Sali Berisha ka komentuar hetimet që SPAK ka nisur ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj më Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.
Gjatë një konference me gazetarët, ai shigjetoi zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën tha se “përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në Shqipëri”.
Berisha tha se rasti i tunelit të Llogarasë është si puna e Nesti Angonit, ndërsa deklaroi se pazari për ndërtimin e tij është bërë në Ankara.
“Se çfarë përfaqëson ajo në historinë e këtij vendi mendoj se përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në gjithë ekzistencën e Shqipërisë. Djegësi i Tiranës, 130 mln euro shkuan në gjykatë për dënime qesharake nga Skapi.
Për djegësin e Tiranës u dënuan 2-3 drejtorë që kishin firmosur, ata kanë përgjegjësi për firmosje. Por nga momenti i firmosjes së tyre nëse njësia e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit do të kryente detyrën ligjore, që varej nga Lubi Balluku, që gjendjen në ministrinë e saj si autoritet kontraktues, që asnjëri nga këta persona të mos mbajë përgjegjësi ligjore, që kishte përgjegjësi te raportonte për ndërtimin, fazën, ecurinë e punimeve.
Në asnjë mënyrë Skapi nuk i merrte dot këta, se po ti merrte këta ose do bëheshin të burgosur të paguar, do u paguante Belinda kaq milion, ose nuk do tregonin se nuk na ka lënë Belinda për të bërë mbikëqyrjen. Dhe se paratë janë dhënë sepse i ka marrë Belinda, minimumi. Unë them që paratë i ka marrë Rama, por Belinda duke e ditur që paratë i merrte Rama me Veliajn një pjesë, ajo heshte. Kjo për 5 vite me radhë. Kështu që ai tuneli i Llogarasë është si puna e Nesti Angonit. Duhet të raportonte çdo muaj. Pazari është bërë në Ankara. Kompania ishte e dytë me 130 mln euro, kompania me 180 dhe tani po shkon 230 dhe prisni ju. Se këta janë të paimagjinueshëm”, tha Sali Berisha.
LEXO EDHE:
SPAK shënjestron Ballukun, sekuestron dokumentet e vjedhjes 50 mln euro në tunelin e Llogarasë