• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klima po “djeg” bujqësinë

Fasulja, një nga ushqimet tradicionale shqiptare, po zhduket nga arat për shkak të ndryshimeve klimatike. Fermerët e Korçës, dikur prodhuesit kryesorë, po përballen me humbje të mëdha, ndërsa importet nga Egjipti kanë mbushur tregun.

18:07 : 04/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon i trashëguar brez pas brezi, më i qëndrueshëm se çdo politikë bujqësore në vend. Por këtë vit, pjatat e ngrohta tradicionale po mbushen me fasule egjiptiane, sepse në Korçë, dikur vendi ku prodhohej bishtajorja më e mirë, bima nuk i mbijetoi të nxehtit.

Altin Ibrahimi, fermer nga Pojani, që prej 20 vitesh merret me bujqësi, rrëfen një vit katastrofik: “Në 4 hektarë mora vetëm 600 kg fasule. Dikur, këtë sasi e merrja nga 2 hektarë”.

Nga një pjatë e përballueshme për çdo xhep, fasulja është kthyer në luks. Vitin e kaluar, çmimi i saj shkoi deri në 700 lekë për kilogram. Gjasat janë që edhe këtë vit të jetë njësoj.

“Tani nuk dimë a duhet të mbjellim apo jo, se priten sërish temperatura të larta,” thotë Altini.

Lexo edhe:

Sherri për borxh, arrestohet autori i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Korçë/ EMRI

E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

Për shkak të humbjeve, ai planifikon të përgjysmojë mbjelljen këtë vit.

“Humba 10 milionë lekë dhe nuk futa dot as 1 mijë lekë në xhep. E kam farën, por toka është me qira dhe shpenzimet për punëtorët janë të larta”

Shumë fermerë të tjerë nuk kanë më as farë për të mbjellë. Ata duhet ta blejnë atë në një treg tashmë të pushtuar nga importet.

Nga Korça në Kajro

Në vend që t’i mbledhim në Korçë, fasulet tani i shkarkojmë në port. Të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se importet e fasules janë rritur mbi pesëfish në dhjetë vitet e fundit.

Në vitin 2014, Shqipëria importonte 1,460 tonë fasule. Sot? Mbi 7,300 tonë. Pse? Klima, mungesa e politikave dhe paaftësia për të mbrojtur fermerët.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

90% e fasules së shitur në tregun shqiptar ka ardhur nga Egjipti. Vitin e kaluar në Shqipëri kanë hyrë 6,788 tonë me fasule të prodhuara në skajin verilindor të kontinentit afrikan.

“Po rrisim konsumin, por jo prodhimin. Po importojmë gjithnjë e më shumë — nga Afrika në Ballkan,” thotë Ilir Pilku, ekspert për politikat bujqësore.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Mungesa e politikave dhe krahut të punës

Politikat e munguara bujqësore janë shkaku kryesor i kësaj panorame, – thekson profesor Pilku, – teksa shton edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Fasulja kërkon shumë më tepër ditë pune me krah se çdo kulturë tjetër. Politikat për të motivuar fuqinë punëtore mungojnë”

Për shkak të ndryshimeve klimatike, fermerët në juglindje kanë pësuar dëme edhe në kultura të tjera si patatja dhe qepa.

“Nëse çdo vit vaditja nga pesë herë, këtë vit kam vaditur dhjetë herë vetëm për pataten. Edhe vaditja ka kosto,” thotë Altini.

Rajonet më të prekura nga thatësira dhe temperaturat e larta janë Jugu dhe Juglindja, si dhe zona bregdetare e fushore veçanërisht të ndjeshme ndaj klimës mesdhetare dhe efekteve të ngrohjes globale.

“Shqipëria thuajse çdo vit përballet me ngjarje ekstreme klimatike që shkatërrojnë me raste një vit të tërë pune,” thotë Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë dhe zhvillimin rural. “Shpeshherë janë reshje të dendura, përmbytje apo breshër”

“Në 10 vitet e fundit janë dëmtuar: 10.000 ha grurë, 15.000 ha kultura foragjere, 1000 ha pemë frutore dhe mbi 1500 ha vreshta,” shton Ndoc Fasllia, profesor në Universitetin Bujqësor.

Rito Hamataj, një agronom i dalë në pension nga fshati Kafaraj në Fier, është shembulli më i freskët i pasojave nga breshëri.

“Më dëmtoi 400 rrenjë nektarine. Vitin e kaluar mora 200 kuintal. Sivjet — zero. Nuk kam parë kurrë një stuhi të tillë ,” psherëtin ai.

Ndërsa fermerët numërojnë humbjet, Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë shifër konkrete për dëmet.

A ka ndonjë plan?

Sipas përgjigjes për Faktoje, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ka realizuar disa vlerësime mbi ndikimet klimatike, por kryesisht përmes projekteve të huaja. Ajo pranon se nuk ka një vlerësim vjetor për dëmet, por “po planifikon masa si teknika të reja, kultivarë rezistentë dhe mbrojtje ndaj breshërit e përmbytjeve”.

“Ka ardhur koha që të vlerësojmë siç duhet procesin e ndryshimeve klimatike sepse mund të na rritet numri i subjekteve që shkojnë në faliment”, thotë Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

“Nëse do të vazhdohet të punohet pa vizion Shqipëria do të vazhdojë paradoksin ku dhe pse është vendi më bujqësor i rajonit të ngelet importuesi neto më i madh i ushqimeve”, paralajmëron ekspertja Esmeralda Ballesha.

Përveç klimës, Shqipëria ka një faktor edhe më të rrezikshëm: vendimmarrjen politike. Emigrimi masiv, subvencionet minimale, pezullimi i fondeve IPARD dhe një ministri që llogarit me sy, jo me shifra, janë disa nga goditjet që po përplasen mbi bujqësinë.

Ky sektor është më pak i financuari nga buxheti i shtetit. Sipas INSTAT, prodhimi bujqësor u tkurr me 2,7% vjet.

***

“Bujqësia është si një shtëpi pa çati,” thotë Altin Ibrahimi. “Klima ia djeg kulmin, politika i nxjerr derën”

Nëse klima po e djeg tokën, politikat po i hedhin hi sipër. Në një vend ku bujqësia është identitet, mungesa e mbrojtjes për fermerët është një formë e heshtur braktisjeje. Fasulet janë vetëm fillimi. Pyetja që mbetet është: A do ta mbrojmë këtë “shtëpi pa çati”, apo do të vazhdojmë të importojmë gjithçka… përveç përgjegjësisë?/Faktoje.al

Etiketa: fasulefermereklimeKorceMinistria e Bujqesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherri për borxh, arrestohet autori i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Korçë/ EMRI

08:45 : 01/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

22:44 : 30/05/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Korçë

19:33 : 30/05/2026
AKTUALITET

Kova e dyshimtë në Rrugën e Elbasanit vë në alarm policinë, ‘surpriza’ brenda saj

10:02 : 30/05/2026
AKTUALITET

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

16:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

DETAJE nga operacioni në Korçë, kush është kamarieri që u kap me drogë /EMRI

10:19 : 27/05/2026
Para

“Janë toksike”/ Eksperti rendit rreziqet shëndetësore nga pesticidet në luleshtrydhe

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom