• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firma fantazmë në Holandë mashtron fermerin shqiptar, i merr me bankë 9160 euro dhe nuk i sjell jonxhën

21:38 : 21/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare udhëtoi në qytetin e Kuçovës, me kërkesë të ish fermerit Bledar Gega. Bledari ka pasur një fermë blegtorale në fshatin Qereshnik në Berat. Por, problemet me ushqimin e kafshëve, ku ra pre e një mashtrimi, e detyruan që ta mbyllte. Ai shiti mjetet dhe kafshët, pasi shteti shqiptar, por edhe ai holandez, nuk e ndihmuan të gjente personat që e mashtruan.

Ai thotë se ka pasur NIPT fermeri dhe merrej me dele dhe dhi, teksa kishte hapur edhe një fermë në një fshat të Beratit. Shton se, donte të blinte ushqim për blegtorinë dhe ka parë një njoftim në internet se një biznes në Holandë shiste jonxhë, ushqim për blegtorinë.

“Kam dërguar 9160 EURO me swift bankar nëpërmjet një banke të nivelit të dytë në Shqipëri te një klient i një banke në Holandë me dy pagesa për të marrë 52 ton ushqim për kafshët. Pagesat janë bërë në harkun kohor janar – mars 2022. Personi tërhoqi paratë nga banka, por nuk dërgoi asgjë, ishte mashtrim”, thotë Bledari. Më pas shton se, pas këtij mashtrimi është detyruar që të mbyllë femrën.

Në muajin prill të vitit 2022, Bledari e denoncoi ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. Ka shkuar me dhjetëra herë në atë organ akuze, por ende s’ka gjetur mashtruesit. Prokuroria i ka thënë se ka dërguar letër-porosi në Holandë. Në mungesë të një përgjigjeje, çështja e tij është ende pezull.

“E raportova ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. U takova dy herë me prokurorin. Ai i pari u transferua në një prokurori tjetër dhe ia kanë kaluar çështjen dikujt tjetër. Kam shkuar tek prokuroria gati 50 herë, kam bërë kërkesë të takoj prokurorin e ri. Asnjë përgjigje, aq sa avokati u dorëzua e la çështjen”, thotë ai, teksa shton se prokurorja e re as do t’ia dijë fare.

Lexo edhe:

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë

Pas Holandës, edhe Belgjika prezanton shërbimin vullnetar ushtarak

Bledari është interesuar disa herë edhe në policinë dhe prokurorinë holandeze. Madje, ka shkëmbyer edhe informacion, por deri më sot s’është gjetur asnjë gjurmë e personave që e mashtruan.

“Shkova në Holandë vetë edhe hapa çështje në një stacion policie në Amsterdam, më 15 maj 2023. Kthehem në Holandë pas 8 muajsh, në shkurt 2024 të shikoj ç’bëhej por policia atje e kishte mbyllur çështjen”, pohon ai.

Fiksi analizoi disa fatura, që personat i kanë dërguar Bledarit. Në hyrje është edhe një adresë në shtetin Holandez, e firmës “MAICO BV”. Gazetarët bën një kërkim në internet, ku rezultoi se adresa ekziston në Holandë, por atje është vetëm një banesë private dhe jo selia e firmës.

Bledari nuk e ka lënë me kaq! Ai ka shkuar në adresën e firmës që do të niste mallin nga Holanda. Në një faturë që personat i kanë dërguar është edhe një adresë tjetër. Nëse do të bësh një kërkim në internet, rezulton se adresa ekziston. Por, nuk është selia e firmës dërguese, por e një firme tjetër. Në të gjitha dokumentet shoqëruese të mallit, është kjo adresë!

Personat i kanë dërguar Bledarit edhe deklaratat doganore, apo edhe certifikata për cilësinë e mallit. Të gjitha këto dokumente, por edhe pagesa nëpërmjet bankës, e bindën të bënte likuidimin. Por, kur i verifikoi vetë në Holandë, dolën të gjitha fiktive!/ TCH

Etiketa: Firma fantazmëholande

Lajme të lidhura

BOTA

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë

19:41 : 15/04/2025
BOTA

Pas Holandës, edhe Belgjika prezanton shërbimin vullnetar ushtarak

08:50 : 09/04/2025
AKTUALITET

Gjenden 40 kg marijuanë në një banesë në Holandë, arrestohet shqiptari

17:59 : 03/04/2025
BOTA

Sulm me thikë para Pallatit Mbretëror në Holandë, plagosen disa persona

16:41 : 27/03/2025
BOTA

Grabitet një muze në Holandë, vidhet helmeta e artë 2500-vjeçare që të mbron nga “syri i keq”

20:39 : 27/01/2025
BOTA

E fshehur brenda arkivoleve, gjendet kokaina me vlerë 13 milionë euro! Ja si e zbuloi policia

11:58 : 17/12/2024
Para

TKZ mesazh Dukës nga "Wembley": Futbolli s'është biznes, s'na largon dot!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizani dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com