• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria pret nga Ardi Veliu/ Serbia eksportoi 2 miliardë euro armë dhe municione vitin e kaluar

13:27 : 05/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ndërsa qeveria shqiptare rri e numëron udhëtarët që hyjnë në pikat doganore të vendit, ekonomit fqinje janë duke përfituar miliarda euro nga një biznes, i cili tani po shpërthen. Ky është eksporti i armëve dhe municioneve.

Konfliktet e armatosura dhe tensionet gjeopolitike në kontinent, por edhe më gjerë, kanë rigjallëruar me shpejtësi industrinë ushtarake. Dhe në Ballkanin Perëndimor nga këto zhvillime ka vetëm një të fituar. Ajo është Serbia.

Në 5 vitet e fundit eksportet e armëve dhe municioneve nga Serbia janë rritur në mënyrë eksponenciale. Në vitin 2020, për shembull, eksportet ushtarake të Serbisë vlerësoheshin në 384,25 milionë dollarë. Një vit më vonë, në 2021, ajo u ngjit rreth 500 milionë dollarë.

Në vitin 2022, kur shpërtheu lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, ajo u rrit në 1,3 miliardë dollarë eksporte armësh, dhe në vitin 2023 kërceu në 1,6 miliardë dollarë. Ndërkohë vlerësimet për vitin e kaluar tregojnë se shifra e eksporteve mund të ketë arritur në 2 miliardë dollarë.

Lexo edhe:

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

Serbia ka një industri të trashëguar armatimesh që nga koha e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, mbetjet e saj u përqëndruan veçanërisht në dy vende; Serbi dhe Bosnje. Të dy këto vende aktualisht përbëjnë 90 për qind të eksportit të armëve nga Ballkani Perëndimor dhe shesin thuajse në të gjithë botën, nga Ukraina në Izrael dhe deri në Afrikë.

Një industri e tërë
Industria e mbrojtjes e Serbisë është më e madhja në Ballkanin Perëndimor. Ajo përbëhet nga rreth 200 kompani, publike dhe private.

Shumica e eksportuesve më të mëdhenj si Krusik, Yugoimport-SDPR, Sloboda, Namenska dhe Zastava janë në pronësi të qeverisë ose në pronësi mikse mes sektorit publik dhe atij privat dhe prodhojnë një gamë të gjerë armësh, duke filluar nga municionet e kalibrit të madh dhe të vogël, mortajat dhe eksplozivët, deri te automjetet e blinduara dhe sistemet e artilerisë.

Prodhuesit e armëve në Serbi po lulëzojnë fuqishëm dhe ekonomia serbe është duke marrë përfitimet e mëdha. Të dhënat zyrtare nga qeveria e Serbisë tregojnë se 13 kompanitë më të mëdha të kësaj industrie punësojnë rreth 20 mijë veta. Në vitin 2023, paga mesatare e këtyre punonjësve ishte rreth 1800 euro në muaj.

Shqipëria vështron
Në vendin tonë, pas 1970-ës u ndërtuan 3 ndërmarrje të prodhimit të armëve, Mjekës të Elbasanit, Gramsh dhe Poliçan, por pas ndërrimit të sistemeve 3 treja u mbyllën.

Në shkurt të vitit të kaluar, gjatë vizitës së presidentit ukrainas Zelenski në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte ardhur koha që Shqipëria të riaktivizonte industrinë e prodhimit të armëve.

Kjo deklaratë u pasua nga njoftimet e ministrisë së mbrojtjes së Shqipëria do të vërë në punë fabrikat e armëve. “Në aspektin ekonomik është një industri që siguron të ardhura, por edhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse sidomos në këto kohë ku paqja dhe stabiliteti janë në kërcënim,” deklaroi ministri i atëhershëm i mbrojtjes Niko Peleshi.

Në maj, po të vitit të kaluar, qeveria kaloi në veprim duke miratuar ligjin që i hapte rrugë krijimit të një shoqërië publike që do të kishte funksion prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve dhe pjesëve të armëve, përfshirë armët ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjet ushtarake dhe çdo aktivitet të lidhur më këtë veprimtari.

Sipas ligjit, Kayo do të hyjë në bashkëpunim dhe ortakëri me shoëri private për të filluar prodhimin e armëve dhe municioneve luftarake në vend. Kompania u regjistrua në tetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në krye të saj u vendos ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu.

Shoqerisë publike i është dhënë e drejta të përzgjedhë propozimet e privatëve, por deri më tani nuk ka finalizuar asnjë prej tyre, ndërkohë që fqinjët fitojnë miliarda. Ndërkohë industria e armëve pritet të mbetet fitimprurëse edhe për vitet në vijim, teksa tensionet gjeopolitike globale po shtyjnë fuqitë e mëdha të riarmatosen.

Veçanërisht Bashkimi Europian, pritet të investojë qindra miliardë euro për riarmatim, zhvillime këto që krijojnë shanse të arta për vendet fqinje. Por me sa duket edhe këtë herë, Shqipëria do të jetë sërish një hap mbrapa për të pëfituar. Ashtu si gjithmonë./ Kapitali.al

Etiketa: ardi veliuArmeeksportmonicionerajoniserbiaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

15:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
BOTA

Energjia dhe turizmi, më të cenueshmet në Ballkan nga kriza në Lindjen e Mesme

19:33 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

17:43 : 26/06/2025
Para

Me shpresën për të ringjallur mamuthin, shkencëtarët krijojnë miun leshator

TË GJITHA

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

18:33 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com