• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Njeriu me “gjakun e bekuar”, ka shpëtuar miliona jetë fëmijësh

21:45 : 17/05/2018
në NDRYSHE

Një burrë në Australi ka ndihmuar më shumë se 2 milionë fëmijë duke dhuruar gjakun e tij, nga i cili krijohet një medikament që parandalon problemet tek të porsalindurit. Po përse është ky gjak kaq i veçantë dhe si funksionon medikamenti tek fëmijët? Burri 81 vjeçar, James Harrison ka dhuruar gjak për 60 vite dhe ka realizuar dhurimin e tij të fundit në 11 maj.

Disa herë e thërrasin “njeriu me krah të artë” dhe ka dhuruar gjak 1100 herë dhe vlerësohet se dhurimet e tij kanë shpëtuar jetë të 2.4 milionë fëmijëve në total. Gjaku i Harrisonit përmban një antitrup të rrallë që përdoret për të prodhuar një medikament të quajtur anti-D imunoglobulinë e njohur ndryshe si Rh imunoglobulina.

Ky medikament u jepet nënave që janë në risk për atë që quhet mospërputhja Rh(rezusit) me të fetusit, çka do të thotë se sistemi imunitar i nënave mund të sulmojë dhe të shkatërrojë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit. Kjo çon në probleme serioze për të sapolindurin, dëmtime në tru, verdhëz. Gjithsesi trajtimi me Rh imunoglobulinë që bëhet nga plazma e gjakut të dhuruar nga Harrison mund të parandalojë këto komplikacione.

Si funksionon?

Keni dëgjuar për llojin e gjakut pozitiv ose negativ. Kjo i referohet një proteine të quajtur “Rh Factor” në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Kur njerëzit kanë këtë proteinë ata quhen Rh pozitiv dhe kur ajo mungon ata quhen Rh negativë. Për pjesën më të madhe të njerëzve fakti që janë rezus negativ ose pozitivë nuk përbën asnjë ndryshim në jetën e tyre.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Por tek gratë shtatzëna shfaq problem, nëse nëna është rezus negativ dhe fetusi rezus pozitiv. Qelizat e kuqe të fetusit qarkullojnë në rrjedhën e gjakut të nënës dhe sistemi imuntar i nënës i sheh qelizat rezus pozitiv si të huaja dhe krijon antitrupa kundër tyre.

Këta antitrupa e kapërcejnë plaçentën dhe dëmtojnë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit duke krijuar mospërputhjen e rezusit që është një nga shkaqet e sëmundjeve dhe vdekshmërisë tek të porsalindurit. Për të parandaluar këtë problem mospërputhshmërie, mjekët fillimisht analizojnë gjakun në fillim të shtatzënisë ose gjatë saj. Nëse nëna është Rh negativ asaj i jepet Rh imunoglobulinë.

Në SHBA rreth 15% e popullsisë është rezus negativ. Gratë e marrin këtë medikament, kur ato janë 28 javëshe shtatzëna si dhe 72 orë, pasi kanë lindur fëmijën rezus pozitiv. Një dozë imunoglobuline mund të nevojitet pas një procedure invasive si amniocenteza, apo edhe në tremujorin e parë pas një aborti. Saktësisht sesi funksionon Rh imunoglobulina për të parandaluar komplikacionet nga mospërputhja e rezusit nuk është shumë e qartë, por shkencëtarët mendojnë që antitrupat mbulojnë sipërfaqen e qelizave të gjakut të fetusit Rh pozitiv në qarkullimin e gjakut të nënës dhe parandalojnë sistemin imunitar të nënës t’i shohë ata.

Në Australi Rh imunoglobulina prodhohet nga vetëm 200 dhurues gjaku, sipas Kryqit të Kuq Australian. Harrisoni ka të ngjarë ta ketë zhvilluar antitrupin, kur iu nënshtrua një transfuzioni të madh gjaku në moshën 14 vjeçare. Pas atij transfuzioni sistemi i tij rriti përqendrimin e antitrupave kundër qelizave me rezus pozitiv që nuk ka trajtuar Harrison. Kjo do të thotë se vetë ai është rezus negativ. Harrison nuk do të dhurojë më gjak, sepse ka arritur moshën kufi për dhurues në Australi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

Çfarë ndodhi pas dëshmisë?! Albert Veliu thirret në Prokurori

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com