• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

19:29 : 06/03/2025
në BOTA

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqendruar tek mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i mbrojtjes në kontinent. Bisedimet urgjente, ku merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvillohen në kushtet kur administrata e Presidentit Donald Trump, ka sinjalizuar se Evropa duhet të garantojë sigurinë e saj dhe ka pezulluar ndihmën për Kievin.

Udhëheqësit evropianë premtuan se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe thanë se do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ky është një moment vendimtar për Evropën dhe Ukrainën.

“Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të prekshëm dhe për këtë arsye Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet dhe ta vendosë Ukrainën në një pozicion që të mbrojë veten dhe të nxisë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë”, tha ajo.

Lexo edhe:

REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

Zonja von der Leyen propozoi një plan, që do të ofronte deri në 800 miliardë euro investime për mbrojtjen dhe do të lehtësonte rregullat e buxhetit, në mënyrë që vendet që duan të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerëve evropianë.

“Jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme. Ju dhatë një sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona dhe është diçka e mirë që nuk jemi vetëm”, tha ai.

Takimi mbahet mes pasigurive të shkaktuara nga pezullimi i mbështetjes ushtarake amerikane për Kievin pas takimit të tensionuar mes Presidentëve Trump dhe Zelenskyy, javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump po nxit Kievin dhe Moskën të arrijnë një marrëveshje paqeje.

Udhëheqësit evropianë këmbëngulën të enjten se qeveritë e tyre duhet të kenë një vend në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Kryeministri polak, Donald Tusk e vuri theksin tek nevoja për të ruajtur aleancën me Shtetet e Bashkuara, megjithë ndryshimet në qëndrimin tyre ndaj luftës.

“Fakti që ne duhet të marrim përgjegjësi shumë më të mëdha si Evropë për sigurinë tonë nuk do të thotë që të shpërfillim nevojën për aleancën më të ngushtë të mundshme me Shtetet e Bashkuara. Sot, Shtetet e Bashkuara janë një partner me më shumë kërkesa, më i vështirë, por duke forcuar mbrojtjen tonë, ne mund të ndikojmë de fakto në përmirësimin e marrëdhënieve transatlantike. Ruajtja e NATO-s dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gjithashtu prioriteti ynë absolut”, tha ai.

Në kushtet e nevojës për forcimin e pozitave mbrojtëse të Evropës, Presidenti francez Emmanuel Macron po propozon idenë e përdorimit të arsenalit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin, përballë kërcënimeve nga Rusia.

“Kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen që mund t’u ofrojë sistemi ynë parandalues (bërthamor) aleatëve tanë në kontinentin evropian. Çfarëdo që të ndodhë, vendimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në duart e Presidentit të Republikës, kreut të Forcave të Armatosura”, tha ai të mërkurën në një fjalim para kombit në prag të takimit të BE-së.

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit evropianë patën një reagim të përzierë ndaj kësaj ideje, ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ajo përbën një kërcënim ndaj Rusisë./VOA

Etiketa: BEUkraine

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

14:52 : 01/07/2025
AKTUALITET

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025
SOCIALE

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

09:08 : 30/06/2025
AKTUALITET

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025
BOTA

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

10:50 : 29/06/2025
BOTA

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025
Para

“Dëgjova ulërima te ndërtesa ku u vra palestinezja”,fqinja: Ditaret ishin mbyllur

TË GJITHA

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025

Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

15:35 : 01/07/2025
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting at his office in Jerusalem, Israel, Sunday, May 5, 2019. (Abir Sultan/Pool Photo via AP)

Netanyahu javën e ardhme në SHBA, pritet takimi me Trump 

15:25 : 01/07/2025

Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

15:21 : 01/07/2025

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

15:19 : 01/07/2025

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025

6 ditë pa shkuar në shtëpi, zhduket adoleshentja në Tiranë

15:04 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com