• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun

09:35 : 24/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cilësoi të mërkurën si me karakter informues postimet me pamje propagandistike të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku – duke miratuar ripostimin e tyre nga institucionet dhe kompanitë publike.

“Nga verifikimet e kryera, rezulton se postimet e publikuara nga shoqëria Albgaz sh.a janë të natyrës informuese dhe përmbajnë aktivitete që lidhen me funksionet publike të vetë institucionit,” tha Komisioni në një përgjigje me shkrim, duke iu referuar një prej kompanive që kanë shpërndarë propagandën elektorale të Ballukut.

“Këto postime nuk bëjnë pjesë në kategorinë e veprimtarive të ndaluara,” shtoi KQZ nëpërmjet një zëdhënëseje, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra euro në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre.

Lexo edhe:

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.

Gjatë javës së parë të zgjedhjeve, BIRN zbuloi se një ‘poster elektoral’ i ministres Belinda Balluku u ri-shpërnda nga faqja në Facebook e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një numër institucionesh në varësi, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Task Forcën e Transportit Rrugor, Agjencinë Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz.

“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.

Ky qëndrim i KQZ shihet si standard i dyfishtë dhe shkelje e Kodit nga juristi Dhimitër Zguro.

“Në vlerësimin tim, qëndrimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve vjen në kundërshtim jo vetëm me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, por edhe me praktikën administrative të Komisionerit,” tha ai.

“Ky i fundit, në raste analoge, i ka gjetur postimet e ngjashme me postimin e Belinda Ballukut, në përmbajtjen e të cilit vërehen fjalët ‘Shqipëria 2030′ dhe ‘Partia Socialiste’, me karakter elektoral,” tha Zguro, ndërsa shtoi se në përmbajtjen e këtyre postimeve shfaqen qartazi “mesazhe politike dhe slogane elektorale.”/BIRN

Etiketa: Albgaz sh.abelinda ballukufushateIlirjan CelibashiKQZpropagande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

12:03 : 25/05/2026
Para

“Partizani”/ GJKKO pritet të marrë vendimin, a do të kalojë dosja ndaj Berishës dhe Malltezit për gjykim?

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom