• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha ironizon Ramën: Lekët te shokët, qytetarët blejnë me lista

14:50 : 16/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetja Oriola Pampuri, zhvilluan takime me biznese në Njësinë 9, në Tiranë, për t’u njohur me problemet që përballen.

Shitësja e një dyqani lagjeje, i tha Bashës se fuqia blerëse ka rënë shumë për shkak të shtrenjimit të çmimeve. Sipas saj, edhe pse jemi në 2025-ën, qytetarët vazhdojnë të blejnë me lista si para 20 vitesh.

“Puna ka rënë një çik, dobët është me thënë të drejtën, ka rënë puna goxha. Ushqimet, frutat, perimet, bulmeti që është shumë i shtrenjtë. Mundohen njerëzit ca me lekë, ca pa lekë, kur marrin rrogat, pensionet i sjellin. Me lista, ja të gjitha me lista, njësoj si para 20 vitesh. Referoju kësaj që jam në mes të Tiranës, imagjino pastaj si është në periferi” – u shpreh shitësja.

Pasi dëgjoi shqetësimet, Basha tha se ka një përkeqësim të thellë pasi dhe shumë njerëz janë larguar nga puna për shkak se sipërmarrjet janë në vështirësi.

“Ka një përkeqësim të thellë, edhe shumë njerëz kanë dalë nga puna. Isha dje në një fasoneri, janë në një presion të jashtëzakonshëm. Vetëm nga fasoneritë mund të jenë larguar 20-30 mijë gra kryesisht këto 10 muajt e fundit. E sjellshin një 400 – 500 mijë lekësh në shtëpi, tani nuk sjellin më. E njëjta gjë dhe me bujqësinë, ngaqë s’ia dalin dot e lënë punën” – tha ai.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Basha tha se shkaku i kësaj gjendje është fakti që ekonomia është në duart e një grushti njerëzish. Për këtë, ai tha se zgjedhja më 11 maj është ose lekët në xhepat e qytetarëve, ‘ose në xhepat e Ramës dhe shokëve të tij tek 7×7-313’.

“Gjithçka është në duart e një grushti njerëzish. Edhe lekët janë në duart e një grushti njerëzish. Prandaj në 11 maj zgjedhja është kjo, o lekët do t’i kenë ata, o lekët do t’i kthejmë në ekonomi, t’i kthejmë tek njerëzit, t’i kthejmë tek pensionet, t’i kthejmë tek pagat që të rritet konsumi, që të fillojë të marrë frymë biznesi i vogël dhe biznesi në tërrësi. Se lekët nuk mund të jenë edhe tek xhepat e Edi Ramës edhe në xhepat tuaj. Për ne është e qartë, shokët e tij tek 7×7-313, lekët në xhepat tuaj” – u shpreh Basha.

Gjatë takimeve kishte dhe nga ata qytetarë që shprehin nevojën e largimit të politikës së tranzicionit. Ndërsa Basha tha se vota për Ramën është për të liruar shokët nga burgu dhe vota për Berishën, për të liruar Metën. Sipas tij, vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik është për mbështetjen e biznesit.

Qytetari: “Do rrëzojmë Ramën me Saliun?”

Basha: “Patjetër që po. Të dy, se njëri tjetrin mbajnë ata. Votove Ramën, votove me i nxjerr shokët nga burgu, votove Ilirin me nxjerr Ilir Metën nga burgu. Vota e vetme ngelemi ne dhe mbështetje për biznesin, 4, Euroatlantikët”.

Nuk munguan as batutat e qytetarëve që mbështetjen për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik e shprehin me frazat e fushatë: “Pica katër stinët” – tha qytetarja.

Etiketa: Lulzim BashaqytetarëtRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Makina del nga rruga në aksin "Lin-Pogradec", plagoset një grua

TË GJITHA

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025

“Abuzim me tenderin e rrugëve”, denoncimi i PD: Si po sfidojnë ‘të fortët’ e Ramës për herë të dytë vendimin e KPP-së

15:04 : 07/10/2025

Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

14:56 : 07/10/2025

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

14:42 : 07/10/2025

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com