• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TikTok-u, armiku i fundit!

15:03 : 06/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pas vitesh të tëra përballje me korrupsionin, keqqeverisjen, skandalet, emigrimin masiv, krimin e organizuar, sistemin arsimor të dalë boje dhe pa harruar rivendosjen në shina të SPAK, më në fund qeveria ka dhënë kurën për armikun që ka identifikuar e i kanoset vendit: Mbyllim TikTok-un!

Për të mirën e të gjithëve, vizioni i ri i qeverisë ka vendosur t’i japë fund këtij rreziku për 12 muaj. Deri më 2030 kush e di sesa rreziqe të tjerë do të ç’rrënjosen!

Naivitet të pyesësh nëse kjo është një rastësi që ndodh dy muaj para zgjedhjeve.

Kurrsesi! Kjo është thjesht një përpjekje e sinqertë për të shpëtuar rininë tonë nga videot me kërcime, sfidat idiote, recetat për makarona me ton, nga ujqërit e fshehur në luginat e rrjetave sociale, dhe njerëz që janë bërë të famshëm duke qenë të sinqertë.

Lexo edhe:

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

Kjo nuk ka të bëjë me faktin që Kryeministri nuk e ka audiencën e TikTok-ut me vete. Jo!

Në këtë vendim historik, si ato mendimet që në kohen e Enverit, kur ishim vetëm, ne sot, ndryshe, nuk jemi vetëm! Jemi në një shoqëri që na e kanë zili të gjithë:.

India (2020) e ndaloi TikTok-un se kishte probleme me Kinën.

Pakistani (2021) e ndaloi se po përhapte “imoralitet”.

Afganistani (2022) e ndaloi që të mos shpërqendroheshin njerëzit nga ligjet e sheriatit.

Jordania, Kirgistani, Nepali dhe Somalia; e ndaluan për arsye të ndryshme, kryesisht se duhej të ndalonin diçka.

Australia nuk e lejon për fëmijët nën 16 vjeç.

Kanadaja, Britania, Zelanda e Re dhe shokët e tyre evropianë e kanë ndaluar për punonjësit publikë në telefonat e punës, sepse çuditërisht, ata shkojnë në punë për të punuar.

Por, si gjithmonë, ne e bëjmë diçka ndryshe. Diçka model për botën.

Në Shqipëri, nuk e ndalojmë vetëm për nëpunësit, as për të miturit. E ndalojmë për të gjithë.

Se kjo është demokracia e vërtetë, sot e nesër, nesër e pasnesër, plot 12 muaj demokraci.

Ky është SOLIDARITETI: ose jemi të gjithë të lirë, ose të gjithë të bllokuar!

Më në fund, mund të flemë të qetë! Shqipëria nuk ka më halle, përveç TikTok-ut.

S’ka rëndësi që një TikTok mund të ishte më i shpejtë për të treguar ndonjë skandal korrupsioni sesa ndonjë media e kapur.

S’ka rëndësi që shumica e të rinjve e përdornin për të bërë humor mbi realitetin që jetojnë.

S’ka rëndësi që vendimi ngjan më shumë me një “puc” digjital sesa me një akt demokratik.

E rëndësishme është që, nga java tjetër nuk do të kemi më nevojë të shqetësohemi për algoritmet e TikTok-ut. Do të kthehemi tek argëtimet tona të vjetra, si p.sh:

Kundrimi i listave të kandidatëve për deputetë me shpresën se ka ndonjë emër që nuk ka lidhje me botën e krimit).

Shqyrtimi i premtimeve për ujë 24 orë, shëndetësia falas, legalizimet, hekurudhat, rrugët e lëna rrugëve etj etj

Praktika e vjetër trushpërlarjes dhe fikjes se trurit me edicione lajmesh vijon me intensitet.

Në fund të fundit, një vendim i tillë duhet përshëndetur! Sepse që nga data 15 Mars një Shqipëri pa TikTok, do të jetë vendi ku të gjithë jetojnë të lumtur, pa probleme, pa halle dhe mbi të gjitha… pa bezdisjen e një videoje që mund të na kujtojë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Pas 15 marsit, kushdo që do të lundrojë në një platformë të vërtetë, sugjeroj “sy m’sy”, e cila do zgjerohet me rubrikat “vesh m’vesh”, “krah m’krah”, “nofull m’nofull”, “dhëmb m’dhëmb”, gju m’gju”.

Etiketa: armikulutfi dervishimbylljaqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

17:39 : 13/06/2025
AKTUALITET

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria vijon të tkurret/ Emigracioni dhe rënia e lindjeve, popullsia zbret në 2.36 mln banorë

08:09 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Nuk është problemi Berisha apo opozita”/ Bushati: Qeveria manipuloi zgjedhjet

22:11 : 12/06/2025
AKTUALITET

Ironia e gazetarit: Turizmi po ecën për “mrekulli”, por ka 4 probleme të “vogla”

21:45 : 12/06/2025
Para

Rumania arreston 6 të dyshuar për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com