• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtëpia e Bardhë ia tregoi gabimisht një gazetari planet për luftën në Jemen

11:14 : 25/03/2025
në BOTA

Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, shkëmbyen mesazhe në lidhje me sulmet ajrore ushtarake në Jemen, në një aplikacion të sigurt për dërgimin e mesazheve, në të cilin ishte përfshirë edhe kryeredaktori i The Atlantic, raportoi kjo magazinë të hënën.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se mesazhet e shkëmbyera “duket të jenë autentike”.

Trump u tha gazetarëve fillimisht se nuk ishte në dijeni se informata tejet të ndjeshme ishin shpërndarë.

Biseda mes zyrtarëve të lartë në këtë grup “përmbante hollësi operacionale për sulmet e ardhshme ajrore kundër grupit të mbështetur nga Irani, Huthi, në Jemen, përfshirë të dhëna për objektivat, për armët që do të dislokonte SHBA-ja dhe për komandën e sulmeve”, tha kryeredaktori Jeffrey Goldberg.

Lexo edhe:

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

Nuk është ende e qartë nëse hollësitë e operacionit ushtarak ishin të klasifikuara, por ato shpesh janë të tilla dhe të paktën ruhen të fshehura për t’i mbrojtur shërbyesit ushtarakë dhe sigurinë operacionale.

SHBA-ja ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi prej kur grupi militant filloi t’i sulmoi anijet tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq në nëntor 2023.

Pak orë pasi Goldberg i pranoi hollësitë e sulmit më 15 mars, SHBA-ja filloi bombardimet ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare po e heton rastin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha në një komunikatë se është duke e hetuar se si ndodhi që numri i një gazetari u shtua në grupin e bisedave në aplikacionin Signal. Përveç sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, pjesë e grupit ishin edhe nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Tulsi Gabbard, drejtori i Inteligjencës Kombëtare.

Goldberg tha se ftesën në Signal e mori nga Mike Waltz, këshilltari i Trumpit për siguri kombëtare, i cili ishte pjesë e grupit gjithashtu.

Duke folur për herë të parë për këtë çështje, Hegseth e sulmoi Goldbergun duke e quajtur “mashtrues” dhe “të ashtuquajtur gazetar”, duke iu referuar raportimit kritik të kësaj reviste për Trumpin në të kaluarën.

Ai nuk dha asnjë sqarim se pse ishte përdorur aplikacioni Signal për të biseduar për operacionin e ndjeshëm, apo se si përfundoi Goldberg në grupin e mesazheve.

“Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet për luftë, dhe kaq kam për të thënë për këtë çështje”, tha Hegseth për gazetarë të hënën.

Në një komunikatë të hënën në mbrëmje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se presidenti ende ka “besim të plotë” në Waltzin dhe ekipin e sigurisë kombëtare.

Më herët të hënën, Trump u tha gazetarëve: “Nuk di asgjë për këtë. Po ma thoni për herë të parë”. Ai shtoi se The Atlantic “nuk është ndonjë revistë e madhe”.

Zyrtarët qeveritarë e kanë përdorur Signal për komunikime organizative, por ai nuk është mjet i klasifikuar dhe mund të hakohet.

Ekspertët e privatësisë dhe teknologjisë thonë se aplikacioni i njohur për dërgimin e mesazheve dhe për thirrje është më i sigurt se aplikacionet e tjera tradicionale./REL

Etiketa: jemenlufteShtepia e Bardhe

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025
BOTA

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

15:37 : 25/09/2025
BOTA

Trump premton paqe, por mes Egjiptit dhe Etiopisë nuk ka një luftë që ai ta ndalë

22:24 : 23/09/2025
Para

Të akuzuar për korrupsion, gjykata zvicerane jep vendimin për Blatter dhe Platini

TË GJITHA

Bekim Halili u gjet i varur në Bruksel, mediat e huaja: Dyshohet viktimë e grupeve të drogës

14:45 : 04/10/2025

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025

Zbardhet ekspertiza: 61-vjeçarin në Tale të Lezhës e vrau demi që ruante

14:14 : 04/10/2025

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com