• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krahasimi i dy fushatave/ Kush ishte më mirë Rama apo Berisha?

21:06 : 12/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Në hapjen e fushatave të dy partive të mëdha Rama dhe Berisha e kanë mundur njëri tjetrin në fushën ku dinë të konkurojnë më mirë dhe ndihen më të sigurtë: I pari në aftësinë për të bërë shou dhe i dyti në atë për të bërë politikë.

Një krahasim i dy mitingjeve atij që demokratët mbajtën të premten pasdite në sheshin Nënë Tereza dhe atij që PS zhvilloi të shtunën paradite në sheshin Skënderbej, u vunë pak a shumë re ato karakteristika që liderëve u njohim më mirë.

Edi Rama e fitoi betejën e formës. Që nga 2009 që ka udhëhequr zgjedhjet në timonin e PS-së ai ka shfaqur një aftësi të vërtetë kameleoni për të ndryshuar. Nëse në 2009 ,motoja qe “përtej së majtës dhe të djathtës”, në 2013 ajo u zhvendos shumë në të majtë, duke vënë theksin tek zvogëlimi i pabarazive, tek taksa e ndershme progresive, tek shëndetësia falas etj. Pasi kreu një mandat në pushtet, në 2017 doli me tezëm “timonin vetëm për mua, se më pengojnë partitë e tepsisë”, ndërsa në 2021 u konvertua në një gastor që e ktheu fushatnë në tallava dhe argëim, pa paraqitur një rresht të vetëm program.

Edhe këtë herë, ngaqë ka 12 vjet në qeverisje, një vandak me premtime të pambajtura, ai ka vendosur të mos merret me të tashmen, por me të ardhmen: anëtarësimin e vendit në BE dhe pashaportën evropiane, që të dyja tema për të cilat nuk konkurohet në këtë mandat.

Pavarësisht se manipulative dhe me thelb të gënjeshtërt, Ramës i duhet njohur merita që në fushata di të rishpikë vetveten. Kësaj i ngjau edhe mitingu i të shtunës që më shumë ishte si hapja e festivalit të Gjirokastrës, sesa si një manifestim politik. Por ama një gjë është e qartë, për mirë apo qoftë edhe për keq, një hapje fushate e tillë nuk është parë kurrë më parë. Me Ramën mund të jesh i mërzitur, por ai di të mos bëhet i mërzitshëm. Dhe në këtë aspekt, atë të formës, ai e fitoi betejën.

Lexo edhe:

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

Mitingu hapës i PD, i mbajtur të premten ishte një përsëritje pa fantazi i atyre që kemi parë tashmë. Po të kthesh filmin pas, në fillim vitet 2000, demokratët i kanë bërë hapjet e fushatave po njësoj. Ato ngjajnë gjithashtu si dy pika uji me ato që Basha organizonte para Berishës. Pra nga pikpamja e formës asnjë ndryshim. Risia e vetme qe strategu i fushatës, amerikani trampist La Civita, por i cili nuk foli më shumë sesa dy minuta.

Pra e gjitha një “deja vue” pa fantazi, ku flasin një i ri, një bujk, një mësuese, qe shajnë qeverinë për ti lënë më pas fjalën Berishës.

Ama nëse e humbi betejën e formës, lideri i PD-së e fitoi betejën politike. Fajalimi i tij qe thellësisht politik, ai i një rivali të një pushteti autokratik. Nëse tek Rama s’kishte as bilanc, as premtime për mandatin e ardhshëm veç fabulës të pashaportës, Berisha bëri radiografinë e një qeverisjeje të dështuar. Ai bëri një ekspoze të rezistencës se si opozita i kishte shpëtuar planit të asgjesimit nga regjimi. Rama “Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.
Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju”, i’u drejtua ai turmës. Ai po ashtu premtoi vendosjen e minimumit jetik “200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike”, duke premtuar dyfishim të pagave dhe pensioneve dhe ulje drastike taksash.

Natyrisht ky program ekonomik duhet kaluar në një skaner nëse është i realizueshëm apo jo. Dhe ky duhet të jetë debati real i një fushate. Prandaj qasja e Berishës ishte me nota të thella politike, fiks fjalimi i duhur i një lideri opozite. Pikërisht për këtë mund të thuhet se nëse Rama e mundi rivalin në formë, në ditën e parë të fushatës ai e humbi betejën në thelb./ Lapsi.al

Etiketa: BerishaceljafushataRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Regjimi i Ajetullahëve po shkon drejt fundit të merituar

09:45 : 15/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025
Para

Premier League/ Me mendjen në Madrid, Arsenali ngec në shtëpi

TË GJITHA

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

16:19 : 17/06/2025

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025

Champions/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

16:14 : 17/06/2025

Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen

16:08 : 17/06/2025

Përfshihet nga zjarri kodra me pisha e Krastës në Elbasan

16:01 : 17/06/2025

OKB: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

16:00 : 17/06/2025

Analiza/ Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

15:58 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com