita do të duhet të humbasë mbi 14 mijë vota, ose më shumë se një në çdo tre vota që mori në zgjedhjet e kaluara.

Qarku i Lezhës i ka dhënë Partisë Demokratike katër mandate në zgjedhjet e viteve 2009 e 2013, ndërsa një mandat i humbur prej saj më 2017 u fitua nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Socialistët morën 3 mandate më 2009, ndërsa më 2013, kur garuan në aleancë me LSI, e humbën një mandat që i kaloi LSI-së. Në vitin 2017, socialistët arritën të fitojnë shumicën e thjeshtë në qark përballë demokratëve por sërish, nuk morën dot më shumë se sa 3 mandate.

Lezha ishte edhe qarku ku, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje u bë sinonim i nevojës së vendit për të pastruar politikën nga krimi.

Lexo edhe:

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

Në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, socialistët fituan dy nga tre bashkitë e qarkut, por gara në këtë zonë ishte në mënyrë të pazakontë, e ngushtë. Ndërsa kandidatët socialistë fituan në rang kombëtar 55% të votave, në tre bashkitë e Lezhës fituan me vetëm 51%, kundrejt 49% të opozitës.

Profili demografik e social

Qarku i Lezhës përfshin një territor të gjerë që shtrihet nga bregdeti i Adriatikut dhe Ultësira Perëndimore te zona kodrinore e malore e Mirditës. Sipas të dhënave të Censit 2023, qarku ka një identitet të fortë katolik, me 75% të popullsisë banuese që i përket këtij religjioni. Katolikët në Qarkun Lezhë janë më të shumtë në numër dhe në përqindje më të lartë të popullsisë se sa në Shkodër, zona e njohur tradicionalisht si kryeqendra e katolicizmit në vend.

Ekonomia e qarkut është e larmishme, me toka shumë pjellore përgjatë luginës së Drinit të Lezhës, me turizëm të zhvilluar në qytezën e Shëngjinit si dhe, së fundmi, në plazhin e Tales, si dhe me industri minerare në territorin e Mirditës.

Qytetet Laç e Lezhë, të cilat u zhvilluan si qendra industriale në kohën e komunizmit, tashmë kanë ruajtur industri të kufizuar në manifakturë. Agroturizmi është zhvilluar veçanërisht me sukses si iniciativë private në fshatin Fishtë ndërsa ekoturizmi në lagunat e shumta të grykëderdhjeve të lumenjve Drin i Lezhës e Mat është i cënuar nga shkalla e lartë e erozionit, ndotja dhe gjuetia e paligjshme.

Qarku ka një numër qytezash të cilat mbeten të tilla vetëm nominalisht; Bashkia e Mirditës numëron katër toponime si qytete, Rrëshenin, Rubikun, Repsin dhe Kurbneshin, ku dy të fundit kanë humbur industrinë minerare për të cilën u ndërtuan. Në ultësirë, qyteti i Laçit si dhe qytezat Mamurras e Milot janë zhvilluar vonë si qyteza industriale.

Në Censin e vitit 2023, popullsia banuese rezultoi 99 mijë vetë, me rënie 26% në krahasim me vitin 2011 dhe 37% në krahasim me vitin 2001.

Rreth 65% e popullsisë jeton në zonat urbane. Mes viteve 2011 dhe 2023, popullsia urbane ka rënë me 17% ndërsa ajo rurale me 33%.

Kandidatët

Ministri aktual i drejtësisë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj, një psikolog që ka qenë drejtor në disa pozicione shtetërore gjatë viteve të fundit, kanë zënë listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste dhe këta sipas të gjitha gjasave janë fitues. Përballë tyre, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, të dy deputetë aktualë garojnë për Shqipërinë Madhështore. Tre drejtorë bashkie, një drejtues OSHEE-je, një drejtoreshë mësuese shkolle, një gazetare diplomate dhe një menaxher biznesi privat garojnë në listën e hapur të PS. Ish kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj për koalicionin PS-LSI të dy dekadave më parë garon në radhët e opozitës krahas ish-gjyqtarit Gjin Gjoni e deputetes Lindita Metaliaj. Disa aktivistë vendës si Rigerta Loku dhe Arilda Lleshi garojnë për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet krahas Dedë Prengës, një ish-ushtarak i lartë.

Emiljando Kita dhe Xhuljane Uku nga sektori jofitimprurës garojnë në listën e mbyllur të Lëvizjes Bashkë krahas një minatori në pension, një shoferi që jeton në Itali, një menaxheri futbolli e një avokati të vetëpunësuar./ BIRN

Etiketa: lezhapsqarkuzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
RAJONI

Kosovë/ Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e krizës qeveritare

12:10 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
Para

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut, nis rituali i varrimit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom