• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia nuk do ta harrojë këtë vendim!

22:20 : 17/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, RAJONI

Nga Lufti Dervishi

Babai i Hashim Thaçit do të varroset pa praninë e të birit. Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje të marrë pjesë në varrim. Nuk e lejojnë të qëndrojë pranë arkivolit, të vendosë dorën mbi supin e vëllait, të thote një fjalë të fundit për njeriun që e rriti dhe të hedhë një dorë dhé mbi arkmort!

Vendimi është goditje e rëndë. Jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ata që besuan se drejtësia duhet të jetë e drejtë.

Të ndalosh një bir nga nderimi i fundit është çnjerëzore. Nuk është as ndëshkim. Është përçmim. Është një akt që nuk ka të bëjë më me ligjin. Ose ka të bëjë vetëm me ligjin e zbatuar tepër ftohtë, amoral.

Indinjatë. Revoltë. Këto fjalë nuk përshkruajnë dhimbjen që shkakton një drejtësi e tille e padrejte. Çdokush që ka humbur një prind e kupton peshën e kësaj tragjedie. Një popull që ka kaluar nëpër luftë, arratisje, varfëri, shtypje dhe mungesa e di çfarë do të thotë humbja njerezore. Dhe di që në atë moment të fundit, njeriu ka të drejtën të jetë pranë familjes.

Lexo edhe:

Ligji i mohon babait biologjik fëmijët, janë regjistruar me atësi të rreme. Drejtësia refuzon ADN-në

Ironia e Dervishit: Rama ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Por jo këtë herë.

Jo për një njeri që luftoi dhe e pa vdekjen në sy. Jo për një njeri që gjykohet. Jo për një shqiptar që mbahet në Hagë tash 4 vjet dhe kushedi deri kur.

Dhomat Speciale po i tregojne Kosovës se Kosova nuk duhej kurrsesi të kishte miratuar ngritjen e tyre, se nuk ka vend për ndjenja kur bëhet fjalë për to. Nuk ka vend për humanizëm. Nuk ka vend për logjikë. Ka vetëm rregulla të ftohta, vendime të thata, dhe një qëllim të qartë: të poshtërojnë, të thyejnë, të mohojnë çdo lloj dinjiteti, te barazojnë kriminelin që dogji, shkatërroi, dhunoi, deboj , dhe atyre që vetëm u mbrojtën.

Por a mund të mohohet dinjiteti? A mund të ndalojnë shqiptarët së kujtuari e së nderuari të vdekurit e tyre?

Jo.

Sepse kjo nuk është vetëm një çështje personale. Kjo nuk është vetëm për Hashim Thaçin. Kjo është për Kosovën. Për atë që ajo përfaqëson, për sakrificën e një lufte që nuk mund të fshihet me vendime gjykatash.

Drejtësia nuk mund të jetë vetëm ndëshkim. Drejtësia nuk mund të jetë vetëm për një palë. Dhe mbi të gjitha, drejtësia nuk mund të mohojë atë që është më themelore për një njeri: të japë lamtumirën e fundit.

Kjo prani e mohuar, është gozhdë jo në arkivolin e bacës Haxhi, por në të ardhmen e Kosovës.

Historia do ta mbajë mend këtë ditë. Dhe nuk do ta harrojë.

Etiketa: babailufti dervishiThaci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji i mohon babait biologjik fëmijët, janë regjistruar me atësi të rreme. Drejtësia refuzon ADN-në

21:06 : 02/02/2026
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Rama ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

19:58 : 28/01/2026
AKTUALITET

E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

22:52 : 03/12/2025
AKTUALITET

Vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin, nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh

22:27 : 28/11/2025
AKTUALITET

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025
AKTUALITET

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

17:52 : 28/10/2025
Para

Juljan Shehu rrëfen emocionet për ftesën në Kombëtare: U mpiva, s’dija si të reagoja

TË GJITHA

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom