• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit

16:13 : 26/03/2025
në SPORT

Aksionet e KF Tiranës nuk do të dalin në ankand, ndërsa Gjykata e Lartë ka pushuar veprimet përmbarimore që nxirrnin në shitje 66% të aksioneve të klubit bardheblu.

Vendimi është marrë nga gjykata më e lartë shqiptare, që me vendimin civil nr. 11217-01656-00-2017, datë 29.01.2025 të saj ka pranuar padinë e debitorit dhe ka pushuar të gjitha veprimet përmbarimore në dëm të Refik Halilit dhe KF Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe përmbaruesi.

Zyra e përmbarimit privat me përmbarues Baftjar Nelan ka dorëzuar në QKB një shkresë protokolluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit me nr. 4684, datë 6.3.2025, ku është urdhëruar: Heqja e sekuestros të aksioneve në masën 66% që i përkasin shoqërisë “Halili” shpk, pronare e “Klub Futbollit Tirana” sha, pasi është pranuar padia e debitorit me vendimin civil të Gjykatës së Lartë Nr. 11217- 01656-00-2017, datë 29.1.2025. Kjo do të thotë se Tirana është e pastër.

SITUATA – KF Tirana tani jo vetëm aksionet e lira, por edhe llogaritë janë të liruara, ndërsa nuk ka asnjë sekuestro mbi klubin. Gjykata ka pushuar çështjen, ndërsa tani Tirana është e lirë dhe mund të marrë licencën europiane.

ÇËSHTJA – Një zyrë përmbarimore në prill 2024 kishte bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe i kishte nxjerrë zyrtarisht në shitje ato. Asokohe, kompania në fjalë njoftoi se në shitje ishin 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë. Bllokimi kishte ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që kishte në vite pronari i KF Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kishin fituar gjyqe radhazi dhe prisnin zbatimin e vendimeve. Përmbarimi kishte hapur një ankand për të shitur 66% të aksioneve të Tiranës me vlerë rreth 1.6 milionë euro për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor.

Lexo edhe:

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

HISTORIA – Në prill-maj 2024 dështoi shitja e aksioneve të klubit Tirana nga një kompani përmbarimi, e cila kishte bllokuar kuotat në pronësi të Halilit “shpk”. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania përmbarimore, ankandi i parë u mbyll pa fitues, sepse nuk pati asnjë ofertë. Halili “shpk”, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës me president Refik Halilin, pas ankandit të parë, iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesëpadi, objekti i së cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”. Në kërkesëpadinë, paditësi pretendonte për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk” kundërshtoi veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili kishte nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.

ÇËSHTJA – Borxhi që do të përmbarohej dhe që solli shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania Halili “shpk” (kompania “alfa”), në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi, shtetasit Abedin Treza (Preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit, në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë. Nga 11 marsi 2025 kjo sekuestro nuk është më aktive.

/Panoramasport

Etiketa: KF tiranarefik halilishitja

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

20:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

21:47 : 19/09/2025
Para

Protestat masive në Stamboll, Trump i thur lavde Erdoganit: Është një udhëheqës i mirë!

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com