• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj Gjovalin Prendit/ Kjo është makina e vrasësve, u vodh në Peqin më 13 Mars

14:23 : 21/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Automjeti që shihni në foton e mëposhtme, tip “Rover” ngjyrë blu e errët, u përdor nga autorët mbrëmjen e 17 Prillit në Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit (Roan Brahimit) i vrarë në Maj të vitit të kaluar në Athinë.

Brenda automjetit dyshohet se kanë qenë të paktën tre persona, ku dy prej të cilëve kanë zbritur nga makina dhe kanë përshkruar rreth 20 metra rrugë në këmbë. Automjeti ka qenë pa xhama të zinj, teksa dy autorët që kanë zbritur prej saj kanë qenë të maskuar.

Rezulton se vetëm njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të Gjovalin Prendit, i cili në momentin që është ekzekutuar ka qenë në verandën e lokalit, duke shkruar në telefon. Në brendësi të lokalit në pronësi të tij, ndodheshin dhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit.

Atentatorët dyshohet se e kanë mbajtur në vëzhgim Gjovalin Prendin dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm kur ai po futej në lokal.

Lexo edhe:

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

Gjovalin Prendi dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kanë ardhur nga aksi rrugor i vjetër duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar Prendin. Më pas në një moment është fiksuar nga kamerat automjeti i autorëve, që është larguar pas atentatit drejt urës së Milotit.

Të nesërmen në mëngjes, pranë disa shkurreve në fshatin Fushë-Gjormë të Kurbinit, automjeti i autorëve u gjet i shkrumbuar totalit. Dyshohet se ekzekutuorët të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku dogjën automjetin.

Automjeti që u përdor në atentat nga autorët rezulton i vjedhur më 13 Mars të këtij viti në Peqin, teksa po ashtu të vjedhura kanë rezultuar edhe targat.

64-vjeçari Gjovalin Prendi ishte paralajmëruar për t’u vrarë edhe dy herë gjatë vitit 2020, në një sulm me eksploziv dhe një tjetër me plumba, në të njëjtin lokal ku dhe u ekzekutua mbrëmjen e të enjtes.

Më herët, në vitin 2014, Gjovalin Prendit i kishin vrarë edhe nipin, në një atentat pranë urës së Milotit, që Policia deklaronte në atë kohë se kishte si objektiv djalin e dajës së tyre. Edhe kjo ngjarje nuk është përjashtuar si pistë hetimore, pa çka se hetimet janë fokusuar tek hakmarrja e lidhur me djalin e viktimës, Sidorel Prendi (Roan Brahimi).

Në media është raportuar se vrasja në Lezhë mund të ketë lidhje me atentatin me 4 të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur, të regjistruar 45 minuta më vonë në Tiranë. Sipas raportimeve, Policia dyshon se në atentatin e Tiranës mund të jetë ngatërruar objektivi. Kjo për shkak se, sipas hetuesve, bashkëshortja e Roan Brahimit banon në të njëjtën lagje me të plagosurit në “Rolling Hills”.

Sipas të njëjtave dyshime, autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë, kanë dashur të vrisnin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë. Por kjo pistë është në kuadrin e dyshimeve dhe nuk është varianti zyrtar i policisë.

Etiketa: atentatiautomjetiGjovalin PrendiRoan BrahimiSidorel Prendivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

11:20 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

10:47 : 07/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
Para

Përplasje me armë zjarri në Itali, plagoset një shqiptar - DETAJE

TË GJITHA

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com