E mbushur me dinamika dhe emocione ka qenë spektakli i djeshëm i “Big Brother Vip Albania 4”.
Veç debateve dhe përballjeve mes banorëve, një surprizë shumë emocionuese ishte për Rozana Radin, të cilës në shtëpinë e “BBV” i erdhi nga Australia, ikona e lajmeve, Tefta Radi, bashkëshortja e xhaxhait të saj Françesk Radit, për ta përqafuar dhe për t’i thënë se është krenare për të.
“E njoh Rozin si një vajzë me mendje të hapur, që u ngrit nga dhimbja e humbjes së prindërve, si një vajzë me zemër të madhe dhe që na ka bërë krenarë në rrugëtimin e saj. Rozana të dua shumë dhe jam krenare për ty, mezi pres të të takoj.”, ishte mesazhi i Tefta Radit përpara se ato të përqafoheshin.
Po ashtu, edhe Danja shpërtheu në lot, pasi dëgjoi zërin e motrës së saj duke kënduar brenda në shtëpi. Ertila Koka, këngëtarja e njohur, u fut të martën në shtëpi për t’i treguar motrës së është krenare për të dhe se e presin me fitore.
“Motrush më ke bërë shumë krenare, vazhdo kështu dhe të presim me fitore.”, u shpreh ajo.
Banori i cili u elimua nga gara nga televotimi i kësaj jave ishte Vserlo. Ai ishte në një televotim me Olën, Gertën, Aldon dhe Rizartën, ku rezultoi si më pak i votuari nga publiku.
Pas eliminit, Vserlo tha në intervistën e parë në studion e “BBV” se sulmet ndaj banorëve që me hyrjen në BBV i ka bërë me qëllim që të kuptonte terrenin dhe të kthehej në faktor në shtëpi, pavarësisht se nuk ja arriti.
Ndër të tjera Vserlo iu ka vendosur disa epitete banorëve të BBV, duke theksuar debulesën e tij për Loredanën. Sakaq, i pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion, tha emrin e Laertit për inteligjencën dhe logjikën për të përballuar gjithçka aty brenda.
Vserlo: Për çdo person që hynë në muajin e dytë në shtëpinë e Big Brother është thuajse mision i pamundur t’i shkojë deri në fund. Kemi parë që kanë hyrë, kanë qëndruar vetëm një javë dhe janë larguar. Qëllimi im është të mësoja lojën që bëhej aty brenda dhe avash avash të kisha edhe unë një vend aty brenda në atë lojë. Sulmova që ditën e parë me qëllim që t’i bëja banorët aty që të hidhnin sytë te ky banori i ri. Patjetër që emocione ka pasur, ka pasur përplasje shumë të forta me të gjithë banorët aty brenda. Arrita të bëja ato ndërhyrjet e mia, ndoshta edhe pa sukses por që sikurse e thashë edhe më parë, në muajin e dytë të lojës aty aleancat janë krijuar.
Ledioni: Unë do të të them emrin e një banori dhe vendosi një epitet. Aldo…
Vserlo: Skuth.
Ledioni: Gjesti?
Vserlo: Fëmija i shtëpisë.
Ledioni: Rozana?
Vserlo: Manipuluesja në tentativë e shtëpisë.
Ledioni: Rozana?
Vserlo: Xhaxhai i shtëpisë.
Ledioni: Gerta?
Vserlo: Opinionistja e shtëpisë.
Ledioni: Danja?
Vserlo: Femra me klas e shtëpisë.
Ledioni: Valbona?
Vserlo: Zhurmuesja e shtëpisë.
Ledioni: Egli?
Vserlo: Meriton dy epitete sepse ishte një tjetër Egli në fillim, dhe tjetër u kthye tani. Por që ‘e dashuruara e shtëpisë’ po ja lëmë epitetin.
Ledioni: Loredana?
Vserlo: Për të kam pasur dhe vazhdoj të kem një dashuri shumë të madhe që u trazua shumë për shkak të sjelljeve dhe lojës aty brenda, por që “shoqja ime aty brenda” do të thoja. Nëse është e hapur për sqarim rreth lojërave që kemi pasur aty brenda, do të isha dakord që të ruanim miqësinë edhe jashtë.
Ledioni: Jozi?
Vserlo: ‘Batuta e shtëpisë’.
Arbri: Kush e fiton Big Brother?
Vserlo: Do të doja Laertin për shkak se është shumë koherent në ato që thotë brenda shtëpisë. Ka inteligjencën dhe logjikën për të përballuar gjithçka aty brenda.
Ndërkohë, të nominuarit për të sjhtunën uj përcaktuan në një mënyrë të re. Të ndarë në tre grupe banorët kanë vendosur emrat që shkojnë në nominim.
Secili grup kishte kohë 30 sekonda për të zgjedhur me shumicë votash njërin për ta çuar në televotim. Grupi i parë vendosi Laertin dhe Valbonën, grupi i dytë Olën ndërsa grupi i tretë nuk ranë dakord me shumicë votash, duke shkuar të katërt në televotim, pra Rozana, Gjesti, Egli dhe Danja.
Kështu shkojnë në televotim Ola, Valbona dhe Laerti dhe Gjesti, Rozana, Egli, Danja dhe njëri prej tyre eliminohet të shtunën