• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mori mishin pa para, “refreni” i pandalshëm i kuzhinierit: Nesër!

22:35 : 11/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në redaksinë e emisionit ”Stop” është ankuar një qytetar nga Durrësi, i cili kishte hapur një dyqan me produkte mishi dhe bulmeti. Së fundmi një kuzhinier i quajtur Mandi, rreth 50 vjeç, i kërkoi qytetarit 1.3 milionë lekë produkte mishi me premtimin që shumë shpejt do t’i jepte paratë.

Pas 10 ditësh Mandi kërkon sërish produkte në vlerën 1.2 milionë lekë, duke e çuar borxhin 2 milionë e gjysmë lekë. Nga tetori 2024 e deri tani, tregtari nuk është paguar. Sa herë që e kontakton borxhliun, Mandi i premton t’ia kthejë paratë brenda pak ditësh. Por ai gjithmonë shtyn afatet.

Mesazhi 1: O Luli! 99.9% është e mbaruar! Nesër është 100% t’i marr në xhep, edhe e mbarojmë këtë punë, vëlla! Do ta mbyll nesër!

Mesazhi 2: E di, që shkoi pak keq kjo punë, por nesër do ta mbyllim se s’bën!

Mesazhi  3: O Luli, dëgjo këtu me vëmendje! Unë edhe dje nuk mbarova punë. Afatin e fundit unë e kam ditën e mërkurë për të marrë lekët!

Lexo edhe:

Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

Mesazhi 4: Të thashë që do ta mbaroj punën sot se s’bën, por do të më nisësh emër, mbiemër, ta mbyll nesër në mëngjes këtë punë!

Mesazhi 5: Atëherë, 1 milionë e gjysmë lekë i kam gjetur.

Mesazhi 6: Nesër!

Mesazhi 7: Luli, nesër i ke 1 milionë e gjysmë lekë!

Mesazhi 8: Në qoftë se nuk të vijnë lekët nesër, atëherë do të bësh si të duash!

Vetë qytetari i telefonon Mandit në ditën që duhet të merrte paratë, por ai gjeti sërish një justifikim duke e shtyrë kthimin e detyrimit për të disatën herë.

Mandi: Mirë! Në çfarë vendi je?

Qytetari: Në Tiranë.

Mandi: Ah, por babai është larg edhe ka shkuar të marrë lekët. Ka shkuar në Elbasan dhe s’është kthyer! Ka shkuar që në mëngjes, do vij me gjithë babain atje tek ti!

Qytetari: Ne e lamë për sot ore Mandi se më 8 kisha kredinë, ti nuk më erdhe, nuk u përgjigje.

Mandi: Jo, se ka shkuar t’i marrë sot. Sot do ta zgjidhim atë punë!

Qytetari: Ku takohemi?

Mandi: A nuk e di unë, kur kthehet, më tha vonohem pak.

Gazetarja e “Stop” ndërhyn në bisedë.

Gazetarja: Ke 5 muaj që ia ke marrë 2 milionë e gjysmë Lulit, të lutem kur mund t’ia japësh?

Mandi: Po s’ia kam mohuar, por kam qenë shumë keq!

Gazetarja: S’po them që ia mohon, por ke 5 muaj që thua nesër, nesër, nesër!

Mandi: Nga ajo që s’kam pasur ia kam shtyrë, jo sot, jo nesër. Deri tani kam bërë premtime se më kanë premtuar të tjerët. Vetë nuk kam pasur!

Gazetarja: Mos fut persona të tretë në këtë mes! Paratë i ke marrë ti…

Mandi: Unë i kam thanë dhe nuk jam nga ato që nuk…

Gazetarja: Kur do t’i japësh pra se thua vetëm “nesër”  more  zotëri?

Mandi: Unë jua premtoj juve, incizojeni, më lër një afat kohor dhe t’ia likujidoj! Do të vij në Klan, që mos.., domethënë mos të ketë afat tjetër, ditën e premte me lekët.

Gazetarja: Po jam e sigurt unë që ti prapë do të gënjesh, do të thuash “nesër”.

Mandi: Jo, jo pastaj vazhdoni procedurat ju! Dëgjo, dëgjo ditën e premte, unë vij në Televizionin Klan dhe do të dorëzoj lekët!

Të premten, sipas premtimit, Mandi kontaktohet sërish dhe përgjigjja është justifikimi i radhës.

Mandi: Po të më falni, sepse unë kam vazhduar, kam kërkuar punë nga pamundësia e likuidimit, edhe në Qeparo kam gjetur punë si shef kuzhine. U bënë 3 ditë që jam në provë që t’i marr një paradhënie këtij zotërisë e t’ia sjell nesër Lulit.

Gazetarja: Po, prapë “nesër” përgjigjja jote.

Mandi: Po sonte deri në darkë, unë jam duke gatuar, nesër në 12, më ka tek dyqani i vet ose vij tek ju, ku të doni!

Gazetarja: Nesër është afati i fundit ose në të kundërt Lulzim, një kallëzim i thjeshtë te Krimi Ekonomik për vjedhje nëpërmjet mashtrimit.

Mandi: E di, e di Odeta!

Gazetarja: Ti e kupton, s’e ke të lehtë, lekët do ia kthesh kokërr më kokërr dhe pastaj do të rrish me prokurori e gjykata.

Mandi: E di, e di Odeta! E di, edhe unë prandaj kam vazhduar punë domethënë që ta likuidoj nëpërmjet kësaj formës.

Etiketa: bledurresikuzhinierMandiMishiparatë

Lajme të lidhura

Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

20:25 : 15/10/2025
HOROSKOPI

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

19:21 : 13/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
BOTA

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Paratë e drogës po diktojnë vendimmarrjen politike në vend

21:42 : 10/09/2025
Para

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave kompanisë së hekurudhave

TË GJITHA

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com