• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arsimi i dobët në Shqipëri do të mbajë peng dy gjenerata

08:04 : 18/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Growing to High Income in Europe and Central Asia”.

Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta kalojnë pragun e të ardhurave të mesme në të larta as për dy gjenerata, lajmëron Banka.

Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, Shqipëria u kualifikua në nivelin më të ulët të cilësisë në Arsimin e lartë si në raport me Rajonin ECA, ashtu edhe vendet e tjera të botës. Banka vë në dukje se arsimit nxit talentet, të cilat më pasi garantojnë prosperitetin.

Në Rajonin ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria, probabiliteti që fëmijët të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre ka rënë. Megjithatë, një pikë e vetme pozitive është se mundësia që fëmijët të ndjekin arsimin e lartë, edhe nëse prindërit e tyre nuk e kanë ndjekur, është rritur.

BB këshillon se arsimi fillor dhe i mesëm duhet të ofrojë aftësi bazë, ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të prodhojnë inovatorë, duke forcuar kështu forcat e krijuese.

Lexo edhe:

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

Cilësia e arsimit fillor dhe të mesëm, e matur përmes rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për 15-vjeçarët ka qenë në rënie, një trend që nisi para pandemisë së Covid-19 dhe më pas u përkeqësua prej saj. Gjatë dekadës së fundit, rezultatet e matematikës në PISA në rajonin ECA ku bën pjesë Shqipëria kanë rënë me ekuivalentin e një viti të plotë shkollimi.

Banka konsideron se një nga çështjet më urgjente në rajon është efektiviteti i arsimit dhe trajnimit profesional. Pothuajse 45% e nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta në rajon, dhe deri në 80% në disa vende, drejtohen drejt arsimit profesional që në fillim të karrierës së tyre shkollore. Në Shqipëri arsimi profesion ndiqet vetëm nga 17 % e nxënësve.

Por ndërsa programet e arsimit profesional shpesh promovohen si një rrugë e vlefshme për të përmirësuar punësimin, ato shpesh nuk arrijnë t’i pajisin studentët me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një treg pune në ndryshim të shpejtë.

Situata është edhe më e zymtë në universitete. Cilësia e arsimit të lartë është më e ulët se niveli i pritur. Në vende si Shqipëria diploma ka më shumë rëndësi sesa marrja e njohurive apo aftësive.

Duke qenë se individët me arsim të lartë kanë më shumë gjasa të bëhen inovatorë, cilësia e dobët e arsimit universitar përbën një rrezik ekzistencial për perspektivat e rritjes afatgjatë të rajonit.

Në renditjen botërore të universiteteve sipas Times Higher Education, vetëm një universitet nga rajoni ndodhet mes 100 më të mirëve, dhe vetëm nëntë universitete janë renditur ndër 500 më të mirat. Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë nga këto renditje, duke i përkeqësuar edhe me tej pozitat e vendit.

Banka Botërore vëren se disa nga shkaqet kryesore të cilësisë së ulët të arsimit të lartë përfshijnë:

Se pari kapja akademike (kur universitetet i japin përparësi interesave politike ose interesit të tyre, mbi ekselencën akademike), financimin e pamjaftueshëm, kurrikulat e vjetruara, mungesën e infrastrukturës moderne dhe përhapjen e tepërt të institucioneve të arsimit të lartë.

Së dyti talenti nuk zhvillohet vetëm përmes sistemit arsimor. Shoqëritë që nuk arrijnë të punësojnë individë të talentuar humbasin mundësinë për të krijuar një popullsi produktive, veçanërisht midis grave, të cilat në rajonin e ECA janë zakonisht më të arsimuara se burrat.

Pa veprime urgjente për të frenuar rënien e cilësisë së arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë dhe për të përmirësuar shpërndarjen e talenteve në tregun e punës, vendet me të ardhura mesatare (MICs) në rajon nuk do të jenë në gjendje të arrijnë statusin e vendeve me të ardhura të larta brenda një ose dy gjeneratave.

Banka këshillon autoritetet në Shqipëri të inkurajohen dhe të marrin në konsideratë politika që përmirësojnë:

  • Forcimin e aftësive bazë për të ndalur rënien e cilësisë së arsimit të mesëm.
  • Ristrukturimin e sistemit të arsimit dhe trajnimit profesional (VET), duke rritur moshën e përzgjedhjes për këtë rrugë arsimore dhe duke forcuar lidhjet me industrinë për të siguruar zhvillimin e aftësive të nevojshme.
  • Ruajtjen e qasjes së barabartë në arsimin e lartë, por duke zbatuar politika të bazuara në meritë për të nxitur diplomimin e suksesshëm.
  • Bashkimin e qendrave kërkimore me universitetet dhe forcimi i lidhjeve mes universiteteve dhe industrisë për të nxitur inovacionin.
  • Konsolidimin e universiteteve për të përdorur më efektivisht burimet dhe për të përmirësuar menaxhimin e tyre.
  • Lehtësimin e pjesëmarrjes më të gjerë të grave në tregun e punës.

/MONITOR

Etiketa: arsimiBanka BotërorecilesiaGjeneratai dobëtpengraportiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

14:48 : 06/07/2025
AKTUALITET

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

09:52 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria humb forcën e punës/ Rënie dramatike e popullsisë në moshë pune 2010–2025

08:36 : 06/07/2025
AKTUALITET

Artan Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie

22:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil

16:34 : 04/07/2025
AKTUALITET

Trafikonin armë në Shqipëri, arrestohen 2 kosovarë, sekuestrohen 8 pistoleta

12:30 : 04/07/2025
Para

Temperaturat ulen deri në 1°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

TË GJITHA

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

16:48 : 06/07/2025

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

16:44 : 06/07/2025

E trishtë! Orinda Huta humb njeriun e shtrenjtë

16:30 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com